Siguria e shtetit më e rëndësishme se fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Siguria e shtetit më e rëndësishme se fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Hajrullah Tërnava

  • 28 September 2021 - 18:25

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani mundë  të llogaritet se situata është shumë e acaruar dhe në çdo moment pritet që  të provokohet e të eskaloj.  Është për tu habitur për këta politikan tonë kosovar akoma  nuk i vranë ndërgjegjja dhe të merren më seriozisht me situatën e krijuar që mundë të fillojë edhe me rrezikun e një lufte të re mes Serbisë dhe Kosovës. Këta politikan që tani gjenden në opozitë sikur më shumë  prioritet po ju japin zgjedhjeve lokale, prandaj shtrohet pyetja se sa kanë fytyrë dhe nuk turpërohen këta politikanët tonë që bëjnë fushate në këto ditë kur njësia speciale gjendet e rrezikuar në çdo moment ,  ata djem që e mbroj sovranitetin e shtetit, dhe si nuk po e prishin partitë politike fare terezinë e fushatës zgjedhore, sillen në mënyrë shumë  komode, derisa në veri të vendit po cenohet hapësira ajrore e Kosovës.

 

Situata jo e këndshme në të cilën tani gjendet Kosova, sikur në aspektin e asaj që pandemia Covid 19, ishte përhapur jashtëzakonisht shumë dhe me pasoja të mëdha, dhe pati debate të tëra mes përfaqësuesve të partive si dhe përfaqësuesve t KQZ-së për zgjedhjet që të shtyhen zgjedhjet për një kohe tjetër, por nuk u arrite marrëveshja, sepse partive në opozitë më shumë po ju intereson si t’ia arrijnë që ti fitojnë zgjedhjet, derisa  e vetmja parti  për ti shtyrë zgjedhjet, ishte LVV, por të gjitha të tjerat ishin për mbajtjen e zgjedhjeve sikur qe ma tani fushata e zgjedhjeve po vazhdon, dhe me 17.10.21 mbahen zgjedhjet. Mirëpo tash një arsye edhe më e fortë që të shtyhen zgjedhjet është se qe shtat (7) ditë Qeveria Kurti, e përdori masën e reciprocitetit si masë përgjegjëse ndaj veturave me tabela serbe që hyjnë në Kosovë, sikurse që Serbia është duke e përdorur qe një kohë të gjatë ndaj automjeteve të kosovarëve. Ky është një provokim nga ana serbe sepse  që në vitin 2011 Vuçiq e kishte nënshkrua marrëveshjen me përfaqësuesit kosovare që mos të këtë reciprocitete por të qarkullojnë me tabela të shteteve të tyre të cilave ju takojnë, për të cilin vendim të qeverisë tani pse  kaluan vite të tëra,  e tani u jetësua ky reciprocitet nga ana e Kosovës, tash e tërë Serbia po reagon dhe po e kundërshton në mënyra të ndryshme reciprocitetin kosovar. E forma më agresive dhe e rrezikshme është me bllokimin e rrugëve rreth kufirit në Jarinje si dhe në Zubin Potok por edhe në tjerat komuna me popullatë serbe në veri të Mitrovicës, duke i bllokuar rrugët  me kamionë dhe mjete tjera. Popullata serbe e nxituar nga Beogradi po sillet ne mënyrë te vrazhdët ndaj policisë kosovare e cila gjendet në ato pjesë të komunave ku kufizohet në veri me Serbinë. Serbia përdori edhe helikopter dhe automjete transportuese dhe luftënxitëse për ti futur në territorin e Kosovës  që është provokim për policinë e Kosovës si dhe për KFOR-in, i cili i ka kompetencat e mbrojtjes dhe sigurimit të territorit dhe kufijve të Kosovës në kufi me Serbinë. Cenimi i hapësirës ajrore të Kosovës është bërë nga helikopterët serb madje të përcjellë së afërmi edhe me ekipet mediale serbe, nga flota ajrore serbe e pajisur me helikopter transportues Mi Mil -8 dhe 17, helikopter gjuajtës Mi-35; helikopter transportues-gjuajtës H-145 M  dhe, Gazella, i mbetur nga ish APJ, prodhim franko-jugosllav. Ky aksion është transmetuar në pamjet televizive, mbi hapësirën ajrore te Kosovës, ku kane fluturuar helikopterët serb mbi pozicionet e njësive Speciale të Policisë së Kosovës, duke provokuar kështu aksione diversantë ndaj institucioneve, kemi madje edhe hapje në vijë luftarake të Ushtrisë së Serbisë përgjatë vijës kufitare me Kosovës, kurse partitë politike verbërisht vrapojnë në fushatë dhe nuk bëjnë asnjë hap për tryezë nacionale dhe diskutim të një strategjie të mbrojtjes  e të sigurisë, së bashku me Këshillin e Sigurisë kombëtare dhe mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë-KFOR-in. Nga të gjitha partitë në opozitë kërkohet që të ketë unitet mes pozitës dhe  opozitës,  ta vlerësojnë situatën e tensionuar në mënyrë më adekuate, dhe ta dinë se kemi te bëjmë me një armik të përbetuar sikur që është Serbia, dhe me ato provoja që i kemi me ata, neve të na shërbejnë si prova dhe shkake që s’paku të jemi unik në të gjitha qëndrimet që i ndërmerr Qeveria,  të bashkuar në qëndrime dhe mbështetës në veprime ti dalim zot vendit tonë Kosovës duke vepruar ashtu si e kërkon situata.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".