Krye mafiozët dhe sistemi i kapur i drejtësisë do të goditen shpejtë nga ligji VETTING

Krye mafiozët dhe sistemi i kapur i drejtësisë do të goditen shpejtë nga ligji VETTING
Krye mafiozët dhe sistemi i kapur i drejtësisë do të goditen shpejtë nga ligji VETTING

Dardan Grapci

  • 18 September 2021 - 08:55

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Opozita mund të bëjnë çka te duan, por asnjë person apo parti politike nuk do të mund ta pengoj apo anuloj miratimin e ligjit Vetting. Qeveria Kurti dhe Ministria e Drejtësisë sado që të jenë në sy të popullit si shkaktare të shumë problemeve që po ndodhin në vend, duhet ta pranojmë që Qeveria Kurti 2 është duke iu përmbajtur premtimeve që i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore.

Deri më tash, Kosovës i ka kushtuar shumë shtrenjtë mos funksionimi i shtetit të së drejtës, ndikimi i politikës në drejtësi dhe kapja e këtij sistemi nga ndikimi i liderëve kryesor politik, që ne i njohim si të fortit e politikës. Prandaj fajin kryesor për liberalizim te vizave e kanë ish-pushtetarët e Kosovës siç janë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, etj. Këta ishin, janë edhe shumë të tjerë, që edhe liberalizimi i vizave të anashkalohet dhe të fillohet të behën edhe pazare me Tokën e Kosovës. Unë kërkojë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë qe sa me shpejte te miratohet ligji i Vetting-ut, dhe te fillohet me arrestimin e peshqve te mëdhenj. Pa e bërë ligjin Vetting është e kotë të flitet e të mashtrohet opinioni publik kinse po bëhen përpjekje për luftimin e krimit të organizuar dhe të grupeve mafioze që bashkëveprojnë me politikën të, mbrojtur tërthorazi nga drejtësia e inkriminuar dhe po ashtu e kontrolluar nga mafi politika.

Ne jemi mësuar shpesh të dëgjojmë kur thuhet se mafia nuk ekziston, së është në shkatërrim e sipër, se mafia është një struktura kriminale kaherë mundur, e zhdukur, por kjo është vetëm retorikë mashtruese e një analize naive, ose është në interes të ndonjë pale të fuqishme kriminale të thuhet se mafia mafia është në zhdukje e sipër dhe nuk ekziston. Mafia e tanishme nuk është gjë tjetër veç se një mishërim I politikës, drejtësisë dhe krimit të organizuar që veprojnë si një tërësi, prandaj kërkohet me urgjencë bërja e Vettingut dhe goditja kundër këtij grupo modern të krimit të organizuar. Mafia modern është e instaluar në vetë institucionet e shtetit, në drejtësi, siguri dhe në politikë dhe përbënë strumbullarin e ndërmjetësimit për realizimin e interesave të ndërsjella të grupeve të bashkuara në një tërësi kriminale duke mos rënë fare në sy. Kryemafiozët e kanë kuptuar se duhet ta kontrollojnë dhunën, duke bashkëjetuar dhe bashkëvepruar mjeshtërisht me politikën dhe shtyllat kryesore të shtetit të zaptuar nga krimo politika në nivelin ekomomik, social dhe politik, sepse strategjia e mos rënies në sy të grupeve mafioze I shërben rritjes së biznesit të tyre kriminal që është në përputhje interesash të përbashkëta të rrjetit vepruar.

Vetëm duke e miratuar dhe zbatuar pa vonesë ligjin Vetting do të prishet bashkëjetesa e deritashme e garantuar dhe e pa trazuar, si një marrëdhënie e ‘’bashkëjetesës paqësore’’ me mbajtësit e pushtetit, të cilët gjenden gati automatikisht pa probleme për sa i përket rendit publik dhe sigurisë, dhe përmbushin pritet e mafiozëve në fusha të ndryshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".