Kosova është viktimë e luftës së pa barabartë nga agresori serb dhe nuk ka çka të fshehë duke e ftuar zotin Lajçak për ti vizituar dhe hulumtuar  arkivat e Kosovës!

Kosova është viktimë e luftës së pa barabartë nga agresori serb dhe nuk ka çka të fshehë duke e ftuar zotin Lajçak për ti vizituar dhe hulumtuar  arkivat e Kosovës!
Kosova është viktimë e luftës së pa barabartë nga agresori serb dhe nuk ka çka të fshehë duke e ftuar zotin Lajçak për ti vizituar dhe hulumtuar  arkivat e Kosovës!

Dr. Hysni Aliu

  • 10 September 2021 - 11:08

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Sulmet totalisht të pabaza që po i bëhen z. Besnik Bislimit, tregojnë për panikun që i ka kapluar ish strukturat e UÇK-së dhe ata që ishin deri dje në pushtet. Sipas mendimit tim, qeveria në krye me Albin Kurtin, është duke bërë një punë të mrekullueshme në raport me bisedimet Kosovë Serbi në Bruksel. Për herë të parë në ato bisedime, po ndjehemi njerëz me kuptimin e plotë të fjalës, po jemi vetvetja dhe me përgatitjen e profesionalizmin që po tregojmë si shtet , jua kemi dridhur dheun ndër këmbë shumë armiqve të Kosovës. Politika e Kosovës që po udhëhiqet në Bruksel për mua e ka notën 10.

I uroj të gjithë ato mendje të ndritura, intelektual ta palodhshëm që po na e ndritin fytyrën e cila ishte e përbaltur  nga ata që na udhëhoqën robërisht deri dje. 

Sa i përket deklaratës së z. Besnik Bislimi, unë mendoj që ajo deklarate solli në pah një fakt : se sa e vështirë është për përfaqësuesit e Kosovës të flasin për UÇK-në duke e ditur paraprakisht se çfarë presioni të çmendur i nënshtrohet secili që i merr në gojë në një mënyre apo tjetër.  Deklarata e z. Bislimi se ”delegacioni i Serbisë theksoi që janë dakord që të hapen të gjitha arkivat ,  që sipas tyre nënkupton që të hapen arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK- në dhe sipas Bislimit kjo është e dobishme për ne sepse shumica e të zhdukurve janë atje në varrezat masive”  kjo deklaratë e Bislimit tregon një të vërtetë, që ai nuk po dëshiron ta merr përgjegjësinë direkt për hapjen e arkivave të Kosovës që lidhen me UÇK- në, por disi e trajton si një fakt të kryer hapjen e këtyre arkivave, sepse nëse Serbia hap arkivat e veta, atëherë edhe Kosova duhet  domosdoshmërish të hapë te vetat. 

Zoti Bislimi, po të mos ishte frikësuar ,  do të duhej të thoshte:  Serbia pranoj që të hap arkivat e veta për të zhdukurit, me kushtin që edhe Kosove të hapë arkivat e UÇK së, dhe ne ishim të mendimit se Kosova nuk ka çka të fshehë dhe do ta bëjmë të njëjtën gjë, duke e ftuar zotin Lajçak të vizitoj arkivin e Kosovës. 

Unë personalisht besoj që, të zhdukurit me dhunë duhet të gjinden, edhe duke i shfrytëzuar arkivat e dy shteteve. Pa marr parasysh  që ju kemi  nënshtruar një gjenocidi të papare, çdo familje, pa marre parasysh a është shqiptare apo Serbe, ka të drejtë ta din ku janë eshtrat e më të dashurve të tyre, së këndejmi bashkëpunimi në këtë temë është i domosdoshëm, dhe ndërlidhet me pjesën humane. 

Një gjë duhet të kërkohet nga BE ja dhe z. Lajçak, që këto të gjetura, mos ti shfrytëzoj asnjëra palë për poenë politike në fushat diplomatike apo për ta sulmuar tjetrin politikisht. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".