E turpshme,  20 vjet pas lufte po duan të fitojnë vota me të vdekurit dhe vrasjet politike

E turpshme,  20 vjet pas lufte po duan të fitojnë vota me të vdekurit dhe vrasjet politike
E turpshme,  20 vjet pas lufte po duan të fitojnë vota me të vdekurit dhe vrasjet politike

Skender Mulliqi

  • 27 September 2021 - 18:52

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Është mëkati më i madh që vrasjet politike po aktualizohen në kohë fushatash elektorale, e fill pas tyre po bien në harresë , sikur që ranë për 20 vite. Edhe në këto zgjedhje lokale , dikush u kujtua që ti fus në lojë vrasjet, duke luajtur keq më gjakun e të vrarëve , dhe duke i lënduar keq edhe familjarët e tyre.

Të bëhet fushatë më të vdekurit apo më ato figura të mëdha të LDK-së, është turpi që nuk falët. Kështu janë mësuar këta argatët e djallit në krye të LDK-së, për të fituar pushtet ,dhe për të përfituar të mira materiale, së bashku më  ata që në kohë fushatash i akuzonin për vrasje. Më së keqi subjektit të Ibrahim Rugovës, ideatorit të pavarësisë të Kosovës,  ja bëri Isa Mustafa më sejmenët e vet. Jo që e shkatërruan LDK-në e Rugovës, por shumë i dëmtuan më aleancat permanente pushtetarë  më PDK ,edhe   interesat shtetërore të Kosovës. LDK bashkë qeverisi disa herë më PDK-në dhe e patën rastin që ti aktualizojnë edhe vrasjet, duke i zbardhur ato, por as lavrën e miut nuk e bën  për atë punë. Madje , u la përshtypja së këta qëllimisht nuk janë për zbardhjen e tyre , së ato ju duhen në kohë fushatash, për të fituar vota dhe për të fituar  pushtet. Kjo lojë e LDK-istëve nuk ju dhezi në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme nacionale , duke  u dënuar rëndë nga elektorati I vet. LDK-ja për mua nuk ka bërë kurrfarë reformimi nëse në krye të saj ka ardhur  Lumir Abdigjiku, kur reformat në këtë subjekt politike është dashur të bëhen nga nëndegët deri në nivel qendror, duke i hequr elementet e nomenklaturës komuniste të Isa Musfafës.  Këtë parti politike e dënojë edhe Zoti , së  nuk ishin fare serioz më të vrarët në radhët e veta , dhe nuk ishin serioz as me proceset e shtetit të Kosovës. ! Ato parti politike që i shkaktuan dëme   vendit , duhet të margjinalizohen më votën e lirë në zgjedhjet e tetorit …!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".