Rruga Tetovë-Prizren nuk i zgjidhë problemet e shqiptarve në Maqedoninë e Veriut!

Rruga Tetovë-Prizren nuk i zgjidhë problemet e shqiptarve në Maqedoninë e Veriut!
Rruga Tetovë-Prizren nuk i zgjidhë problemet e shqiptarve në Maqedoninë e Veriut!

Muhamet Kelmendi

  • 17 September 2021 - 08:18

Shkruan ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kontaktet dhe bisedimet nderqeveritare jane te mirepritura. Ato duhet te shpeshtohen dhe te thellohen ne shume fusha.

Mirepo, fusha kryesore, qe mendohet qe i rregullon raportet eshte zgjidhja perfundimtare e pozites se shqiptareve ne Maqedonin e Veriut.

Shqiptaret atje ende nuk jane te barabarte me maqedonet. Nuk ka barazi me perdorimin e gjuhes, ne punesim, sidomos ne polici dhe ne ushtri e ne shume institucione tjera.

Mungon barazia edhe ne te drejten juridike te punes se gjykatave.

Te gjithe i dine rastet qe kane ndodhur ne kete shtet me shqiptaret. Atje kemi me qindra shqiptare te burgosur pa te drejte dhe ne kundershtim me ligjet ne fuqi.

Kerkohet qe te zbardhet ne teresi rasti i Kumanoves.
Denimet jane drakoniane dhe nuk dihen fare shkaqet si ka ndodhur rasti i Kumanoves apo kush i futi ne konflikt?

Ka teori te shumeta konspiratine!

Ato denime duhet te hiqen dhe te lirohen te denuarit pa faje.

Nje fushe tjeter diskriminuese eshte pozita e shqiptareve ne ushtri dhe investimet e bera.

Shqiptaret e papunesuar shkojne deri ne 40%. Investimet ne viset shqiptare jane qesharake.

Merren me qindra milion tatime e taksa nga shqiptaret e ne komunat shqiptare pothuajese fare nuk investohet.
Kane mbetur shume prapa.

Ne kontek te kesaj, marreveshjet e nenshkruara jane farse dhe nuk premtojne raporte te mira mudis dy kombeve tona.

Natyrisht se rruga paraqet nje afrim te Tetoves me Prizerenin dhe shkurtohen keshtu per keto dy ane kilometrat e gjata.

Kjo eshte pozitive.

Mirepo, mbesin ceshtjet e theksuara. Ato nuk jane diskutuar dhe do te mbesin mbi koka tona cdo here.
Shqiptaret kerkojne drejtesi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".