Ja pse deklaron Lulzim Basha se nuk ka kthim pas!
Skender Kapiti
Shkruan: Skënder Sadri KAPITI
Duhet më shumë që të sqarohen dhe të mësojnë edhe disa nga ata të cilët janë larg e jashtë vëndit dhe që nuk e prekin dhe as nuk e njohin mirë realitetin dhe as burimin dhe as shkaqet e keqrrjedhjes dhe keqzhvillimet e ngjarjeve në Shqipëri, qe nuk i njohin mirë as faktorët, as aktorët e as autorët e tyre, të cilët janë shkaktarët e prapambetjes zhvillimore, demokratike, ligjore dhe integruese të Shqipërisë.
Ja pse deklaron Lulzim Basha se nuk ka kthim prapa. Lukzim Basha deklarohet se nuk ka kthim pas: “…Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas!”, tha ai.
Kjo deklaratë e tij është në përputhje të plotë me atë se cfarë ka shkruar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë :
“30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat? E ardhmja apo e shkuara? Le të shikojmë drejt së ardhmes. Amerika dhe Shqipëria do të bëjnë së bashku," shkruan ambasadorja amerikane.
Duhet më shumë që të sqarohen dhe të mësojnë edhe ata të cilët janë larg e jashtë vëndit dhe që nuk e prekin dhe as nuk e njohin mirë realitetin dhe as burimin dhe as shkaqet e keqrrjedhjes dhe keqzhvillimet e ngjarjeve në Shqipëri, nuk njohin mirë as faktorët, as aktorët e as autorët e tyre.
Pra, Basha thotë se nuk ka kthim pas,pra nuk ka bllokim e as ngecje, kërkohet ndryshimi dhe shkuarja drejt të ardhmes, dhe se Amerika dhe Shqipëria do ecin përparë drejt së ardhmes së bashku.
Dhe me këto janë të gjithë demokratët së pari ashtu si dhe të gjithë shqiptarët. Partia Demokratike që nga themelimi i saj ka qenë dhe vazhdon të jetë aleate e SHBA-ve.
Partinë Demokratike e mbështetën fuqishëm SHBA-të në vitet e rënies dhe të pas rënies së komunizmit, duke mosnjohur zgjedhjet e vitit 1991 të fituara nga social-komunistët e Partisë Socialiste gjë që mundësoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vitin 1992 ku PD fitoi thelllë.Mirëpo fatkeqësisht Sali Berisha e shndërroi PD-në më pastaj në një parti autokratike,duke e trajtuar atë si pronë të tij personale. Ai shumë shpejt pas 6 pas muajsh pas fitores ne zgjedhjet parlamentare të vitit 1991 Berisha humbi zgjedhjet lokale, dhe në vitin 1994 humbi thellë po Referendumin personal për Kushtetutën. Dhe për këto dy disfata të mëdhe të tij brënda 2 vitesh nuk kishin “faj” SHBA.
Dihet shumë mirë se zgjedhjet e vitit 1996 u bë batërdia me votat pa qenë e nevojshme, pra ato zgjedhje u manipuluan nga Berisha nga frika e humbjes së tyre ashtu si e humbi Referendumin e vitit 1994 dhe për pasojë ato zgjedhje nuk u njohën prej Perendimit.
Shqipëria rrëshqiti në atë kohë në katrahurën katastrofike të vitit 1997, ku shkak për këtë ishin zgjedhjet e vitit 1996 dhe firmat piramidale të cilat i shfrytëzuan socialistët duke organizuar trazirat dhe revoltat e armatosura që cuan në rënien e pushtetit të Berishës.
Këto janë tri disfatat e rënda të Sali Berishës, i cili pavarësisht tyre ai nuk e lëshoi nga kthetrat PD-në.Atëhere doli në skenë Partia Demokratike Reformatore për ta bërë ndryshimin.
Pavarësisht këtyre fakteve Partia Demokratike e drejtuar po nga Berisha pas dëbimit të Eduart Selamit erdhi përsëri në pushtet në vitin 2005, po cuditërisht po me Sali Berishën kryeministër , me këtë dështak të madh, i cili dështoi me keqqeverisjen e tij dhe humbi jashtëzakonisht thellë edhe në vitin 2013, prej korrupsionit të tij dhe të aleatëve të tij gjë për të cilat ai u shpall person “non grata” në SHBA. Me gjithë ngjarjen e rëndë korruptive të Gërdecit dhe me vrasjet e Janarit të 4 protestuesve që protestonin kundër korrupsionit të Ilir Metës aleatit të Berishës në qeverisjen e tij, përsëri SHBA dhe perendimi e toleruan Berishën dhe ai pavarësisht këtyre dy ngjarjeve kulmore korruptive ai mbrojti me fanatizëm korrupsionin e aleatëve të tij, të Fatmir Mediut dhe të Ilir Metës. Këto i dinë të gjithë demokratët të cilët u zhgënjyen shumë nga ishKryeministri Berisha dhe prej të cilave Berisha humbi thellë në zgjedhjet e vitit 2013.
Këto dhe të tjerat i dinë shumë mirë edhe deputetët e sotëm të Partisë Demokratike të cilët sic thotë edhe ambasadorja amerikane tregohen të pasinqertë në lidhje me atë se pse SHBA e shpalli “non grata”Berishën duke u deklaruar me hipokrizi sikur me demek janë “habitur” me këtë deklaratë të SHBA-ve.
Prej SHBA-ve, prej mbështetjes së madhe të saj Shqipëria u bë antare e NATO-s , pasi Shqipëria nuk plotësonte asnjë kriter e nuk përmbushte asnjë kusht antarësimi. SHBA e antarësoi Shqipërinë në NATO për t’i garantuar Shqipërisë sovranitetin dhe sigurinë kombëtare sepse Shqipëria në ato vite vetëm ushtri nuk kishte pasi ajo ishte vetëshpartalluar në vitin 1997 , dhe mjaftonin disa banda që ta destabilizonin Shqipërinë.
SHBA e futi Shqipërinë në NATO edhe për faktin tjetër që ushtria të mos mund të ndërhynte në manipulimin e zgjedhjeve.
Po SHBA-të janë edhe mbështetësi kryesor që Shqipërisë dhe shqiptarëve iu mundësua liberalizimi i vizave.
Pas vitit 2013 PD-ja humbi zgjedhjet vazhdimisht. Kjo pasi PD-ja nuk u shkëput realisht nga Berisha e as nga berishizmi dështak e politik i dalë mode dhe i vjetëuar, pavarësisht se Berisha dukej sikur nuk ishte kryetar PD-së ai kishte ndikim të madh për të bërë shantazh e presion politik mbi PD-në, gjë e cila vertetohet edhe tani me angazhimin e tij kundër SHBA-ve dhe për të rrëzuar Bashën. PD-ja nuk mundi në këto vite të drejtuara nga Basha që ta pastronte PD-në tërësisht nga tentakulat korruptive, spekulante e hipokrite të ishlidershipit dhe të klanit të tij. Kjo ishte dhe një arsyeja kryesore pse perendimi nuk besonte te PD-ja. Duke qenë PD në një gjëndje të tillë Perendimi edhe u bë shurdh e memec përkundër manipulimeve dhe blerjeve të votave nga pushteti i Edi Ramës, pasi Edi Ramën perendimi e shikonte si një të keqe më të vogël se sa Sali Berishën.
Tani me largimin e Sali Berishës nga Grupi parlmentar lideri i saj Lulzim Basha deklaroi me të drejtë se “nuk ka kthim prapa”, gjë që ka brënda saj mesazhin historik, publik dhe ndërkombëtar të tij se Partia Demokratike është me demokracinë dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër vjetërsirës dhe elitës politike të korrupsionit, antidemokracisë dhe të antiligjit. Pra humbësi i madh dhe shkaktari i humbjve historikisht të Partisë Demokratike është Berisha dhe jo Lulzim Basha.
Faktikisht kjo gjë i ka shërbyer shumë politikës së Partisë Socialiste e cila është trashëgimtarja drejtpërsëdrejti e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe që i ka shfrytëzuar këto dobësi e dështime të Berishës, korrupsionin dhe sjelljen e veprimet antiSHBA të tij, dhe prej të cilave PS është në pushtet dy herë nga 8 vite dhe tani ka edhe mandatin e tretë.
Demokratët e Shqipërisë ashtu si të gjithë shqiptarët e dinë të gjithë se SHBA është aleati më i madh i shqiptarëve; e dinë se Partia Demokratike është forca politike më besnike dhe më proamerikane në Shqipëri.
Jemi ne, demokratët ata të cilët kemi vuajtur, burgosur, pushkatuar dhe jemi internuar pse ishim kundërshtarë të regjimit komunist antihuman dhe antiperendimor e antiamerikan.
Në Partinë Demokratike u antarësuan dhe shumica e antarëve të saj janë ata shqiptarë patriotë e antikomunistë të cilët kishin admirimin, shpresën dhe besimin e madh te Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe këtë proamerikanizëm e simpati ndaj SHBA -ve nuk mundet ta lëkund askush, as madje Sali Berisha me shokët e aleatët e tij, as sot kur ai është përjashtuar nga Grupi parlamentar i PD-së. Prandaj dhe Basha thotë me të drejtë se nuk ka kthim prapa.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".