Dardani, ne jemi me Ty! 

Dardani, ne jemi me Ty! 
Dardani, ne jemi me Ty! 

Gani Qarri

  • 27 shtator 2021 - 09:13

Shkruan:Gani Qarri

Dardania jonë e dashur, gjaku ynë i shenjtë shqiptar që nuk falet kurrë, mbahu dhe mos u dorëzo për asnjë moment nëna jonë, se në këto momente të rënda që pa fajin tëndë po kalon, të gjithë ne, jemi të gatshëm në çdo minutë që ta japim edhe jetën për Ty. 

Ne jemi ata që do të bëjmë çmos për ruajtjen e çdo pëllëmbe toke të atdheut, me çdo çmim e sakrificë, sado të rënda e të mëdha qofshin ato.  

Ndaj në gjendjen nëpër të cilën po kaln vendi, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, AKI dhe të gjitha organet e mbrojtjes së ligjit e të rendit, si dhe ato të Kushtetutshmërisë, që në mënyrë urgjente të arrestohen të gjithë bashkëpunëtorët e njohur dhe të fshehtë të Serbisë në vend për të shpëtuar Kosovën, pa të cilët edhe vet krimineli Vuçiq do ta kishte më të vështirë të ndërhynte në mënyrë kaq të lehtë e brutale në çështjet e brendshme të vendit tonë.  

Ndërsa sa na takon neve bijëve tu besnik, mjafton një thirrje zyrtare dhe të gjithë shqiptarët, si një, do të jenë aty, për mbrojtjen e shtetit tonë, ne vend tjetër nuk kemi, ndaj dhe duam që atdheu ynë të na bëjë krenar të gjithëve, duke ndërmarrë çdo masë të nevojshme ligjore për ruajtjen e paprekshmërisë së shtetit, rivendosjen e rendit e të ligjit, mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe të integritetit territorial të Kosovës, për çka, në asnjë çast, nuk do të mungojë përkrahja dhe mbështetja jonë e sinqertë. 

Për fatin e keq të Kosovës, ish qeveritë e kaluara dhe politikanët e shitur e kriminel, jo vetëm që shkelën me të dy këmbët ligjin e Kushtetutën e vendit dhe paprekshmërinë e integritetin territorial të Kosovës, por për ta favorizuar Aleksandër Vuçiqin, kriminelët serb dhe vet Serbinë hegjemoniste, me aktet e tyre kundër kushtetuese, mjerisht ata u bën shkas edhe për krijimin e kaosit aktual në Veri të vendit tonë. 

Madje për dramën që aktualisht po zhvillohet në Veri, nuk janë më, përgjegjës vetëm ish politikan e pushtetar të shitur, por edhe vet pasardhësit e tyre kuisling, të cilët mbajnë të gjithë barrën e rëndë të fajit, me mbështetjen e marrëveshjeve kuislingë e kundër kushtetuese të shefave të tyre, për dhe bosnjëzimin e Kosovës. 

Se kjo është tërësisht e vërtetë,  flet vet heshtja e turpshme e pasardhësve të Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe vet Ramush Haradinajt, të cilët në vend se në këto momente të rënda e dramatike për vendin, me të gjitha mënyrat dhe mundësitë ti dalin zot atdheut, ata pa fije turpi as ndërgjegje njerëzore e kombëtare, vazhdojnë ende të merren me perversitete të ulëta politike, për të tërhequr vëmendjen e simpatizantëve të tyre nga ngjarjet e vërteta dramatike që po zhvillohen nga Vuçiqi dhe bandat kriminale serbe në veri të Kosovës. 

Ndaj dhe lind pyetja e patejkalueshme, se ku mbetet përgjegjësia e tyre, para agresionit publik të Serbisë okupatore kundër integritetit territorial të Kosovës, me ndërhyrjet e hapura nga jashtë dhe ngritjen e bandave kriminale serbe për brenda, bllokimin brutal të rrugëve dhe pengesave tjera fizike, për pengimin e ushtrimit të detyrave dhe obligimeve shtetërore të forcave të rendit dhe të sigurisë në pikat kufitare me Serbinë fashiste në Jarinje dhe Bërnjak.

A është kjo edhe një dëshmi më tepër që edhe sot në jetën reale po bindemi në praktikë nga zhvillimet më të reja në Veri të Kosovës, se fatkeqësisht një pjesë e madhe e opozitës dhe mediave vendore, janë shitur plotësisht te Aleksandër Vuçiqi, të cilat edhe 22 vite pas çlirimit të Kosovës, kanë guxim të flasin shqip, por punojnë hapur dhe pa asnjë ndrojtje për Serbinë?! 

PDK, LDK, AAK dhe cilado parti a grupim tjetër qoftë edhe minor politik që kanë nënshkruar marrëveshje kundër kushtetuese në favor të Serbisë  dhe janë shprehur hapur kundër tërësisë territoriale të vendit tonë, kanë paguar shuma marramendëse të parave të taksapaguesve të varfër të vendit, kanë shitur tokat tona si dhe kanë dalë publikisht për ndarjen e Kosovës, duhet ta dinë mirë, se i kanë bërë hesapet pa hanxhiun dhe populli i Kosovës, nuk do t`ua harrojë as falë kurrë tradhtitë dhe mëkatet e tyre të paprecedent. 

 Të gjitha ata duhet ta dinë, se çdo gjë paguhet në këtë jetë, ndaj as mëkatet e tyre nuk do të ngelen për amshim, kështu që pikërisht figurat përgjegjëse me ndërgjegje të vrarë, nuk duhet të harrojnë se kjo është koha e fundit që ti thërrasin mendjes e mbështesin popullin dhe vendin e vet, përndryshe shpejtë do të vije dita kur do ti paguajnë të gjitha faturat dhe marrin dënimet më të rënda për mëkatet e tyre kaq të rënda dhe tradhtitë e hapura e të paprecedent ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës. 

Ndërsa për dallim nga politikanët e shitur, që nga qytetari më i ri në vend e deri te mërgimtari më i moshuar atdhetar në botë, i bëjnë thirrje Kosovës dhe të gjitha institucioneve shtetërore të vendit tonë, se të gjithë shqiptarët kudo gjendemi e frymojmë shqip,  jemi me Ty atdheu ynë i shtrenjtë, të gatshëm që të bëjmë çdo lloj sakrifice për mbrojtjen e rendit e të ligjit, tërësisë territoriale të vendit dhe shtetit të shenjtë të Dardanisë, Kosovës tonë martire.  

Edhe sot, njëjtë si dikur, i drejtohemi atdheut me thirrjen epike, “Mbahu nëno, mos ke frikë!”, nga armiqtë e brendshëm as nga ata të jashtëm, se ashtu siç kemi dëshmuar gjithmonë, çdoherë dhe në çfarëdo kohë a gjendje qoftë ajo, në ditët tua të mira dhe ato më të vështirat, jemi dhe do mbetemi, përherë të gatshëm për tu flijuar për vendin tonë, për shtetin dhe popullin e Kosovës!  

Ndaj dhe u drejtohemi njëzëri: Presidentes, Qeverisë, Kryeministrit dhe të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës, se Ju keni përkrahjen tonë të plotë, të pakursyer dhe të pa asnjë rezervë, si për futjen e masave të ligjshme e meritore të reciprocitetit për targat, ashtu edhe për reciprocitet të plotë për çdo gjë me këtë shtet agresor, pa të cilat shteti okupator serb i udhëhequr nga ministri i kasapit Millosheviq dhe miku i Edvin Kristaq Ramoviqit, krimineli Aleksandër Vuçiq nuk marrin mësim. 

Ne u përkrahim dhe mbështesim në plotni, edhe për të gjitha masat tjera shtesë, që Shteti dhe Qeveria e Kosovës,  i shohin të nevojshme për mbrojtjen e rendit e të ligjit, kushtetutshmërisë dhe territorit në gjithë hapësirat e vendit tonë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".

 

Për aq më tepër, ne presim dhe kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që në rast nevoje, të tregohet edhe më e vendosur dhe përfundimisht të mbyllë të gjithë kufijtë me Serbinë, të ndalojë qarkullimin me këtë shtet okupator dhe vërë bllokadë totale kundër çfarëdo malli a prodhimi që pa asnjë lloj takse, futet nga Serbia në Kosovë, nëse ajo nuk e njeh shtetin tonë të pavarur dhe nuk ndalon çdo lloj provokimi, fushate a ndërhyrje agresive kundër shtetit tonë të lirë e sovran. 

 

Kosova duhet të ndërmarrë të gjitha masat e duhura me kohë, pa përjashtuar për asnjë milimetër, as arrestimin e falangave kriminale serbe në Veri duke filluar nga Goran Rakiqi, Zvonko Veselinoviqi, Milan Radoiqiqi etj të cilët përveç se njihen si vrasës, ata janë bashkë organizator të likuidimit të Oliver Ivanoviqit, qëndrojnë në krye të çdo lloj biznesi të pistë dhe prijës të krimit të organizuar jo vetëm në Veri por mbajnë lidhje shumë të forta edhe me ish udhëheqës shtetëror e politik nga PDK, AAK, e ndoshta edhe ish kryesia e LDK-së, së jugo-komunistit Isa Mustafa me shokë anë e këndë Kosovës. 

 

Por sado e inkriminuar dhe antikombëtare qoftë një parti apo tërë opozita politike, para tendencave agresore të Serbisë fashiste nga e cila po vihet publikisht në pikëpyetje kushtetutshmëria e vendit, tërësia territoriale dhe vet shteti i Kosovës me territoret e tij, kurrë nuk guxon të heshtë siç ka vepruar këto ditë opozita e Kosovës, duke u hedhur pa fije turpi edhe në shpifje aq të ulëta dhe luftë të pa kompromis herë kundër Presidentes së vendit, herë kundër Qeverisë,  sepse vetëm një opozitë e shitur dhe e kapur nga armiku, mund të veprojë si opozita kosovare. 
 

Ndaj në mënyrë që akt i detyrueshëm me masat e ndërmarra institucionale për mbrojtjen e territoreve dhe pikave kufitare në Veri të vendit tonë, të mos vazhdojnë të sabotohen edhe nga brenda prej partive të inkriminuara politike dhe politikanëve të shitur e kuisling , mafio-oligarkëve dhe bashkëpunëtorëve shqipfolës të Serbisë, Qeveria duhet ta formojë urgjentisht një komision ad-hok parlamentar, për pasqyrimin e kolaboracionistëve politik shqipfolës, të cilët edhe në këto situata të rënda për vendin, dalin hapur kundër shtetit të Kosovës dhe vihen vullnetarisht në shërbim të armikut, kriminelit Vuçiq dhe shtetit hegjemonist të Serbisë okupatore.

 

Kështu që është koha e fundit, që njerëz dhe agjentët e BIA-s të arrestohet me urgjencë, e nëse nga ata me shokë dhe politikan e udhëheqës të lart të inkriminuar partiak vazhdon të vihet në pikëpyetje siguria e vendit dhe vijon të kërcënohet integriteti territorial i shtetit, nga bashkëpunimi i tyre me Serbinë, prapa grillave duhet të vendoset edhe vet kryeprokurori pa kurrizor Aleksandër Lumezi, për mosndërmarrjen e asnjë mase ligjore ndaj kriminelëve politikë dhe ish qeveritarve të dyshimtë, si njeri i shkollës së Millosheviqit, i emëruar edhe vet në mënyrë mafioze përmes telefonatave të Kadri Veseklit dhe Klanit PRONTO në pozitën e kryeprokurorit të shtetit. 

 

Ai që me provim të dyshimtë, që nga katapultimi me porosi partiako-agjenturore të SHIK-ut, mban pa asnjë meritë postin e kryeprokurorit, i cili jo vetëm që nuk ka hetuar, por edhe ka penguar në vazhdimësi çuarjen para drejtësisë edhe nga prokurorët tjerë, të cilitdo mafio-oligarkë, kriminelë apo të dyshuar politik, për vrasje, korruptim dhe veprime tjera antiligjore, ndaj ata edhe sot vazhdojnë ta rrezikojnë shtetin e Kosovës. 
 

Ndaj duke pasur parasysh të gjitha këto dhe rreziqet që i kanosen vendit tonë,nga Serbia okupatore me bashkëpunëtorë, deklarojmë edhe një herë publikisht, se ne jemi dhe mbetemi të gjithë si një me Kosovën.

 

Për një qëndrim të tillë ndaj vendit, na obligon edhe fakti se Serbia përkundër të gjitha zotimeve të marra, që nga viti 2011 e këndej, në vijimësi është shndërruar në pengesën kryesore për avancimin e shtetit të Kosovës në të gjitha proceset integruesetë saj, e cila përveç pengesave për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ndërhynë në format më agresive dhe brutale edhe në punët e brendshme dhe çështjet e rregullimin shtetërorë të Kosovës, duke tensionuar me qëllim situatat përmes bandave serbe në veri të vendit tonë. 

 

Madje Vuçiqi me ministrat e tij, për fajet e veta, siç është moszbatimi i marrëveshjes së nënshkruar për targat, përmes bandave kriminale serbe, bashkëpunëtorëve shqipfolës dhe të ashtuquajturës  "lista serbe", e cila qysh nga krijimi i saj me lejen e Hasshim Thaçit, vepron hapur dhe në vijimësi si “kalë troje” i Serbisë, brenda shtetit të Kosovës, bën ndërhyrje të vrazhdët e të pareshtur dhe shumë agresive përbrenda shtetit tonë, fushatë që mjerisht, pa fije turpi i është bashkuar në mënyrë të hapur edhe opozita e dyshimtë e Kosovës, veprimet e të cilës duhet të shqyrtohen në mënyrë urgjente nga organet përkatëse të shtetit!
 

Dhe siç po dëshmohet edhe në këto momente të rënda për Kosovën, ish klika e UDB-ashëve e kryesuar nga Hashim Thaçi me shokë, ka kohë që është shndërruar në shkop magjik të Serbisë, të cilët vazhdojnë veprimet e hapura antikombëtare dhe antishtetërore kundër Kosovës edhe në situata si kjo, kështu që strukturat e specializuara të vendit duhet të kundërveprojnë siç e kërkon liigji. 

 

Ndaj kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, AKI dhe të gjitha organet e mbrojtjes së ligjit e të rendit, si dhe ato të Kushtetutshmërisë, që në mënyrë urgjente të arrestohen të gjithë bashkëpunëtorët e njohur dhe të fshehtë të Serbisë në vend për të shpëtuar Kosovën, pa të cilët edhe vet krimineli Vuçiq do ta kishte shumë më të vështirë të ndërhynte në mënyrë kaq të lehtë e brutale në çështjet e brendshme të vendit tonë.  

 

Përndryshe druajmë se nga kooketimi i papenguar i  armiqve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve shqipfolës të Serbisë brenda Kosovës, kërcënimi ndaj shtetit dhe integritetit tonë territorial, jo vetëm që do të kthehet në rrezik real për vazhdimësinë e shtetit, por klika e mbetur e UDB-ashëve, shqipfolës brenda vendit tonë, e cila shihet hapur, se për fat të keq, nuk është aspak e vogël, do të mundohet që të krijojë situata edhe më të rënda në vend, ta bëjë dobësimin sa më të madh e ndoshta edhe zhveshjen e tërësishme të shtetësisë tonë, të vulosur edhe nga vet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në mënyrë që sipas porosive të Serbisë dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq ta zhbëjnë përfundimisht shtetin e Kosovës, për gllabërimin sa më të lehtë të Veriut dhe pjesëve më vitale të vendit tonë.

 

Gani Qarri