Po të kishte Kosova prokuror që e mbron ligjin, Shpend Ahmeti dhe mafia e ndërtimeve kaherë do të përfundonin në burg!

Po të kishte Kosova prokuror që e mbron ligjin, Shpend Ahmeti dhe mafia e  ndërtimeve kaherë do të përfundonin në burg!
Po të kishte Kosova prokuror që e mbron ligjin, Shpend Ahmeti dhe mafia e  ndërtimeve kaherë do të përfundonin në burg!

Naim Miftari

  • 05 September 2021 - 16:30

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari

 E kam cek edhe ma herët se mandati i kryetarit te komunës te Prishtinës Shpend Ahmetit është mandat i vjedhur dhe është mandat i ndihmuar direkt nga mafia ndërtimore në Prishtinë me rrethin dhe te partitë tani opozitare që gjatë  20 viteve të pushtetit korrupsionin e krimin e kanë pasur virtyt . Denoncimi i LVV për një aferë  ndërtimore është i mirë dhe shume i qëlluar,  edhe pse LVV-ja e  bart edhe vetë përgjegjësinë pasi Shpend Ahmeti është ardhur në pushtet duke e përdor LVV-në si trampolinë për, dhe për t’i hapur mundësi vetes dhe disa bashkëpunëtorëve të tij për ta shfrytëzuar pushtetin zhvates për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve të Komunës së Prishtinës.

 

-Se kush është Shpend Ahmeti është parë që nga koha kur ky kishte shkuar privatisht për të pirë një Coca Cola zero te sekseri dhe Oligarku mafioz i Hashim Thaçit dhe kupolës politike të korruptuar të Kosovës,  te DEVOLLET,  firmë kjo puro krimo-politike e mafies politike në Kosovë.  Afera e re 200 milionëshe është vetëm afera e fundit, shfrytëzimi i trenit të fundit për korrupsion pasi Shpendi e din mirë se kurrë më në jetë nuk do të jetë kryetar i askujt,  ndoshta as i shtëpisë së vetë.

Është koha që  me këto gjëra duhet me u marr MENJEHERE prokuroria speciale dhe gjyqësia kosovare, por pasi mjerisht në Kosovë gjyqësia dhe prokuroria janë të kapura nga vet krimi dhe janë vetëm sekser e kukulla të ndërtuara  nga ish pushtetarët e korruptuar, andaj nuk po veprohet ngase prokuroria nga zyrat e veta po ua ben avokatine dhe mbrojtjen e tyre, por po duhet që  me këto tema të merret shtypi, gazetarët dhe publiku gjitheqytetare.

Po të kishte Kosova edhe vetem NJE prokuror që e mbron ligjin dhe shtetin dhe vepron ligjshem nga zyrat e shtetit , Shpend Ahmeti me shumë shokë tjerë nga mafia e ndërtimit dhe ata të  asfaltit,  qysh vite më herët do të hetoheshin e gjykoheshin  për korrupsion, dhe krim te organizuar e mirestrukturuar dhe nuk do të  vinte fare puna te ky 200 milionëshi aktual për të cilin po akuzohet ai tani.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".