Sipas “diplomatit” Edi Rama OKB-ja ende nuk qenka e “plotë pa Kosovën” !?

Sipas “diplomatit” Edi Rama OKB-ja ende nuk qenka e “plotë pa Kosovën” !?
Sipas “diplomatit” Edi Rama OKB-ja ende nuk qenka e “plotë pa Kosovën” !?

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 29 September 2021 - 09:40

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

  -Çfarë “rrenë për hava” kjo, sepse edhe pa Kosovën de fakto dhe de jure OKB-ja është e plotë, përkatësisht e rrumbullakësuar në kuptimin e rendit juridik  pozitiv ndërkombëtar si organizatë ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në botë (1945-2021).

Përkundrazi, nuk është i plotë shteti i Kosovës derisa të mos njihet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ky është problemi, jo “paplotnia e OKB-së pa Kosovën”, siç është shprehur gabimisht dhe naivisht kryeministri Edi Rama.

  - Çfarë cirku, domethënë  pa hyrjen e Kosovës në OKB, “qenka fundi i botës”;  “fajron” për shtetet e tjera pretenduese të bashkësisë ndërkombëtare,  “fshiu kush fshiu”!? –Çfarë nonsensi diplomatik !!!

 –Jo, jo me njohjen e Kosovës asgjë nuk ndryshon në procedurën juridike ligjore të organeve dhe të mekanizmave  të saj vepruese, ashtu siç janë sanksionuar në Kartën e OKB-së; asgjë nuk mbyllet e as nuk “kompletohet” as përkohësisht e as përgjithmonë me pranimin e Kosovës, vetëm se numri  193 shndërrohet në 194 të shteteve anëtare të saj. Pra, me njohjen e Kosovës, OKB-ja nuk i mbyll dyert  për pranimin e anëtarëve të rinj, që i përmbushin kushtet e parashikuara sipas së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, ishte gabim diplomatik i Edi Ramës, i cili në praninë e 193 shteteve të OKB-së, deklaroi se “OKB-ja s’është e plotë pa Republikën e Kosovës” !

“Kvinta” e Ramës në OKB  ia siguroi vizitën në Kosovë ! –Ide kjo sigurisht e këshillëtarit të tij kosovar Baton Haxhiu !

Ja, “sa thell” e kuptojmë politikën dhe diplomacinë, pse kryeministri Edi Rama  në Sesionin e 76-të vjeshtor  të Asamblesës së Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se “Kjo asamble s’është e plotë pa Republikën e Kosovës, sepse një Kosovë e pavarur e sovrane është realitet që ka sjellë stabilitet në rajon që 13 vjet”.

Ky apel i Edi Ramës, drejtuar pjesëmarrësve (193 shteteve anëtare ) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, është plotësisht i pranueshëm dhe i drejtë (mbase është realitet i pamohueshëm, duke qenë se deri tani Kosovën e kanë njohur mbi 100 shtete të OKB-së).

Mirëpo, në kuptimin logjik dhe profesional  të  fjalorit juridik dhe diplomatik  të së drejtës ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama  bëri gabim kardinal, kur tha se “ Pa njohjen e Kosovës, OKB-ja nuk mund të jetë e plotë “ !? 

- Ha, ha! –Domethënë, vetëm pasi OKB-ja ta njohë Kosovën, do të “bëhej e plotë” sipas  absurdit diplomatik të Edi Ramës !? 

Çfarë naiviteti ky,  nëse OKB-ja e njeh Kosovën, atëherë ajo,  në vend të 193 anëtarëve, do të ketë 194 shtete anëtare të saj, kurrfarë ndryshimi tjetër qoftë juridik a diplomatik  në përpjekjet e saj për mbrojtjen e sigurisë, të paqes dhe të demokratizimit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare

Pra, edhe sikur nesër Kosova  të njihej nga OKB-ja, Edi Ramë “diplomati” nuk mund t’i vërë pikë “plotësimit”, përkatësisht rritjes së numrit të anëtarëve të OKB-së!

Sipas këtij konstatimi antidiplomatik të Ramës, del se “OKB-ja ende nuk qenka e kompeltuar” si Organizatë Ndërkombëtare (de fakto dhe de jure), pa pranimin e Kosovës !?  -Kësaj i thonë, dil dreq e kuptoje këtë farë “diplomacie moderne” të edi ramëve të “Ballkanit të hapur” , kur flasin e nuk dinë se çfarë thonë dhe, çfarë kërkojnë nga diplomacia e bashkësisë ndërkombëtare. 

Kurti u ngut me rehabilitimin e tradhtisë së Ramës ndaj Kosovës !

Sepse pa plotësimin e këtyre dy kushteve thelbësore, nuk do të duhej ta ftonte  kryeministrin Edi Rama për ta vizituar Kosovën:

 (1) Sër pari, Edi Rama do të duhej ta denonconte (ta braktiste) Marrëveshjen e Shengenit, përkatësisht  Marrëveshjen “Ballkani i hapur”. Këtë duhej ta bënte menjëherë pas tensionimit të situas  së krijuar në veriun e Kosovës, kur miku dhe aleati i tij, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ngriti helikopterë, avionët dhe tanket serbe buzë kufirit verior të Kosovës, për shkak të vendosjes së reciprocitetit nga ana e Qeverisë së Kosovës (ndërrimin e targave të automjeteve serbe, me rastin e hyrjes së tyre në Kosovë (19-28- shtator 2021);

(2) Së dyti, vetëm pasi  Edi Rama (tash )me rastin e pjesëmarrjes  në Sesionin e 76-të Asamblesë së OKB-së, më 24 shtator 2021, t’ia kishte  parqiur  sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres , Padinë e Qeverisë së Kosovës kundër krimeve të gjenocideve serbe (1878-2021) ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike. Ndrysho, jo të pranohej në kurrfarë vizite zyrtare në Kosovë, derisa ai është aleat i Serbisë dhe mik me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, i cili, tanimë, është në gjendje gatishmërie që, me ushtri dhe me polici të tij, ta sulmojë Kosovën.

Pra, është gabim pranimi i Edi Ramës në Kosovë, në kulmin e krizës, kur Kosova  qe një javë (19—28 shtator 2021) po përballet me rrezikun e shpërthimit të luftës dhe me kërcënimet  e ndërhyrjes ushtarakee  të Serbisë në veriun e Kosovës, për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë (ndërrimin e targave të automjeteve serbe, me ato provuese të Kosovës, ashtu siç Beogradi po vepron qe më se një dekadë me ndërrimin e targave të Kosovës, me rastin e hyrjes në Serbi), kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  ftohet nga qeveria e Kosovës, që më 27 shtator ta vizitonte Kosovën, i cili u prit nga homologu i tij, Albin Kurti me nderimet më të larta shtetërore.  Ky është nonsens politik dhe diplomatik shtetëror.

Kurti, në vend se ta detyronte Edi Ramën, që të ndërhynte te miku i tij, Aleksandër Vuçiq për qetësimin e gjendjes  së eskaluar në veriun e Kosovës,  ai e pranoi që ta vizitonte Kosovën! –Rama si aleat i Vuçiqit, ka mundur të bindte atë, që të qetësonte gjendjen e tensionuar, si dhe të pranonte reciprocitetin me Kosovën. Ndryshe, pati shansin ideal, që  Vuçiqit,  t’i thoshte; -“Idi u tri….”, se prej sot,  më nuk jam as mik e as alet me ty në “Ballkanin e hapur”, pasiqë Kosovës po i kërcënoesh me luftë.

Eh, sikur Edi Rama të vepronte kështu, atëherë Albin Kurti (kryeministër) ka pasur arsye, që ta ftonte kryeministrin Rama  për ta vizituar Kosovën. Ndryshe, jo, në asnjë mënyrë, për shkak se Rama me Vuçiqin i bëri shumë tradhti Kosovës,  me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Shëngenit, përkatësisht të “Ballkanit të hapur”.

Pra,  sikur Rama ta kishte  çliruar Kosovën, ashtu siç e pati shpëtuar dhe çliruar ish-Presidetni  historik i SHBA-së, Bill Clinton, ose sikur ta kishte pavarësuar  Kosovën ashtu si ish-Presidenti historik amerikan, George W.Bush, i cili  de fakto dhe de jure e njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran më 17 shkurt 2008, atëherë Kurti ka pasur arsye, që ta rehabilitojë atë, duke e ftuar për vizitë zyrtare Kosovës të nivelit  më të lartë shtetëror.

Mirëpo, Edi Rama nuk ka bërë asnjë vepër historike, as politike, as diplomatike e as luftarake për shpëtimin e Kosovës nga Serbia (1989-2021). Prandaj, një pritje e tillë madhështore e nivelit më të lartë shtetëror e kryeministrit Edi Rama, kur ai me presidentin Aleksandër Vuçiq   ka bërë edhe allishverishe të fshehura për ndarjen e territorit të Kosovës. Mirëpo, për fat të mirë të Kosovës, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e pati përtrollisur atë “formulë” të copëtimit të terriorit të Kosovës.

Se në çfarë kuptimi dhe dimensionesh politike, gjeopolitike dhe diplomatike etj., Edi Rama  ka tradhtuar interesin e përgjithshëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, për këtë çështje, qe tre vjet rresht kanë shkruar masmediat e ndryshme shqiptare, si dhe  për këtë dëshmojnë edhe deklaratat dhe prononcimet zyrtare të liderëve politikë të Republikës së Kosovës,siç janë Albin Kuti, Ramush Haradinaj, Vjosa Osmani etj. Si rrejdhim i gjithë kësaj, marrëdhëniet politike ndërmjet  kryeministrit Edi Rama dhe Prishtinës zyrtare  qenë “ftohur” në maksimum, sidomos prej ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, pas zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, më 14 shkurt 2021, ku  me votën plebishitare të zgjedhësve pati fituar VV-ja.

Sa më sipër, sikur Edi Rama t’ia kishte dorëzuar Asamblesë së Përgjithshme  Padinë e Qeverisë së Kosovës për krimet e gjenocideve serbe (1878-2021), atëherë ka pasur arsye që kryeministri shqiptar të ftohej për vizitë zyrtare Kosovës, më 27 shtator. Ndryshe jo, sepse asgjë të vlefshme nuk ka bërë për Kosovën (2013-2021).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".