Deri kur Shqiptarët me Driton Abazoviça.?!

Deri kur Shqiptarët me Driton Abazoviça.?!
Deri kur Shqiptarët me Driton Abazoviça.?!

Ismail Muçiqi

  • 06 September 2021 - 09:39

Aktualitet politikë.

Në momentet më të rëndësishme të rrjedhave të historisë të popullit Shqiptarë, kanë dalur figura të sojit të këtij Driton Abozovicin. Në kohën kur Mali i Zi ka zgjedhur rrugën e demokratizimit të shoqërisë Malazeze duke u anëtarësuar në aleancën veri atlantike të NATO-së dhe duke pretenduar të integrohet në Bashkimin Evropian politika hegjemoniste në Beograd përmes Kishës Ortodokse serbe i ka futur duart thellë në destabilizimin dhe rrënimin e vlerave dhe ideve progresive kundër politikës të Presidentit Malazez Milo Gjukanoviq.

Kësaj politike destruktive të Beogradit i ndihmoj edhe Shqiptari Malazez Driton Abazovic i cili u bashkua me partitë dhe forcat ultra nacionaliste serbe të cilat për fat  të keq në zgjedhjet e fundit arritën të marrin pushtetin në Mal të Zi. Ky Driton Abazovici ishte determinues për koalicionin qeverisës në krye me Kryeministrit pro serbë Driton Abazovic. Pozicioni i këtij Driton Abazovicit po i sjellë dëme të pa parashikueshme stabilitetit të Malit të Zi dhe të rajonit në përgjithësi.

Ky far ciceroni “i politikës pro serbe” u pa sot në mesin e klerikëve Ortodokse serb me rastin e shugurimit në manastirin metropolitan të joanikijes në Cetinje. Në këtë manifestim puro politikë i përkrahur nga politika serbe në Beograd në mes tjerash u dëgjuan edhe fjalime dhe këngë nacionaliste nga vet suita krishtare Ortodokse.. Kur ushtria të kthehet në Kosovë?.

Pa dyshim se ky projekt për futjen nën kontroll të Malit të Zi ka filluar edhe më herët i organizuar nga Kisha serbe në Beograd, dhe i përkrahur në heshtje nga Qeveria serbe në krye me Aleksander Vuqiqin. Shqiptarët e Kosovës dhe gjithandej ku jetojnë janë mirënjohës ndaj Presidentit Millo Gjukanoviq dhe ish Qeverisë së ti i cili në një situatë shumë delikate pa hezituar fare e pranojë Republikën e Kosovës Shtet Sovran dhe Demokratikë.

Gjukanoviqi në vazhdimësi është deklaruar dhe ka punuar në favor të Shtetit të Kosovës duke ndërtuar mardhënje shumë miqësore bilateriale ndërmjet dy shteteve. Mjerisht ishte ai Driton Abazovici i cili ja ktheu shpinën Gjukanoviqit duke e pamundësuar formimin e Qeverisë pro Malazeze. Rreshtimi i këtij “pro Shqiptari” me koalicionin e partive pro serbe në Parlamentin e Malit të Zi në kohë kur Shqiptarët po luftojnë për identitet nuk është asgjë tjetër përveç se veprim me vetëdije kundër interesave Shqiptare.

Ngjarjet në Mal të Zi ku Kisha Ortodokse serbe po e menaxhon politikën për serbin e madhe ndjellin urrejtje dhe e rrezikojnë sigurinë jo vetëm në Mal të zi por edhe sigurinë e Ballkanit dhe me gjerë. Sjelljet dhe veprimet si dhe rroli i cicëronit “politikë” Driton Abazoviqit ma kujtojnë kohën dhe periudhën e ish liderit komunistë Rrahmon Morinës dhe bashkë punëtoreve të tij.

Ajo kohë ishte periudha më e errët kur disa individ të cilët erdhën në krye të politikës së Kosovës ju bashkuan projektit famëkeq të Slobodan Millosheviqit për suprimimin e autonomisë së Kosovës, që më në fund Shqiptarët nuk u pajtuan dhe shpërthejë lufta për liri dhe pavarësi deri tek Shteti Sovran i Kosovës.  Në fund duhet theksuar se Shqiptarët në Mal të Zi duhet sa më parë të distancohen nga politika e Abazoviqit dhe Abazoviqave tjerë të cilët punojnë kundër interesave  tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"