Bashkimi Evropian duhet ta pranon të vërteten për gjenocidin serbomadh në Kosovë!

Bashkimi Evropian duhet ta pranon të vërteten për gjenocidin serbomadh në Kosovë!
Bashkimi Evropian duhet ta pranon të vërteten për gjenocidin serbomadh në Kosovë!

Muhamet Kelmendi

  • 13 September 2021 - 10:29

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në kuadër te dialogut me shtetin serb,  të udhëhequr nga BE, ka kohë që dialogu ka ngecur.  Çështja e përgatitur nga tandemi Borel-Lajcak nuk po shkon në drejtimin që dëshirojnë. Natyrisht se kërkesat e Kosovës janë të drejta. Nuk mund të bëhet Kosova objekt i ndarjes dhe i copëtimit, siç dëshiron Serbia dhe Lajcak e Borel, që po e preferojnë.

Kjo nuk shkon. Dialog për dhunë e terror, për gjenocid e për dëmshpërblim nuk ka. Ajo kërkon përgjegjësi të drejtpërdrejt të shtetit serb. Serbia është shkaktare dhe ekzekutuese e tërë gjenocidit mbi shqiptarët dhe Serbia duhet juridikisht të përgjigjet.  Në çështjet tjera kërkohet të vendoset reciprociteti midis Kosovës dhe Serbisë në çdo fushë.

Nuk ka bazë juridike Asociacioni serb në Kosovë, ndërsa shqiptarët në Serbi, nga Lugina e Preshevës ndiqen dhe komunat shqiptare po serbizohen. Kjo nuk shkon. Këtu duhet reciprocitet. Reciprocitet kërkohet edhe në çështjet tjera bilaterale me Serbinë. Asgjë nuk shkon njëanshëm. Serbia duhet te këtë të qartë. E mbi të gjitha Lajcak e Borel, si dhe BE duhet të kuptojnë se nuk ka dialog të njëanshëm. Dhuna gjenocidi ale kërkon përgjegjësi penale. BE këtë duhet bërë sepse këtu nuk ka kompromis.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".