Në Veri të Kosovës po mbrohen vlerat e BE-së

Në Veri të Kosovës po mbrohen vlerat e BE-së
Në Veri të Kosovës po mbrohen vlerat e BE-së

Muhamet Kelmendi

  • 27 September 2021 - 09:26

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Veriu i Kosovës eshte vene ne qendër te gjendjes destabilizuese ne Ballkan dhe ne BE. Serbia e përkrahur nga Rusia kane ve veprim forcave shumta kriminale, vullnetare ruse dhe ushtarako-policore për te dërguar Veriun e Kosovës ne një lufte totale shqiptaro-serbe. Nuk ka fare dyshim se nuk eshte Kosova dhe populli i saj shkaktar ne gjendjes ne Veri.

Eshte vetëm Serbia e përkrahur nga Rusia dhe Bjellorusia. Serbia si Rusia qe po vepro ne Ukrainë me ripushtimin territoreve, ne Gjeorgji e ne vende tjera, po vepron edhe ne Kosove Serbia për ripushtim. Ky veprim eshte i rrezikshëm, shume i rrezikshëm. Jo vetëm për Ballkani, por edhe me gjere. Këtë fakt dhe shume elemente tjera ne konfliktin ne Veri te Kosovës po vihet nga z.Mishel, Borel, Lajcek etj., madje edhe nga SHBA ne përgjegjësi dy palët. Atë te Kosovës dhe te Serbisë.

Kjo nuk shkon! Veriu eshte pjese e Kosovës. Këtë e dine dhe këtë duhet respektuar nga UE dhe nga Anglia dhe SHBA-te. Ne po shohim qëndrimin pro serbo rus. Kjo ka krijuar fuqi për kriminelet serbe te inkuadruar ne protesta dhe te Serbia qe ka futur ne zbatim ushtrinë dhe policinë e vete dhe vullnetare ruso-bjelloruse ne veprim, për  lufte. Këtë nuk po done me pa UE! Këtu ka paqartësi ne qëndrimet e SHBA-ve! Priten qëndrime konstruktive nga Anglia?

Shpresojmë se këtu nuk do te këtë dyshim nga këto subjekte. Eshte koha si ne kohen Skënderbeut kur Shqipëria ishte barriera luftarake rezistuese ndaj Osmane. Po kështu  tash po del se Kosova dhe shqiptaret janë barriera e depërtimit rus ne Ballkan. Me këtë kërcënohet paqeje ne Ballkan!
Rrezikohet vete UE! Me konfliktin ruso-serb, në njërën anë dhe, shqiptar, ne anën tjetër, vihet në pozitë të rëndë NATO dhe SHBA! Këto janë fakte.

Dëshiroj shume te kuptohet drejte situata ne Veri te Kosovës. Duhet e kuptohet se Serbia po rrezikon çdo gjë ne Ballkan dhe se tash eshte ne veprim ne Mal te Zi me qeverinë atje qe e ka vere ne lëvizje kundër malazezeve, NATO-se dhe UE, si dhe ne Bosnjë e Hercegovine. Kudo ka futur forca kriminale. Mirepo, rreziku me  larte eshte ne Kosove! Këtu mund te shpërthej lufta? Mjafton qe Serbia te vazhdoj me presione dhe serbet te futen ne veprime kriminale ne veri! Dhe, nëse veprohet me alte terroriste dhe Sulme ndaj policisë se Kosovës, do vije te sulmi ushtarak  serb ne veri! Kosova do te dali përball. E dine se jemi jo mire te armatosur. Mirëpo , me vullnet dhe energji atdhetare, do te fitohet kjo lufte.

Natyrisht se nuk mund te  kufizohen rreziqet tjera. Eshte gjë normale ndihma nga Shqipëria dhe nga shqiptaret ne Maqedoninë e Veriut, nga Mali i Zi. Do të ngritët flakë Ballkani. Këtë nuk duhet te lejoje UE dhe Anglia dhe SHBA. Ata duhet qarte te veprojnë kundër shtetit serb. Ndaj tyre duhet te  thellohet tehu i presionit dhe natyrisht jo ndaj Kosovës qe po e mbron veten e vete. Pa asnjë dyshim se shkaktar ne Veri eshte Putin-Vuçiq. Serbia e Rusia vetëm po i forcojnë lidhjet e rrezikshme dhe shume antidemokratike. Serbia ka marre avion, mjete te blinduara dhe shume tanke e rakete.

Ato nuk janë për sorra. Serbia po armatoset kryesisht për Kosove. E fitoje këtu betejën, mbetet Mali i zi e Bosnja. Atje ka shume forca dhe me siguri se do te fitoje edhe atje. Kështu eshte krijuar lidhja midis Serbisë me Rusin e Bjellorusin kundër BE-së e SHBA-ve. Ne Veri nuk po mbrohen vetëm Kosova por e tere demokracia Perëndimor dhe te arriturat ne Evrope. Kosova këtu nuk ka ku shkon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".