A do të përsëritet referendumi qytetar i 14 shkurtit edhe në zgjedhjet e 17 tetorit për nivelin komunal?

A do të përsëritet referendumi qytetar i 14 shkurtit edhe në zgjedhjet e 17 tetorit për nivelin komunal?
A do të përsëritet referendumi qytetar i 14 shkurtit edhe në zgjedhjet e 17 tetorit për nivelin komunal?

Blerim Burjani

  • 20 September 2021 - 19:15

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

 Në këto zgjedhje lokale nuk po ndihet akoma euforia e madhe politike, por as ajo qytetare, që e kishim në zgjedhjet e fundit parlamentare. Por nuk është dhe nuk pritet të mbizotëron e I njëjti disponim dhe e njëjta eufori elektorale. Sa ju përket ndryshimeve në pritje, bazuar në këtë disponim qytetar që duket jo aktiv por bukur pasiv, nuk mund të pritet edhe aq shumë  si risi në qeverisjet e ardhshme komunale. Sidoqoftë subjekti politik që është në pushtet,  LVV-ja, mundë të avancon dhe  të merr disa komuna,  por jo edhe aq sa kishte votues në zgjedhje nacionale.

Këto zgjedhje dallojnë shumë sepse  është në pyetje vlerësimi qytetar për qeverisjen veç e veç në secilën komunë, për mandatin apo mandatet e kaluara. Varet se sa kanë punuar kryetarët e komunave.  Pra dallime mundë të ketë shumë. VV-ja do ta ketë shumë të vështirë që  ta fiton përsëri Prishtinën për shkak se Vitia është një nga përgjegjësit kryesor për shpërthimin  valës së dytë të pandemisë në përmasat që I kemi së fundi. Pra beteja për Prishtinën do të jetë betejë e vështirë dhe pak e besueshme për ta fituar.

Edhe Prizrenin nuk besoj që mundë ta marrin më. Të shohim e të presim si do të kalojnë me Podujevën a mundë ta mbaj apo jo. Obiliqin është shumë e besueshme që do ta merr kësaj radhe  Iniciativa Qytetare për Obiliqin  dhe kryetari aktual. Pra komunë pas komune do të jetë garë e vërtetë dhe e vështirë për ta fituar secilën votë, sepse oponenca kryesore e ish partive politike që kanë qeverisur në të kaluarën, pra VV-ja, do të mundohet dhe angazhohet që   modeli referendum  të përsëritet si në zgjedhjet nacionale, edhe pse kemi një situatë krejtësisht  dhe plotësisht të ndryshme dhe si I tillë nuk mundë të realizohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".