Të inkriminuarit për dy dekada në pushtet duan ta mbajnë Kosovën si në kohën e bejlerëve dhe agallarëve!

Të inkriminuarit për dy dekada në pushtet duan ta mbajnë Kosovën si në kohën e bejlerëve dhe agallarëve!
Të inkriminuarit për dy dekada në pushtet duan ta mbajnë Kosovën si në kohën e bejlerëve dhe agallarëve!

Skender Mulliqi

  • 11 September 2021 - 16:08

Shkruan: Analisti-Skënder Mulliqi

 Nëse diçka të “mirë” na ka sjellë Pandemia Globale, është fakti se njeriu më shumë ka pasur kohë me u marrë me veten, duke  lexuar ndonjë libër, duke shikuar më shikuar seriale që kanë kaluar në monotoni, dhe u marrë më fb ,dhe rrjete tjera sociale, të mbushura më shumë gjera negative së sa më gjera pozitive.

Po lexojmë së dikush nga njerëzit tanë të politikës po jetojnë në luks të madh, e po lexojmë dhe shumë po përjetojnë përveç drojës së madhe nga Virusi që përditë po ndryshon forma, duke marrë shumë jetë njerëzish, se mezi janë duke përballur muajin nga kriza ekonomike gjithnjë e më e madhe në Kosovë. 

Na janë shpeshtuar vdekjet nga virusi, na janë shpeshtuar vdekjet nga dhuna në familje si produkt i shfaqjes së pandemisë,  e që po kalon dy vite që kur është paraqitur. Po dyshohet së është prodhim labaratorik ngjashëm më një luftë tjetër të re botërore, e që mund të ketë edhe spekulime në këtë drejtim. Disa po merren me kriminalitet të llojeve të ndryshme , më mashtrime dhe më forma tjera antiligjore, deri të vrasjet. Natyrisht së veprimet e mbrapshta bien ndesh më ligjin.

Kur bëhet fjalë për jetën politike , ajo nuk po është shumë inspiruese, nuk është kreative dhe as dobiprurëse për qytetarët e lodhur më problemet e jetës.  Shumë vite jetuam më regjime sadiste autokratike .Realiteti shoqëror dhe politike nuk po shkon konform interesave shtetërore dhe nacionale. Kështu ishte deri më tash. Natyrisht së nga pushteti i ri pritët më shumë në të gjitha sferat e jetës dhe të punës.  Duhet pranuar edhe faktin së po jetojmë më mirë se sa që po ja bëjmë hyzmetin punës. Është absurde të pritet që dikush tjetër të na zgjidhë problemet  tona. 

Por, edhe nuk pranohet e dhëna së disa nga njerëzit e politikës dhe të biznesit kanë bërë aq shumë pasuri së nuk ka kush e as institucion përkatës që mund t’ju numëron pasurinë. Kosova po thuaj së është kthyer në sistemin e agallarëve dhe bejlerëve të para shumë dekadave.  Ka ardhur koha që zingjirin e korrupsionit të lartë , që ka bërë pasurimin e shumë njerëzve pa mund ta shkëpusim. Punët jo morale e kanë pru në derexhe të keqe Kosovën.

Mjaftë është aktruar në politikë ,si në film, më jetën e njeriut tonë. Nuk ju bëhet hallall shumë intelektualëve të cilët po rrinë indiferent karshi zhvillimeve shoqërore dhe politike në Kosovë.  Po bëhen sikur po jetojnë krejtësisht në një shtet normal, e që në fakt nuk është ashtu. Po heshtin edhe njerëzit e kulturës dhe të artit., duke e mundësuar dominimin e anti  vlerave , e që nuk justifikohet. Pasojat e një heshtjeje të tillë për një kohë të gjatë po shihen në të gjitha sferat e jetës. Gjithkah dhe gjithkund po rrethohemi , më urrejtje , vrerë , frustrim, e nga këto duhet të lirohemi nëse ja duam të mirën vetit dhe shtetit të Kosovës. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".