Fushatë e turpshme, për pushtet nuk po kursehen mënyra dhe metoda të linçimit të kundërshtarëve politikë

Fushatë e turpshme, për pushtet nuk po kursehen mënyra dhe metoda të linçimit të kundërshtarëve politikë
Fushatë e turpshme, për pushtet nuk po kursehen mënyra dhe metoda të linçimit të kundërshtarëve politikë

Skender Mulliqi

  • 20 September 2021 - 14:19

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Sistemi komunist është ndërtuar mbi rrena, mbi luftëra, është ndërtuar mbi konflikte të brendshme dhe të jashtme, konflikte imagjinare në kokat e sundimtareve. Shpërbërja e ish–Jugosllavisë shpërfaqi urrejtjet ndër etnike, urrejtjet fetare deri të urrejtjet racore. Vitet e 90-ta shpërfaqën nacionalizmin primitiv të serbëve të cilët moti i kishin preferuar spastrimet etnike, të cilat spastrime rezultuan më mijëra të vrarë të pa fajshëm. Një kthim i mundshëm i viteve të 90-ta është duke u tentuar të bëhet.

Logjika e sundimit absolut, kanë bërë që të kemi ekonomi të stagnuar, kemi politikë recidiviste, kemi të drejta të kufizuara të lirive dhe të drejtave qytetare. Shumica e njerëzve të politikës janë bërë të dëmshëm për proceset demokratike dhe proceset nëpër të cilin po kalon Kosova. Po na mungojnë kreacionet politike pikërisht së nuk po lirohemi ende nga njëmendësia komuniste e të të menduarit dhe të vepruarit. Prandaj në zgjedhjet e radhës të mos votohen të korruptuarit të cilët ishte dashur të mos figurojnë në lista, por mos të votohen as njerëzit e familjeve që vepruan në ish sistemin komunist jugosllavë .

Për pushtet nuk po kursehen mënyra dhe metoda të linçimit të kundërshtarëve politikë. Vota është e shenjtë dhe kjo votë shenjtë , deri me sot nuk u respektua. Patëm edhe vota të trafikueme, keqpërdorime të mëdha të procesit zgjedhor, dhe të gjitha këto defekte reflektuan keq. Lufta për fotele mbizotërojë karshi realizimit të kërkesave të qytetarëve. Njeriu i ynë po ndjehet i diskriminuar, i mënjanuar nga proceset vendimmarrëse. Jurishnikët e kauzidemokracisë të largohen nga radhët e para të eshalonit politikë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".