Masa të ashpra ndëshkuese për deputetët që mungojnë në punën e Kuvendit

Masa të ashpra ndëshkuese për deputetët që mungojnë në punën e Kuvendit
Masa të ashpra ndëshkuese për deputetët që mungojnë në punën e Kuvendit

Dardan Grapci

  • 28 September 2021 - 14:05

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Deputetët e Kuvendit të cilët janë edhe kandidat për kryetar komunash, dhe të cilët po përfshihen nëpër fushata zgjedhore, do të duhej të sanksionohen me ligj që ta lirojnë mandatin e deputetit të Kuvendit dhe të mos varet punë në parlament nga mungesat e tyre. Është e pamundur agjenda e dyfishtë e angazhimit, edhe në teren në fushatë për kryetar komune dhe asamble komunale, edhe në Kuvend në komisione, kryesi apo në seanca plenare.

Në të ardhmen duhet të sanksionohet me ligj, duke u bërë normë obliguese juridike, që secili deputet i cili vendos të kandidohet për kryetar komunë të largohet nga mandati i deputetit të parlamentit sepse nuk mundë të parashihet as të sigurohet pastaj vazhdimi i njëkohshëm i pjesëmarrjes në seancat e rregullta në Kuvend dhe angazhimi në fushatë zgjedhore për të lobuar tek votuesit, për kandidaturën e tij por edhe për listën e plotë të asamblistëve nga i njëjti subjekt politik.

Kjo legjislaturë e ka për obligim që ta rregullon në mënyrë shumë të ashpër qeshjen e pjesëmarrjes dhe të mos pjesëmarrjes së deputetëve në punën e legjislativit sepse është bërë praktikë e mbrapshtë mungesa me dhe pa arsye në punën e parlamentit. Deri tash mungesa nga deputetët në seanca dhe në komisione po tregon se shumë nga ata më shumë kanë hyrë brenda në kuvend për ta marrë një rrogë, pasi ishin të pa punë, e jo që ti kryejnë obligimet e tyre shtetërore për të cilat edhe janë votuar nga qytetari. Kjo praktikë duhet të ndërpritet.

Duhet të iniciohet një ligj i ri nga dy institucionet kryesore, nga presidenca dhe Qeveria, ta krijojnë një Ligj ku deputetet të cilët mungojnë në seanca më shume se tri herë, të dënohen materialisht por edhe të përjashtohen nga Kuvendi përgjithmonë, sepse me mungesën e kandidateve brenda Kuvendit, Kosova do të vazhdon të këtë pasoja në të ardhmen për shkak të mos-votimit të shume pikave dhe çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën, e të cilat kemi pasur rast të shohim se si kanë dështuar e janë bartur nga një madnat në mandatin tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".