Z. Abazoviç lëshoje koalicionin me partitë serbe!

Z. Abazoviç lëshoje koalicionin me partitë serbe!
Z. Abazoviç lëshoje koalicionin me partitë serbe!

Muhamet Kelmendi

  • 06 September 2021 - 16:24

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Veprimet e Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi janë të përgatitura dhe të organizuara drejtpërdrejtë nga Qeveria serbe me kriminelin Vuçiq. Provokimet e bëra në Cetinje kanë për qëllim ngritjen e tensioneve dhe të veprimeve që të vijen te bashkimi i Malit të Zi me shtetin serb. Këto veprime të kryera nga kisha serbe u toleruan dhe u mbrojtën nga Qeveria e Malit të Zi, që edhe z. Abazoviç me partinë "Ura" i takon. Nga ky u pa në takim me krerët ortodoksist serbë në këtë vend dhe kjo e ngriti edhe më shumë pakënaqësinë te masat shqiptare dhe demokratike në Malin e Zi. Veprimet e tilla janë të rrezikshme.

Z. Abazovic e ka harruar prejardhjen dhe tash ka dal tërësisht në anën serbe. Me veprimet e bëra vetëm po e dëmton çështjen dhe zhvillimet demokratike. Mali i Zi është në NATO. Kjo organizatë ushtarake nuk lejon shkatërrimin e Malit të Zi me ripushtimin serb. Ruajtja e pavarësisë nga jashtë është e sanksionuar në aktin e themelimit të NATO-se.

Mbeten dhe konsiderohen veprimet e tashme vetëm përpjekje për të krijuar gjakderdhje të re. Z. Abazoviç duhet të largohet nga kriminelët serbomëdhenjë. Këta nuk i sjellim gjë të mirë Malit të Zi, e shumë më pak për shqiptarët e nënshtruar, sikundër edhe për komunitetet tjera atje. Mali i Zi jeton vetëm me barazi nacionale dhe shoqërore e sociale. Me shtypje dhe me masa tjera denigruese nuk ecet në rrugën e ndërtimit të shtetit. Sa kohë që z. Abazovic qëndron në koalicion është rrezik për Malin e Zi nga serbomëdhenjtë. Këta shfrytëzojnë parti e njerëz për interesa të ngushta shoviniste serbe.

Dhe, nëse tash nuk ikë z. Avazoviç nga koalicioni me serbët, do të merr përgjegjësi pse rrinë në atë koalicion dhe nuk punon për shtet ligjor. Z. Abazovic e dinë mirë se çka dëshirojnë partitë serbe në Mal të Zi! Z.Abazoviç e dinë se Krivokapic po punon nën dirigjimin e Beogradit! Z Abazovië e dinë se cilat të drejta i kanë shqiptarët në Mal të Zi! Z .Abazoviç e dëgjoi edhe  këngën qe u këndua ne manastir nga priftërinjtë serb në prezencën e Kryeministrit të Malit të Zi mbi kthimin ushtarak të Serbisë në Kosovë! Z. Abazoviç pak dhe çka nuk dinë! Pra, pse z. Abazoviç qëndron ne atë koalicion?

Pse nuk lufton për demokraci, shtet ligjor dhe barazi nacionale, ekonomike e shoqërore? Nuk e dinë gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi? Edhe sa duhet të asimilohen edhe ato pak territore shqiptare në këtë shtet? Kanë mbetur vetëm dy komuna! Edhe këto shpejtë me këtë politikë ekonomike e nacionale humbin. Ik z. Abazoviç nga koalicioni me partitë serbe në Mal të Zi! Kthehu në gjirin nga ke dalur! Dikur do të jetë vonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".