Vjeshtë e nxehtë për gjyqtar dhe prokuror të korruptuar!

Vjeshtë e nxehtë për gjyqtar dhe prokuror të korruptuar!
Vjeshtë e nxehtë për gjyqtar dhe prokuror të korruptuar!

Dardan Grapci

  • 10 September 2021 - 18:14

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci


Qeveria Kurti dhe Ministria e Drejtësisë duhet të jenë shumë të Kujdesshëm dhe aktiv, në mënyrë që të mos e dështojnë afatin kohor të premtuar për Ligjin Vetting, që është vjeshta e këtij viti, për finalizim dhe miratim në Kuvend. Pra, nëse realizohet ky zotim, do të kemi  edhe një vjeshtë të  nxehtë pune në Kuvendin e Kosovës  për ta filluar përfundimisht reformën e thellë ligjore në fushën e sundimit të Ligjit.


Fillimi i sesionit vjeshtor të punës se Kuvendit dhe vazhdimi  në tre muajt e parë, para fundit të vitit, duhet të jetë i fokusuar me prioritet që  të nis me ndryshime të rrënjësishme ligjore, ku duhet të prijnë Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Kundërligjshme, me të cilin Ministria e drejtësisë ka shkuar një hap përpara,  dhe ligji VETTING. Janë këto dy ligje testi me  për Qeverinë Kurti në zotimin kundër krimit e korrupsionit, në mënyrë që ta kalon me sukses dhe i njëjti ti shërben argument për ta kërkuar besimin edhe në shumicën e komunave, në zgjedhjet e Tetorit. Kjo agjendë  legjislative me prioritet nuk duhet të devijon, sepse ne jemi dëshmitarë se si në Shqipëri Ligji i VETTING-ut po jep rezultate të vazhdueshme, duke goditur gjyqtarë dhe prokurorë  të cilët nuk po arrijnë ta justifikojnë pasurinë e tyre, dhe si rezultat i kësaj, po u pamundësohet angazhimi në institucionet e drejtësisë, po ju konfiskohet pasuria dhe po  damkosen edhe nga shoqëria, Mbetet çështje  e mekanizmave të drejtësisë nëse edhe do të burgosen apo do të mbetet vetëm konfiskimi i pasurisë së fituar kundërligjshëm ndëshkimi i tyre përfundimtar së bashku me ndalesën e ushtrimit të detyrës  së ligj zbatuesit. Pra është tepër  i domosdoshëm që të fillon ky proces edhe në Kosovës sepse falë kapjes së drejtësie nga krimi i organizuar, nga ndikimet e mafio politikës’ kemi reflektim negativ edhe në zhvillimin e ngecur të vendit,  mungesën e zhvillimit ekonomik, gjendjen e rëndë sociale, gjendjen e rëndë të arsim e shëndetësi, sepse  për sa kohë ka krim të organizuar dhe korrupsion në të gjitha ato fusha, nuk mundë të ketë zhvillim dhe përparim të vendit, e të mos flasim për perspektivë të   lëvizjes së lirë dhe integrimit në BE.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"