Pushteti i Vuçiqit, i ndytë si regjimi i Millosheviqit! 

Pushteti i Vuçiqit, i ndytë si regjimi i Millosheviqit! 
Pushteti i Vuçiqit, i ndytë si regjimi i Millosheviqit! 

Skender Mulliqi

  • 28 September 2021 - 09:29

Shkruan:  Skënder MULLIQI

Deklaratat dhe veprimet e Vuçiqit po e dokumentojnë përfundimisht së ai është politikan shumë i poshtër !Në, Serbi janë në pushtet garnituara më e ndytë politike , pas regjimit të  Milosheviqit.  Nuk ka  mundësi së pari të  të mendohet, e jo të realizohet ideja për Open Ballkan  siq po mendon Edi  Rama , më një njëri si Vuçiqin në krye të Serbisë .Këtë gjë kryemnistri I Shqipërisë, Edi Rama e përseriti gjatë vizitës edhe në Kosovë, në takim më kryeministrin , Albin Kurti.  

Po të ishte Serbia e reformuar , po  të kishin pranuar pavarësinë , po të kishte kërkuar falje për gjenocid ndaj shqiptarëve.Atëherë  Open Ballkan do të dukej një mesele  më ndryshe .Serbët nuk kan turp së nuk janë të fjalës, rrejnë edhe 100 herë për një çështje. Vuçiq dhe mediet serbe  ende shtetin e Kosovës, e quajnë  i ashtuquajtur. Vetëm ultranacionalistët e çmendur si puna e Vuçiqit më kompani  I quajnë organet tona të shtetit- organe të përkohshme ,e paftyrësi tjera ,siq dinë serbët më kod gjenetik të prishur.

Shqiptarët dhe drejtuesit tanë të shtetit i kan 1000 argumente që mos ti falin krimet serbe .Më  Vuçiqin në pushtet të Serbisë, zor të bisedohet e shumë më vështirë është të kemi ndonjë  paqe , apo marrveshje gjithëpërfshrëse siq po quhët, në fund të bisedimeve maratonike . Kosova nuk ishte dashur kurrë   të pranon që të zhvillohen bisedime të karakterit politikë , të cilat prekin statusin politikë të vendit. Lëshime të pafalshme në këtë drejtim u bënë së  pari  nga Grupi i Uniteti, e më vonë u bënë  kur erdhën në pushtet,   Thaçi dhe Mustafa.

E faktorizuan  në rajon një shtet gjenocidial  , dhe shihe tash si ka marrë krah Vuçiq, për lëshimet e pa rreshtura politike që iu bën më firmosjën e marrveshjëve të dëmshme për Kosovën, siq janë ndër të tjera edhe marrveshjët si, Demarkacioni më Mal të Zi, dhe Asociacioni  i minoritetit serb më kompetenca ekzekutive , që i ka mbetur  si barrë e rëndë Kosovës mbi supe.Firmosjën e “Zajednicës “në Bruksel nga Thaçi  dhe nga Mustafa , është duke tentuar më luftë ta bënë faktike, Aleksander Vuçiqi. Dihet së çdo marrveshje e firmosur merr karakter ndërkombëtar, dhe tash pushtetit të ri të Albin Kurtit,po i dalin  shumë telashe për ti  anuluar si të tilla.

Edhe ngjarjët më të fundit në veri të vendit më shpërthime më bomba, dhe kërcinime më tanke dhe aeroplanë nga ana e Serbisë , duhet shikuar  më shumë nga ky kënd, së sa nga këndi i aplikimit të reciprocitetit nga na e Kosovës. Shovinisti serb , Vuqiqi nuk  ka hequr dorë nga teza , së aty ku është një serb duhet të jetë “botë serbe”. Këtij  iluzionisti  serbomadh duhet ti bëhët më dije nga pushtetet tona  në Prishtië  dhe në Tiranë , së kan përfunduar lojërat serbe më  nervat e shqiptarëve dhe më tokat e tyre .

Në Kosovë jetojnë një përqindje shumë e vogël e minoritetit serb që kan të drejta shumë të medha ,e të cilët duhet ta respektojnë shtetin e Kosovës,  jo të rebelohën për qëllime që të mbahet në këmbë regjimi  criminal i   Vuçiqit.Sa më parë që e kuptojnë këtë gjë  serbët në veri , aq më mirë do të jetë për vetë ata…   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".