Hipokrizia e Edi Ramës dhe çmenduria e Aleksander Vuqiqit!...

Hipokrizia e Edi Ramës dhe çmenduria e Aleksander Vuqiqit!...
Hipokrizia e Edi Ramës dhe çmenduria e Aleksander Vuqiqit!...

Ismail Muçiqi

  • 27 September 2021 - 17:47

Pas krijimit te gjendjes destabilizues të cilën e krijoj serbia në Veri të Kosovës Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot vizitoj Republikën e Kosovës. Rama me plotë hipokrizi erdhi në Kosovë me qëllim të shpëlarjes së fytyrës së zezë në raport me Kosovën. Institucionet e Shtetit të Kosovës si gjithmonë me plotë sinqeritet dhe dashamirësi gjithmonë i mirëpriten liderët e Shqipërisë. Aventurat politike dhe kryeneçësia e Ramës përditë e më shumë po dalin mbi sipërfaqe duke e dëmtuar interesin e Kosovës dhe qytetareve të saj. Miqësia e kamotshme e Edi Ramës me Aleksander Vuqiqin shkoj aq lartë deri tek formimi i aleancave ekonomike tregtare të quajtura Shengeni Ballkanik.

Kjo iniciativë apo “mini marrëveshje” ndërmjet Ramës dhe Vuqiqit duke e anashkaluar – përjashtuar Republikën e Kosovës kinse përhapjen e korridoreve të reja të lëvizjeve të njerëzve dhe të mallrave në këtë pjesë të Ballkanit më së miri u vërtetua këto ditë kur serbia përmes strukturave paralele kriminale i bllokojë rrugët në Jarin dhe Bërnjak në kufi me Kosovën. Derisa të gjitha partitë politike në serbi dhe në Bosnje po e përkrahin Aleksander Vuqiqin dhe interesin e serbisë Edi Rama si Kryeministër i Shqipërisë deri sot nuk u pronencua asnjëherë si Kryeministër i Shtetit amë për ta gjykuar dhe dënuar kërcënimin e qeverisë serbe në krye me Vuqiqin kundër Shtetit të Kosovës. Iluzionet dhe demagogjia e Edi Ramës për Mini Schengenit Ballkanik u shkelën me të dy këmbët nga politika shoviniste dhe hegjemoniste për interesat e serbisë së madhe.  

Çmenduria e Aleksander Vuqiqit. 

Vuqiqi i cili tani është në krye të serbisë e cila serbi i shkaktoj tri lufta në ish Jugosllavi, duke bërë gjakderdhje dhe gjenocid në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë tani me ndihmën e aleatit të vjetër të Rusisë po mundohet të nisë një luftë të re në Ballkan. Kërcënimet e njëpasnjëshme kundër Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës e herë pas here edhe Kroacisë janë sinjal i mjaftueshëm se politika fashiste e Vuqiqit dhe e serbisë nuk ka përfunduar. Provokimet ndaj Kosovës dhe institucioneve të sigurisë në pikën kufitare në Jarin janë instrument luftënxitës kundër Shqiptareve për okupimin e territoreve. Ky Aleksander Vuqiqi i çmendur i cili po bënë eksperimente me polici dhe ushtri kundër Pavarësisë së Kosovës ose është i çmendur?!

Apo është në lajthitje të cilën do ta paguaj shtrenjte. Ky njeri i krisur nuk di a është i vetëdijshëm se në zemër të Kosovës përkatësisht ne Bonstil në Ferizaj është baza më e madhe ushtarake e NATO-së, e cila komandohet nga Ushtria Amerikane. Ky Vuqiqi ndoshta nuk është i vedijshëm se Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Shqipëria sot janë anëtaret e NATO-së. Ky ndoshta nuk e dinë se në Republikën e Shqipërisë po vendosën forcat ushtarake të NATO-së me të gjithë arsenalin ushtarak duke ndërtuar edhe aeroport modern dhe strategjikë për nevojat ushtarake. Prandaj të gjitha këto rrethana gjeopolitike dhe gjeostrategjike të ndërtuara në këtë shekull nuk janë në favor të serbisë përkundrazi. Edi Rama dhe të gjithë liderët Shqiptare në të gjitha trojet etnike, është koha të bashkohen dhe të flasin me një zë kundër politikes destruktive te serbisë dhe kundër të gjithë atyre që mundohen ta dëmtojnë interesin kombëtarë të Shqiptareve. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".