Së fundi, edhe në Cetinë HIPI Serbia e Madhe e Vuçiqit !

Së fundi, edhe në Cetinë HIPI Serbia e Madhe e Vuçiqit !
Së fundi, edhe në Cetinë HIPI Serbia e Madhe e Vuçiqit !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 06 September 2021 - 09:44

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Dimitrije Tucoviq: “Srbijo, kuda ces s njima i gde ces se zaustaviti ?”   

Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjet vetëm Amerika dhe NATO-ja me vendosjen e trupave të NATO-s në tërë territorin e Malit të Zi për ta mbrojtur nga invadimi serbo-rus, i cili e kërcënon nga Beogradi dhe nga Moska, të cilat po synojnë ta kthejnë nën sferën e interesit të protektoratit ruso-serb, ashtu siç ndodhi me Krimenë nga pushtimi i Rusisë.

Pra, nëse Amerika, NATO-ja dhe BE-ja urgjentisht nuk e parandalojnë ndërhyrjen e vazhdueshme dhe intensive të Serbisë në çështje të brendshme të Malit të Zi,  së shpejti ky shtet, do të përfundojë në kthetrat kolonizuese dhe fashizuese të Serbisë dhe të Rusisë. Këto shtete fshehurazi dhe haptazi po bashkëpunojnë dhe, po veprojnë, që Malin e Zi ta shkëpusin dhe izolojnë gjeopolitikisht  dhe gjeostrategjikisht nga zona e influencës perëndimore-nga Pakti NATO, nga Amerika dhe nga BE-ja. Për  realizimin e këtij objektivi politiko-strategjik afatgjatë, presidenti shovinist serbomadh Aleksandër Vuçiq me vasalët e tij fashistë serbomëdhenj instrumentalizuan  kreun e Kishës Ortodokse Serbe, që më datën 5 shtator 2021, ta shuguronin mitropolitin Joakinije në Manastirin e Cetinës në Mal të Zi. Mirëpo, ipso facto, sheshit  zhvillimi i kësaj ceremonie religjioze kishte karakter të një “politike të lartë” dhe perfide të  Beogradit zyrtar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në krye, me qëllim të destabilizimit  dhe të shkëputjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Malit të Zi nga Pakti NATO, me qëllim të fundmë të futjes së bazave ushtarake ruse-Flotës Bërthamore të Rusisë në Mal të Zi.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq me të drejtë e denoncoi puçin policor të qeverisë së Zdravko Krivokapiqit dhe të Dritan Abazoviqit kundër popullit malazez dhe kundër shtetit të pavarur dhe sovran të Malit të Zi !

Ai me indinjatët dhe tejet  i dëshpruar, por  me argumente u shpreh se : “Vetëm një njeri pa dinjitet lejoi që të sillej në manastirin e Cetinës në formë desanti me helikopter, duke zbritur në kryeqytetin malazez dhe nën mbrojtjen e jelekëve të plumbtë, dhe në atë mënyrë të turpëronte fronin e Shën  Pjetrit të Cetinës. Ky ishte një fronzim me dhunë, duke përdorur forcën në mënyrë të pashembullt. Vetëm një njeri pa dinjitet do të mund ta bënte një gjë të këtillë. Duke keqpërdorur brutalisht burimet shtetërore, kryesisht ushtrinë dhe policinë, dhe përdorimin krejtësisht të pashembullt të forcës kundër qytetarëve të mbledhur në mënyrë paqësore në kryeqytetin malazez, qeveria malazeze mundësoi kurorëzimin e dhunshëm të mitropolitit Joanikie, kundër vullnetit të shumicës dërrmuese të qytetarëve të Cetinës. Kjo është fitore e Pirros e qeverisë, e cila vazhdon t'u shërbejë interesave shtetërore serbomëdha dhe Kishës Ortodokse Serbe si një këngë hit i nacionalizmit serbomadh kundër Malit të Zi. Më parë, mund të thuhet se ky është fundi i respektit që, Kisha Ortodokse Serbe ka gëzuar deri më tani në kryeqytetin malazez dhe në vendin tonë.” (

Mirëpo, presidenti malazez Milo Gjukanoviq nuk duhet të mjaftohet vetëm me këtë kritikë të qëlluar objektive kundër veprimit të fashizmit serbomadh në Mal të Zi, por urgjentisht nevojitet (mbase Mali i Zi është anëtar i NATO-s), të kërkojë nga Amerika dhe nga NATO-ja, që menjëherë, t’i vendosin trupat e tyre ushtarake në tërë territorin e Malit të Zi, që do të shërbojenë si preventivë e çelikt kundër pushtimit nga Srbia dhe nga Rusia, të cilat nuk do të ndalnin vetëm në Mal të Zi, por do të venin edhe në Shqipëri deri në Korçë, ku  do të përforcoheshin me forcat aleatore tradicionale greke për pushtimin e Shqipërisë. Kjo, mund të ndodhë leht, nëse pushtohet Mali i Zi. Kështu, do të realizohej Projekti i Aleancës Serbo-Greke i vitit  1997, kur me “bekimin” dhe me mbështetjen e saj, shpërtheu puçi i “bandave  rebele”, të cilat e patën  djegur dhe shkretuar Shqipërinë më keq e më brutalisht sesa fashizmi italiano-gjerman më 1939-1945.  E, ajo çfarë është më absurdja, sot e kësaj dite (1997-2021) opinioni gjerë publik shqiptar ende nuk ka njohuri për këtë ndërhyrje brutale të politikës dhe të agjenturave serbo-greke, të cilat Shqipërinë e çuan në anarki dhe në kaos, si dhe shkaktuan vllavrasjen mes shqiptarëve. Kjo ishte merita e politikës, e propagandës dhe e diplomacisë së fshehtë të Beogradit dhe të Athinës, të mbështetura nga aleatët e tyre tradicionalë sllavë.  

***

Presidenti Milo Gjukanoviq dhe Draginja Vuksanoviq Stankoviq, gjithashtu të kërkojnë  shkarkimin imediat të kryeministrit Krivokapiq dhe të nënkryeministrit Dritan Abazoviq !

Për shkak se këta janë fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë për organizimin e agresionit puçist çetniko-fashist serbomadh kundër popullit malazez dhe shtetit të pavarur dhe sovran të  Malit të Zi, më 5 shtator 2021, për shkak të abuzimit të policisë, e cila përdori dhunën dhe forcën kundër protestuesve malazezë, që me të drejtë, në mënyrë të ligjshme dhe demokratike kishin dalë nëpër rrugë sheshe, që të pengonin shugurimin e mitropolitit Joakinie në Manastirin e Cetinës.

Çfarë “liturgjie” politike kënduan popat fashistë në Manastirin e Cetniës ?!

Duhet të përmendim se me  rastin e shugurimit të popit serb Joakinije në Manastirin e Cetniës, më 5 shtator 2021,  popat  e gëzuar dhe të shastisur  serbomëdhenj kënduan këngë fashiste , raciste dhe nacionaliste shoviniste  edhe kundër shqiptarëve, si “ Kad se srpska vojska na Kosovo vrati” (Kur do të kthehet ushtria serbe në Kosovë) dhe “Vrani konji slavne srpske vojske".( Kuajt korba të ushtrisë së famshme serbe) !!!

-Veç këndoni dhe “ndizeni flakë” edhe Malin e Zi, se në Kosovë derisa të ketë shqiptarë, Amerikë dhe NATO, këmbë e ushtarit çetniko-fashist serbomadh nuk ka për të shkelur kurrën e kurrës! Veç këndoni ju, korba të zinj piromanë dhe zjarrvënës të Ballkanit (1878-2021). Në vend se të merreni me kishën, ju merreni me “zejen kryesore” të profesionit të juaj politik dhe propagandistik-me përçarjen e popujve, me urrjetjen, me armiqësinë, me racizmin, me intolerancën, me vrasjen dhe me shfarosjen e shqiptarëve, të kroatëve dhe të myslimanëve boshnjakë. Këtë barbarizëm, fashizëm dhe gjenocid e dëshmuat edhe në vitet ’90 të shekullit XX, kur ia futët flakën dhe zjarrin RSFJ-së së Titos (1945-1980) vetëm për të plaçkitur, për të vrarë dhe për të masakruar kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarë, me qëllim që  t’i RIZGJERONIT kufijtë terrirotiralë të Serbisë së Madhe (1844-1999). Kjo ishte vepra e juaj “fetare” dhe “nacionale” e shtetërore në emër të rremë  të zotit dhe kinse të “mbrojtjes” së RSFJ-së së Titos. Kjo ishte rrena më e rafinuar e popave çetniko-fashistë serbomëdhenj, që së bashku me politikën raciste dhe fashiste të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, i kryen tri (3) gjenocide barbarike kundër kroatëve në Kroaci, kundër myslimanëve boshnjakë në Bosnjës dhe kundër shqiptarëve në Kosovë.

Kisha politike retrograde serbomadhe shpiku edhe një ARMIK më shumë në Ballkan-MALAZEZËT dhe Malin e Zi të pavarur dhe sovran !

Për interesa hegjemoniste, ekonomike dhe gjeopolitike të Serbisë së Madhe (për të dalë në Detin Adriatik  së bashku me Rusinë, ku me këtë projekt synojnë edhe gllabërimin e Shqipërisë) kisha e instrumentalziuar  politike ortodokse serbe veç armiqve shekullorë (kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve), tash ka shpikur edhe një ARMIK  TË RI--MALAZEZËT dhe MALIN E ZI. Këtë e vërtetoi edhe shugurimi i popit Joanikije në Manastirin e Cetinës, më 5 shtator 2021, i cili në mënyrë të dhunshme, duke  përdorur helikopterin dhe policët e qeverisë së Krivokapiqit dhe të Dritan Abazoviqit, ia arriti, që të hynte në Manastriin e Cetinës, edhe pse shumica dërrmuese e malazezëve e kundërshtuan  shugurimin e  tij. Mirëpo, atë e “fronzoi” qeveria proserbe dhe proruse e  tandemit Krivokapiq-Abazoviq., në kundërshtim me të drejtën historike dhe demokratike të sovranit.

Së më sipër, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja nevojitet që sa më parë ta marrin në mbrojtje Malin e Zi, në mënyrë që të MOS “gëlltitë” Rusia, Kina dhe Serbia e Madhe, sepse ajo që ndodhi kinse me shugurimin e Joanikies në Manasitin e Cetinës, më 5 shtator 2021, është agreson direkt politik, propagandistik dhe diplomatik i Serbisë së Madhe të presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kamarilës së tij sunduese çetniko-fashiste.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"