Pse kjo heshtja e opozitës destruktive ndaj masës së reciprocitetit...?!

Pse kjo heshtja e opozitës destruktive ndaj masës së reciprocitetit...?!
Pse kjo heshtja e opozitës destruktive ndaj masës së reciprocitetit...?!

Skender Mulliqi

  • 24 September 2021 - 09:13

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Se opozita nuk është konstruktive , u pa më rastin e vendosjes së masës të reciprocitetit për targa ndaj Serbisë. Kjo opozitë sikur nuk interesohet ku vjen në pyetje mbrojtja e shtetësisë së Kosovës!  Asnjë fjalë për reciprocitetin, sikur bëhet fjalë për një shtet krejt tjetër! Serbia është shtet i pa reformuar , të cilin po e drejtojnë ultra nacionalistet e Sheshelit dhe të Millosheviqit.

Serbia nuk ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës përmes ”Zajednicës”, siq e përsëriti Vuqiqi nga Budapesti ,ku ishte për vizitë .Këto dhe shumë e shumë gjera të tjera i dinë mirë blloku opozitarë. Opozita nuk është aty që më çdo kusht më rrëzuar pushtetin, por është më e kontrolluar punën e pushtetit. Kjo Opozitë dihet së e ka pru vendin për 20 vite sa ishte në pushtet, në gjendje të mjerë ekonomike dhe sociale, si dhe në gjendje jo të mirë politike , më plotë kriza institucionale .

Opozita në vend që të reformohet , ajo po vazhdon më avazin e vjetër .Po iu shmangën temave të cilat janë më rëndësi jetike për vendin.  Kurrë nuk dhanë sqarime para opinionit të gjerë public , pse kemi gjithë këtë varfëri, pa punësi, dhe gjithë këto largime masovike nga Kosova! Nuk dhanë sqarim dhe as nuk dhanë llogari para popullit për izolimin dhe hajnitë e mëdha që ia kanë bërë Kosovës! Pak kush dha llogarinë në këtë vend , për krim të organizuar dhe për korrupsion ! Thjeshtë e gjithë kjo është për çdo kritikë. Nuk dhanë përgjegjësi për asgjë edhe pse ishin në radhët e para.

E privilegjuan vetën në shoqëri, duke i përligjur shumicën. E gjithë profitin e ndalën për vete, familjarë dhe militantë partiakë.  Këto grupe përfituese dhe zhvatëse ,ishte dashur të dënohen më votën e lirë në zgjedhjet lokale , siq u dënuan më votën e lirë në zgjedhjet nacionale. Ka ardhur koha që seriozisht Qeveria e re e cila po punon mirë , të merret edhe më temën e zbulimit të prejardhjes së pasurisë të fituar më grabitje , më manipulime dhe rrena .

Të tillët që qytetarëve dhe Kosovës i bën dëme nuk ka mundësi më, të simpatizohen më dhe as të votohen nga populli. E kjo Opozitë sikur nuk po dëshirojnë më kuptuar së duhet të sillën më përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe ndaj vendit . Nëse rishtazi po përgatitën më e kthyer regjimin e diktaturës , janë të vonë …!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".