Republika duhet të mbrohet me të gjitha mjetet, nuk ka kthim prapa

Republika duhet të mbrohet me të gjitha mjetet, nuk ka kthim prapa
Republika duhet të mbrohet me të gjitha mjetet, nuk ka kthim prapa

Muhamet Kelmendi

  • 27 September 2021 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Dhashtë zoti dhe nuk ka eskalim të mëtejmë dhe largohen barrikadat. Natyrisht jo duke hequr reciprocitetin. Përkundrazi! Reciprociteti duhet të futet edhe në fushat tjera dhe një here e mirë të kuptohet drejtë Republika. Republika duhet të mobilizohet për ditët shumë më të rënda. Kushdo ka obligim për t'iu përgjigjur Republikës.

Është pikërisht kërcenim i ashpër me fluturimet e helikopterëve vëzhgues serb në afërsi të kufirit me Kosovën. Dhe, kërcënimet e tilla ushtarake do të vazhdojnë dhe do të thellohen. Ndërsa, a do të vij deri te konflikti i armatosur, pra a do të ketë sulm serb, varet nga disa faktor. Së pari, nga faktori ndërkombëtar, sepse është ai që e përcakton kornizën e sigurisë, nëpërmjet KFOR-t. Së dyti, nga gjendja në ato anë dhe tërësisht në veri të Kosovës dhe Së treti, nga vendosmëria e Republikës së Kosovës për të mbijetuar si shtet kërcënimeve të Serbisë. Çështja varet edhe nga dy anë shumë domethënëse për gjendjen.

Sa vazhdon gjendja e tillë e njëjtë dhe b. Si kapet dhe reflektohet ajo në Bruksel, në Londër, në Parisë, në Berlin, në Vashington, madje edhe në Moskë e në Peking. Frika qëndron vetëm te fakti se sa duhet të lejohen këto bllokime? Mendohet se ato e internacionalizojnë Republikën. Mirëpo, ka edhe anë tjera, ajo që krijon situatë për lufte. Këtu paraqitet pyetja: Ku është FSK? Çka po bënë KFOR? Sa është e aftë Kosova të mbrojë hapësirën e vetë? Helikopterët nuk fluturuan për sorra.

Ato fluturime shërbejnë kryesisht për vëzhgimin dhe skenimin e situatës në terren. Ky është një akt luftarak! Këtu duhet të merret shembull dhe të veprohet me lëvizje të shpejta nga një pozicion në tjetrin dhe të ketë më shume forca në vijën kufitare. Ka të dhëna se ushtria serbe është në afërsi të pikave kufitare, përveç policisë dhe forcave çetnike vullnetare serbe. Kësaj duhet Republika ti ruhet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".