Jo Asociacion por tërheqje të kufijve të ri me Serbinë!

Jo Asociacion por tërheqje të kufijve të ri me Serbinë!
Jo Asociacion por tërheqje të kufijve të ri me Serbinë!

Muhamet Kelmendi

  • 09 September 2021 - 12:19

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Çështja e Asociacionit me komunat me shumice serbe në Kosovë nuk është hequr nga tavolina e dialogimit. Deklaratat e ambasadorëve të SHBA dhe të Anglisë për Asociacion, por jo me kompetenca ekzekutive, është pozitive deri në një shkallë. Mirëpo duhet thënë se në çfarëdo forme që organizohet Asociacioni serb ai i bënë bazat e një shteti të ardhshëm serb, sepse me atë epet mundësia e vetë organizimit dhe deri në shpalljen e shtetit serb.

Në Asociacion duhet domosdo të futet reciprociteti. Me këtë kërkohet qartë që edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës të kenë Asociacion edhe në Sanxhak të vendoset Autonomia për atë vend. Këto dy çështje shkojnë bashkë me Asociacionin serb në Kosovë. Kurrsesi nuk duhet të ndahen me veprim njëra nga tjetra. Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, vetë organizimi i Asociacionit serb është në kundërshtim me Kushtetutën.

Nuk lejohet në shtete unitar dhe dyshkallësh subjekte që e dëmtojnë atë formë të organizimit të pushtetit. Dyshkallshmëria është e domosdoshme për shtetet e tilla. Çdo veprim a organizim që shpie në nivele tjera të pushtetit është i dëmshëm dhe shkatërrimtar për shtet. Në fakt unë dua këtu edhe një herë të kërkoj që të mendohet për vijën e re kufitare me shtetin serb. Kosovës i duhet Ujmani, Mitrovica dhe Trepça, në kuadër të asaj ane. Natyrisht se këtu vije tërësisht Lugina e Preshevës si vend për tërheqje të kufijve. Brenda vendit asnjë ex-territorialitet nuk duhet lejuar.

Çdo objekt që mendohet të ruhet është NATO dhe vetëm këtij subjekti duhet dhënë kompetenca. Një formë e tillë e tërheqjes së kufijve ndërton përfundimisht një bazë të mirë. Kosova është e tillë vetëm si e tillë dhe fiton kështu të drejtën e bashkimit të saj me Shqipërinë jo në union, por maksimalisht në Federatën Shqiptare të shtetit si formë e shtetit. Kjo është një formë e domosdoshme që Qeveria, partitë politike, Kuvendi, çdo subjekt në Kosovë duhet ta mendon dhe urgjentisht të vendoset për veprim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".