Pse heshtin shqiptarët në Kosovën Lindore?  

Pse heshtin shqiptarët në Kosovën Lindore?  

Gani Qarri

  • 27 September 2021 - 13:48

Shkruan:Gani Qarri
Deri kur dhe si vijojnë të heshtin në këtë mënyrë të habitshme, bashkëkombësit tanë në trevat e veta autoktone në Kosovën Lindore, vallë e ndiejn ata veten ende shqiptar, apo janë dorzuar pa asnjë rezistencë para armiqve dhe pushtuesve të tokave të tyre?! 

  Athua ka edhe ndonjë shqiptar tjetër atdhetar të njëmendtë dhe të aftë e të zotin, që di të ngritë zërin për të drejtat e veta dhe të bashkëkombësve të vet në këtë trevë etnike të banuar den baba den me shqiptar autokton, apo çdo gjë ka përfunduar me patriotin e mirënjohur të kombit shqiptar Shaip Kamberi, dhe gjithë të tjerët kanë marrë rrugën e serbofilit "shqiprim" Arifi.  

Përndryshe është shumë e habitshme se si edhe pas më tepër se 20 vitesh shtypje e nënshtrimi kombëtar, vazhdojnë të heshtin për gjithë këto vite shqiptarët e Kosovës Lindore, në vend se të ngritin zërin e tyre dhe të dëshmojnë para gjithë botës, se nuk ka vetëm një pakicë kukuvajkash serbe, por ekziston edhe një numër i konsideruar shqiptarësh autokton madje edhe më i madh se ai i minoritetit serb në Kosovë, shqiptar që kërkojnë të drejtat e veta, në pjesën e mbetur nën pushtimin e Serbisë, si Kosova Lindore.  


Për aq më tepër, shqiptarët e Kosovës Lindore, çuditërisht heshtin dhe nuk bëzajnë as në këto momente të favorshme dhe historike, që nuk përsëritet çdo ditë, javë as muaj, për të dëshmuar para botës dhe vendeve demokratike se në Serbi ka një territor kompakt etnik me shqiptarë vendor, të cilët nuk gëzojnë asnjë të drejtë kombëtare e njerëzore dhe nuk u lejohet as shkollimi me libra nga Kosova dhe Shqipëria për mësimin e fëmijëve të tyre në gjuhën amtare shqipe.  

Madje ajo që habitë më së shumti është fakti se ata heshtin vetëm para padrejtësive që Serbia ushtron mbi ta, por jo edhe kur kanë punë ndërmjet veti, të cilët janë të gatshëm në çdo moment, që t`ia "nxjerrin" sytë njëri tjetrit, për interesa të ngushta personale, siç u pa edhe në televizionet lokale, vetëm para pak ditëve nga serbofili Shqipërim alias "serbëzim" Arifi, duke i shkulur mikrofonin me forcë, hedhur ujë pa fije turpi dhe grisur dokumentet e kryetarit komunal në Kuvendin e Preshevës, edhe ai shqiptar. 

Duke parë sjelljet kaq arrogante e të paturp të "shapllim" Arifit, jam plotësisht i sigurt se sikur dokumentet që ai shkeu si një palaço, të ishin vendime të Serbisë, për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta autoktone në Kosovën Lindore, ai as “shapllim harifat” tjerë, nuk do të guxonin ti preknin me dorë. 

Kështu që kur sheh akte të tilla kaq të ulëta, me të drejtë lind pyetja e patejkalueshme, se ekzistojnë vallë ende shqiptar të denjë e patriot të njëmendtë, cilët nuk nxjerrin “zjarr” nga goja vetëm për interesa të ngushta e inate personale, por e duan vërtetë edhe atdheun e të parëve dhe vendin e tyre, të cilët janë në gjendje ta ngritin zërin për të drejtat gjuhësore të shkollimit dhe ato kombëtare të shqiptarëve. 

Apo ndoshta kanë ngelur vetëm "shapëllim allifa" që duke mos ua mbajtur të bëjnë asgjë për kombin dhe popullsinë që i takojnë, kërcënojnë vëllezërit e vet në kuvendet komunale, ndërsa heshtin si bufi, dhe kënaqen me rolin e robit të pajtuar me robërinë, pa asnjë fije turpi, para padronëve pushtues serb.  

Thënë të drejtën, jo vetëm mua personalisht, por shumë bashkëkombësve tanë kudo në vend dhe mërgim, na vije shumë turp, kur shohim se nga kush kanë ngelur të udhëhiqen vëllezërit tanë në këtë trevë patriotike e kombëtare si Kosova Lindore e cila gjithmonë dhe në çdo kohë, është shquar për patriotizëm të lartë dhe luftëra të vendosura çlirimtare nga okupimet e Serbisë.  

Shto kësaj edhe faktin banal, se me çfarë elani ka filluar në këto troje avazi i mbulimit të vajzave dhe praktikimi i orgjive aziatike turko-arabe, duke dërguar edhe fëmijët minor, në vend të kopshteve dhe enteve parashkollore, nëpër xhamia, për të mësuar për “ shejtanin” dhe vdekjen, para se ta kuptojnë dhe dinë çfarë është kombi që i takojnë, gjuha e vendi i vet, ku kanë lindur dhe jeta, që ata e kanë përpara.  

Të gjithë ata bashibozuk, që i kanë sjell shqiptarët komb dashes të Kosovës Lindore, në këtë gjendje të rëndë, duhet ta kuptojnë se me luftë kundër njëri tjetrit, heshtjen e vazhdueshme për mungesën e të drejtave që u takojnë dhe defilimin me veshje e sjellje aziatike turko-arabe, askush në botën demokratike nuk do të interesohet për ju, por do të merret vetëm me serbët qofshin ata edhe pakicë minore, siç janë në Kosovë, që punojnë dhe veprojnë pareshtur për komb dhe identitet të vet edhe në Bosnje, Mal të Zi, Kroaci, FYROM dhe kudo që jetojnë.    

Ndërsa po të ndodhte edhe ngritja e shqiptarëve, në këto momente historike, me kërkesa për të drejtën e gjuhës, simboleve kombëtare dhe të drejtën e mësimit të fëmijëve të tyre, nëpër shkolla në gjuhën amtare shqipe, jo vetëm që bota, do ta vinte një paralele baraspeshimi ndërmjet shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe minoritetit serb në Veri të Kosovës, por do tu ndihmonte edhe atyre vet, që nga bashkësia ndërkombëtare të trajtohej edhe çështja e territoreve, gjuhës dhe të drejtave të shqiptarëve nën Serbi dhe jo të dëgjohen kërkesa të vazhdueshme vetëm nga serbët në veri të vendit tonë, të cilët mijëra herë kanë më shumë të drejta se sa shqiptarët në Kosovën Lindore.  

Por nuk ka çfarë tu bëj Kosova, Shqipëria as mbarë bota, nëse shqiptarët e Kosovës Lindore, zëvendësojnë identitetin kombëtar shqiptar evropian, me atë fetar turko-arabo-aziatik. 

Shqiptarët që zëvendësojnë identitetin e vet kombëtar, me identitet të huaj fetar turko-arabo-aziatik, atëherë edhe do të trajtohen, si minoritet turko-arab i ardhur nga Azia që nuk ka të bëjnë asgjë me Evropën as evropianët. 

Dhe vet sjellja e shqiptarëve në këto troje, bënë që ata të vazhdojnë të trajtohen në kushte të ngjashme me minoritetet në vendet arabe, pa të drejtë gjuhe e identiteti kombëtar dhe pakicë e destinuar për shpërngulje e asimilim, njëjtë siç veprohet me minoritetet në vendet arabe. 

Kështu që një gjë duhet ta dinë të gjithë ata shqipfolës qofshin edhe “shapllim harifa” që orientojnë shqiptarët e Kosovës Lindore në mendësi të huaj turko-aziatike, se janë duke bërë tradhti të hapur kombëtare të cilët mund të jenë të paguar direkt nga Serbia, që ti çojnë qëllimisht bashkëkombësit dhe vëllezërit e vet në zhdukje dhe zhbërje të sigurt.  

Ndaj gramafonat e tillë serbofil, më kot mundohen ta fshehin tradhtinë e tyre me akuza, ndaj botës dhe bashkësisë ndërkombëtare, se kise ato po i përkrahka vetëm serbët.  

-Jo, mos gënjeni, se fare nuk është ashtu!  

Serbët ngritin zërin për vete ,jo për Rusi, kudo që jetojnë, që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, FYROM-i dhe Kosova, për gjuhë, shkrim, simbole dhe identitet të vetin kombëtar, jo si shqiptarët për identitet arab, kështu që ata detyrojnë botën dhe nuk është bota, që dëshiron gjithmonë, të merret vetëm me kërkesat e serbëve.

Kjo është dëshmuar edhe me rastzin e çlirimit të Kosovës nga SHBA,NATO dhe vendet tona mike evropiane, si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania etj. 

Ndaj Kosova, Shqipëria as mbarë bota, me gjithë dëshirën për ti ndihmuar bashkëkombësit e vet nën Serbi, nuk ka çfarë tu bëj shqiptarëve në Kosovën Lindore, kur ata edhe në shekullin XXI, “vullnetarisht” ikin nga identiteti i vet autokton kombëtar për tu identifikuar me identitet të huaj, aziatik turko-arab duke mos bëzë për dekada dhe mos ngritur zërin asnjëherë, për të drejtat e tyre njerëzore e kombëtare, që në fakt u takojnë, përderisa ata heshtin dhe nuk i kërkojnë ato, as vet.  

Kështu që, është koha e fundit dhe momenti vendimtar e pse jo edhe historik, që në këto çaste edhe ju ti tregoni botës se jeni dhe mbeteni ata që ishit dikur, jeni shqiptar evropian dhe kërkoni të drejtat tuaja kombëtare e gjuhësore që u takojnë, në tokën ku ende jetoni dhe truallin etnik autokton të paraardhësve tanë shqiptar. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".