Mërgimtarët janë për Kosovën vetëm financues, asgjë tjetër!

Mërgimtarët janë për Kosovën vetëm financues, asgjë tjetër!
Mërgimtarët janë për Kosovën vetëm financues, asgjë tjetër!

Muhamet Kelmendi

  • 21 September 2021 - 11:35

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Ikja e qytetarëve të Kosovës nga vendi për të marrë shtetësi tjetër në vendet e BE-së dhe përtej oqeanit është duke ndodhur me të madhe dhe pritet që të vazhdojë. Qytetarët e kërkojnë lirimin nga nënshtetësia e Kosovës për të marrë nënshtetësi tjetër, nëpër vende ku po jetojnë. Me normat tashme në fuqi është e drejtë e çdo qytetari të jetoj kudo dhe të merr nënshtetësinë që dëshiron.

Kudo në BE me nënshtetësi po kalohet më mirë. Kështu edhe është rritur numri që e marrin nënshtetësinë tjetër. Me atë po realizojnë shumë të drejta. Mirëpo, ka mundësi që të drejtat të realizohen edhe me nënshtetësi të Kosovës në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Mbi atë e marrin të drejtën e qëndrimit të përhershëm dhe nënshtetësia nuk paraqitet problem. Kjo kështu shume rralle po realizohet. Po ikin me të madhe nga vendlindja. Këtu duhet shteti të bëjë diçka?

Kështu si është, është   shumë e dëmshme! Kërkohet ndoshta që të forcohet deri në pamundësi "lirimi" nga nënshtetësia! Ka mundësi të thellimit ligjor për mos lirim të lehtë dhe ka mundësi të ndalojë tërësisht lirimin nga nënshtetësia. Një formë tjetër është edhe nënshtetësia e dyfishtë. Kjo ndoshta është zgjidhja më e mirë!!?? Këtej kërkohet ndoshta kështu edhe të veprohet? Përndryshe, kemi ikje të mëdha dhe atë përgjithmonë edhe në aspektin juridik me nënshtetësi. I takon pushtetit të merr masa këtu dhe të gjej modalitetet për mbajtjen e shtetësisë, së paku të dyfishtë, të Kosovës. Më shumë duhet punë sqaruese! Më shumë duhet të hapen shkollat dhe klube shqiptare në perëndim me ndihmën e shtetit. Kudo duhet shteti të jetë prezentë ku jetojnë e punojnë qytetarët shqiptar.

Është e domosdoshme të rriten sqarimet dhe ndihmat për qytetarët tanë nëpër botë. Në punën e pushtetit për diasporë kërkohet të punojnë profesionalistët, ata që e njohin mërgimin dhe dinë se si të punohet me mërgimtar! Shteti ka mundësi të rritë ndikimin pozitive dhe kështu edhe vullnetin për të mbetur njëherazi nënshtetas të Kosovës. Shteti duhet të hapi mundësi që mërgimtarët të investojnë në Kosovë dhe të kthehen në vendlindje. Shteti duhet të përmirësojë jetën ekonomike dhe sociale në vend. Shtetit i takon të kujdeset për arsim dhe shëndetësi.

Shteti duhet të lehtësoje me të madhe procedurat e rikthimit dhe të punës së mërgimtarëve në vend. Vetëm pushteti i ka këto kapacitete dhe këtu është dështimi. Në të kundërtën, del se shtetit nuk i interesojnë mërgimtarët. Atëherë janë ata për shtetin vetëm financues. Asgjë tjetër.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".