Projekti kriminal i ndryshimit të kufijve sipas planit Thaçi-Vuçiq, një letër e mykur

Projekti kriminal i ndryshimit të kufijve sipas planit Thaçi-Vuçiq, një letër e mykur
Projekti kriminal i ndryshimit të kufijve sipas planit Thaçi-Vuçiq, një letër e mykur

Dardan Grapci

  • 19 September 2021 - 17:20

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Korrigjimi i kufijve të Kosovës është e pa pranueshme, ka qenë e ditur edhe atëherë kur Hashim Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e patën dhënë si ide që një ditë ky projekt anti-shtetëror do të anulohet jo vetëm nga Qeveria e Kosovës dhe Presidenca, por edhe nga ndërkombëtarët.

Mos të harrojmë se në atë kohë kur është folur për korrigjim të kufijve, Angela Merkel pati thënë se nëse ndodhë kjo, mund të ndodhë që të rifillohet edhe njëherë lufta në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku sipas saj kjo nuk do ti konvenonte as Kosovës e as Serbisë, sidomos aleatëve tanë të cilët e kanë ndihmuar Kosovën që të çlirohet dhe zhvillohet ekonomikisht. Në vazhdimin e dialogut me Serbinë duhet të flitet për dëm-shpërblim nga ana e Serbisë karshi Kosovës, për dëmet që ja ka bërë Kosovës Serbia gjatë luftës së fundit, si dhe të flitet për gjetjen e trupave të pagjetur.

Pastaj nëse ka vend dhe kohë, atëherë duhet të flasin për njohje reciproke nga Serbia, vetëm duke përfunduar këto mund të them se konflikti dhe kërcënimet nga Serbia mund të ndalen, si dhe ideja për krijimin e një Republike Serbe do të anulohet. Kosova nuk është Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, prandaj Serbët duhet ta kuptojnë se me idetë e Millosheviqit nuk bënë dhe nuk mundë të ecet përpara në zhvillim dhe integrim në BE, por vetëm duke e pranuar realitetin e Kosovës, dhe vetëm duke bashkëpunuar si dy shtete të pavarura në sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar mund të bëjnë paqe dhe të vazhdohet tutje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".