Rrjeti kriminal i fajdexhinjve veproj për dy dekada nën hijen e mbrojtjes nga mafia kapëse e shtetit

Rrjeti kriminal i fajdexhinjve veproj për dy dekada nën hijen e mbrojtjes nga mafia kapëse e shtetit
Rrjeti kriminal i fajdexhinjve veproj për dy dekada nën hijen e mbrojtjes nga mafia kapëse e shtetit

Dardan Grapci

  • 23 September 2021 - 19:17

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Aksioni kundër rrjetit të fajdexhinjve në nivel të zgjeruar të Republikës së Kosovës nga ana e Prokurorisë Speciale dhe njësitit policor antikrim, është një hap i duhur i kësaj qeverie që duhet përshëndetur në fillimin e betejës së hapur me strukturat kriminale në çdo segment të shtetit

Të gjithë jemi ne dijeni se për të marre fajde nuk është lehtë, por edhe kur merr e ke afatin kohor deri kur ti kthesh ato, ndryshe të bien të paguash më shumë se sa që ke marrë. Por nuk janë fajtor qytetarët që marrin, fajtorët kryesor janë institucionet e mbikëqyrjes së rrjedhave financiare në vend. BQK-ja dhe Bankat e Kosovës që nuk po krijojnë politika më të buta dhe më të lehta të kreditimit të veprimtarive specifike për nevojat e qytetarëve, ke kamata më të ulëta të kthimit të interesit.

Për shkak bankat po veprojnë sikur të jenë krejtësisht shtet në vetë, dhe nuk i ulin interesat e kredi marrjes, por vazhdojnë ta mbajnë përqindjen shumë të lartë, qytetarët mashtrohen nga fajdexhinjtë. Po të kishin pasur bankat përqindje më të ultë të kthimit të interesit-kamatës, dhe ti thjeshtojnë procedurat e aplikimit për kredi dhënie, jam i bindur që asnjë qytetar nuk do ishte i detyruar të shkojë te fajdexhinjtë. Sidoqoftë aksioni i fundit i Policisë në rajonin e Dukagjinit ku janë arrestuar disa fajdexhi nuk duhet të ndalet me kaq, sepse ka shumë fajdexhi të tjerë që operojnë në grupe të organizuara fshehtas dhe ilegalisht, me shtrirje në gjithë Kosovën, prandaj ky aksion nuk duhet të ndalet por të zgjerohet akoma më shumë dhe të vazhdojë në tërë territorin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".