Thirrja luftënxitëse e Kishës serbe, Berisha: Vuçiçi të dërgohet në Hagë

Thirrja luftënxitëse e Kishës serbe, Berisha: Vuçiçi të dërgohet në Hagë
Thirrja luftënxitëse e Kishës serbe, Berisha: Vuçiçi të dërgohet në Hagë

Sali Berisha

  • 06 September 2021 - 13:56

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas incidenteve të ditës së djeshme në Mal të Zi dhe thirrjeve të kreut të ri të kishës, për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë.

Ish-kryeministri Berisha shkruan se, këto thirrje janë të frymëzuara nga Aleksandër Vuçiç, i cili po përdor edhe klikat shqiptare dhe shqiptaro-maqedonase me në krye vasalet e tij Zografi Bis dhe Zoran Zaev.

Berisha kërkon që Vuçiç të dërgohet në Hagë për frymëzimin e gjenocideve.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Ushtria ne Kosove!

Thirrja luftenxitëse e Kishës serbe!

Miq, Kisha Serbe instrument i nacionalizmit të vërber serb me urdher te presidentit të serbomadhise Vuçiç u frynë borive te konfliktit të ri ne Ballkan!

Ajo shfrytezoi dje ceremonine e fronezimit te kreut ri te saj per Malin e Zi epishkopit Joanikije per te bere thirrje me gojen e ketij te fundit per futjen e ushtrise pushtuese serbe ne Kosove dhe ndezjen keshtu te nje konflikti te ri ne Ballkan. Keto thirrje luftenxitese jane deshmi e qarte e politikes se Serbomadhise qe ndjek Aleksander Vuçiç dhe perdorimit nga ana e tij e  te gjitha mjeteve per realizimin e projektit te tij te Serbise se Madhe.

Keto thirrje Vuçiç me zedhenesit e tij te zi qe perdorin librin e shenjte si Kallash i leshon ne nje kohe kur ka rrethuar Kosoven me klika shqiptare dhe shqiptaro-maqedonase me ne krye vasalet e tij Zografi Bis Zaev.

Keto thirrje kushtrim lufte jane jehone e deklaratave te qarqeve ultarnacionaliste serbe te nxitura nga vet Vuçiç se pas Afganistanit radhen e ka Kosova.

Me keto thirrje te Kishes luftedashese serbe Presidenti i serbomadhise Aleksander Vuçiç kerkon te diktoje ne procesin e negociatave ne Bruksel.

Keto thirrje jane kembane e vertet alarmi per shqiptaret ne Kosove dhe kudo qe jane te ngrihen ne nivelin e vetdijes kombetare ndaj rrezikut qe kercenon kombin tone dhe Kosoven nga serbomadhi Vuçić dhe argatet e tij Zografi bis dhe Zoran Zaev.

Me kete rast i bej thirrje NATO-s dhe komunitetit nderkombetar te nisin nje minute e me pare proceduren e dergimit ne gjykaten e Hages te frymezuesit te genocidit serb ne Bosnje dhe Kosove ish Geobelsit te Milloshviçit dhe mekembesit te Sheshelit, Aleksander Vuçiç.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".