Çështja e gjenocidin të bërë mbi shqiptarët nuk zgjidhet me reciprocitet, po me përgjegjësi penale!

Çështja e gjenocidin të bërë mbi shqiptarët nuk zgjidhet me reciprocitet, po me përgjegjësi penale!
Çështja e gjenocidin të bërë mbi shqiptarët nuk zgjidhet me reciprocitet, po me përgjegjësi penale!

Muhamet Kelmendi

  • 22 September 2021 - 14:34

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi 

Çështja e gjenocidin të bërë mbi shqiptarët nuk zgjidhet me reciprocitet, po me përgjegjësi penale të Serbisë! Reciprociteti është vetëm një  parim ndërkombëtar. Ai është i sanksionuar dhe përdoret edhe në raportet ndërkombëtare të shteteve. Eshte mire dhe e pritshme qe reciprociteti te futet ne raportet me shtetin serb. Me këtë tregohet se Kosova eshte shtet sovran dhe se për çështjet e brendshme te saj vendos ne mënyrë te pavarur, pa ndikim nga shteti serb.

Me këtë pritet te ndalet hovi shovenoserbomadh ndaj Kosovës. Futet ne pune reciprociteti për tabelat e makinave, te udhëtimit me dokumente etj. Vihet ne diskutim çështja e shqiptareve ne Luginën e Preshevës dhe ka mundësi qe edhe minoriteti shqiptar nen Serbi te fiton te drejta. Serbia po kërkon asociacion serb ne Kosove me kompetenca ekzekutive. Këtë duhet kërkuar edhe për shqiptaret nen Serbi. Këtej futen ne diskutim edhe çështjet tjera, qe ne raportet bilaterale me Serbinë kërkohen te bëhen. Aq me tepër kur Serbia eshte fqinje dhe ka shume çështje qe duhet rregulluar me reciprocitet.

Mirëpo, nuk ka reciprocitet ne kompensimin dhe ne dëmshpërblimin për demin qe shteti serb e ka shkaktuar ne Kosove. Ne Kosove janë përdhunuar mbi 20 mije femra shqiptare nga kriminelet raciste serbomëdhenj ne vitet 1998/99. Askush nuk eshte përgjigjur. Janë edhe rreth 1600 shqiptare te humbur dhe me siguri te djegur ose te groposur nga shteti serb. Ka shume dokumente te vjedhura sikurse dhe monumente te se kaluarës shqiptare ne Kosove.

As çështja e përgjegjësisë për gjenocidin e shtetit serb ne Kosove nuk ka te beje me reciprocitet. Çështjet e tilla nuk zgjidhen me reciprocitet. Këtu kërkohet përgjegjësi e shtetit serb. Mbi këtë baze ndërtohen raportet ndërshtetërore dhe krijohen mundësit për zgjidhje te çështjeve ne mënyre reciproke me shtetin serb. Shteri serb duhet te dije se ka bere gjenocid dhe ka shkaktuar gjëmë te madhe ndaj shqiptareve. Këtë gjëmë duhet riparuar aq sa ka mundësi. Këtej nuk po futet Beogradi.

Ai nuk po kërkon as falje për atë gjenocide. Asnjë përgjegjësi nuk e ka marr për dhunën dhe terrorin. Nuk po vepron për gjetjen e te zhdukurve. Asnjë dem nuk e ka kompensuar. Nuk po e pranon as dëmshpërblimin. Ne te gjitha këto nuk ka reciprocitet. Këtu ka përgjegjësi penale dhe civile.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".