Dekriminalizimi i politikës nga “komandantët rraha gjokës çlirimtar”, çelësi i instalimit të shtetit të së drejtës

Dekriminalizimi i politikës nga “komandantët rraha gjokës çlirimtar”, çelësi i instalimit të shtetit të së drejtës

Hajrullah Tërnava

  • 15 September 2021 - 06:41

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Deri më tani, me sjelljet vagabondë të “komandantëve çlirimtar” dhe rrahaxhoksave që e kanë “çlirua Kosovën”, të rinjve të vendit ju ka humbur shpresa dhe dëshira për të jetuar në këtë vend, në Kosovë, dhe të gjithë ditë e përditë po i gjejnë mënyrat e largimit nga Kosova, për të jetuar diku në ndonjë shtet të BE-së apo në Amerikë.

Situata kriminale e krijuar në trojet shqiptare, tani po e kërkon mundësin që të pastrohet nga ata njerëz që një kohë të gjatë ishin në krye të qeverisjeve të trojeve shqiptare, sikur që është fjala për Shqipërinë, Kosovën apo Maqedoninë, sepse njerëzit që me vite të tëra i qeverisen këto vende, në plan të parë e kishin pasurimin e skajshëm të tyre, por se kishin parasysh se me këtë do t’ia arrijnë edhe një qëllimi tjetër që popullata nga zhgënjimi që do ta përjetojnë do të tentojnë edhe të ikin nga vendlindja e tyre për një jetesë më të mirë diku tjetër, gjë që edhe ia arritën këtij qëllimi, prandaj s’është për tu befasuar kur tani mu këto shtete janë më të izoluarat në Evropë, e pse mos të themi edhe në botë.

Duke e pasur tani të qartë infiltrimin e thellë të krimit në politiken gjithëkombëtarë shqiptare, duke e parë këtë situatë të qartë se në çfarë situate po gjendet populli shqiptar, po bëhet gjithnjë e më e domosdoshme ndërhyrja e një dorë të fortë ndërkombëtare për dekriminalizimin e politikës Kosovare ngjashëm sikur që ka ndodhur dhe po ndodhë në Shqipëri, rasti me ish kryeministrin Sali Berisha, i cili pas futjes në listë të zezë nga SHBA-të, dhe ndalesës për të udhëtuar në SHBA, së fundi u largua, përjashtua edhe nga grupi parlamentar i PD-s, parti në krye të së cilës ishte për vite të tëra dhe me pozitë të drejtuesit të shtetit.

Prandaj rasti Berisha, sado që mundë të jetë i pa drejtë dhe i orkestruar nga grupet e krimit të organizuar të mafies së politike në Shqipëri, është një mesazh i qartë edhe për institucionet e Kosovës, që të mos hezitojnë por ta bëjnë krahas ligjit Vetting edhe Ligji për Dekriminalizimin e politikës, sepse askush nuk mundë ta mohon faktin se janë këta lider politik Kosovar që deri dje ishin në pushtet, koka të korruptuara në krye të politikës dhe të shtetit, të cilët për vite të tëra e mbajtën pengë shtetin dhe qytetarët, pa zhvillim, pa sundim të ligjit dhe pa lëvizje të lirë në BE, pa liberalizim të vizave pikërisht për shkak të lidhjes së fuqishme me krimin e organizuar, vërejtje serioze e denoncuar dhe theksuar në të gjitha raportet e niveleve të organizatave kredibile vendore e ndërkombëtare.

Tani duhet te jemi koherent me kohen dhe rrjedhat qe po zhvillohen e qe duhet të bëhet urgjentisht edhe Ligji për Dekriminalizim, që të pamundësohet përfshirja e politikanëve të inkriminuar në institucionet e shtetit, për të mos e përjetuar shteti dhe personalitetet politike izolimin dhe ndëshkimin e ngjashëm sikur që po përdoret tani në fqinjësi ndaj ish kreut të shtetit Shqiptar Sali Berisha, i akuzuar direkt nga administrate amerikane për përfshirje në shpërdorim fondesh e krim të organizuar gjatë mandatit të qeverisjes së tij në të kaluar dhe përtej. Ka qenë vetë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili ka thënë se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

Sipas, DASH-it, ish-kryeministri shqiptar, ka përdorur pushtetin e tij për përfitimet dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij. Nëse kjo është e vërtetë për Berishën, po aq të korruptuar dhe inkriminuar janë pothuajse të gjithë liderët politik të Kosovës që qeverisën për këto dy dekada, duke filluar nga shpërdorimi i fondeve të luftës e deri tek procesi i privatizimit, të tokave kooperativave bujqësore të sistemit të kaluar, dhe montimet dhe planifikimin e kalimit te autostradave nëpër ato toka të “fortëve të shtetit” që i përfituan mbas luftës, të autostradave që u ndërtuan pas lufte e në tërë territoret e Kosovës dhe keqpërdorimeve të ndryshme të “ Tokave”. Të fortit dhe të mëdhenjtë e politikës janë bërë multimilionerë nga lidhjet me krimin, gjë që po zbulohen tani dhe po dokumentohet me fakte të pamohueshme e të pa diskutueshme, ditë e për ditë, e që populli tani mirë po e dinë për kë po bëhet fjalë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".