Kosova nuk guxon të gjunjëzohet nga ultimatumet e egra të Serbisë!

Kosova nuk guxon të gjunjëzohet nga ultimatumet e egra të Serbisë!
Kosova nuk guxon të gjunjëzohet nga ultimatumet e egra të Serbisë!

Muhamet Kelmendi

  • 29 September 2021 - 18:44

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Asociacion pa pushtet ekzekutivo-plitiko-juridik po. Me këtë pushtet jo. Kjo është shumë e thjeshtë.  Karakteri i Republikës nuk guxon të preket. Nuk guxon të krijohen subjekte politike autonome serbe dhe kurrsesi të lejohen veprime të pa barabarta. Është i vonë.. shumë i vonë reciprociteti në fushën e qarkullimit të mjeteve, të njerëzve, të mallrave e të çështjeve tjera. Megjithatë, edhe pse vonë, kërkohen të zbatohen këto masa reciproke. Këtu nuk duhet të ketë lëshime.

 

Nga gjendja e krijuar në Veriun e Kosovë, pas vendosjes së policisë atje, si rezultati i bllokimit të rrugëve nga lëvizja kriminale serbe, e udhëhequr nga klika e Beogradit, është thelluar dhe kanë dalur në sipërfaqe qëllimet që pretendon Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës. Beogradi dha në formë të ultimatumit disa qëndrime publikisht të pa kapshme dhe shumë shoviniste. Shprehu qëndrimin mbi tërheqjen e forcave policore të Republikës nga Veriu, anulimin e vendimit mbi reciprocitet në fushën e targave, paraqiti kushtin e themelimit të Asociacionit serb në Kosovë e disa kërkesa tjera, thjeshta të pa realizueshme. Këto dolën si kushte për të vazhduar me dialogim me Kosovën në Bruksel. Dhe, për të treguar seriozitetin e lartë të gjendjes dërgoi ushtrinë, makinerinë ushtarake  tanke e avion në kufi me Kosovën. Kjo lojë e rrezikshme shtetit serb vuri në pozitë të pa favorshme BE-në dhe vetë NATO-n. Me kërkesa imagjinare dhe me kërcënime ushtarake të një territori që kontrollohet mu nga NATO me misionin që quhet KFOR , e vuri NATO-n dhe BE-në në pozitë të rëndë. NATO duhet të reagoj. Asaj nuk i ka mbetur gjë tjetër. Përndryshe besimi ne NATO po zbehet dhe anëtaret e saj e humbin besimi. Mbetet BE të veproj. Por këtu ka kundërthënie në kuadër të BE-së. Dallimet i ka kapur klika kriminale e Beogradit. Dhe , të përkrahur nga Moska, po bëjnë presion mbi faktorin ndërkombëtar dhe po e kërcënojnë Kosovën me pushtim. Këtë kështu e ndihmoj pa uniteti në BE dhe dobësimi i qëndrimeve të qarta të NATO-s. Por, pavarësisht  kësaj, Kosova duhet të mbetet e patundur në qëndrimet e veta. Nuk duhet të ikë nga dialogimi dhe kontaktet në Bruksel. Po duhet të jetë e qëndrueshme. Mos të tërhiqet nga territori i vetë dhe mos të lejoj organizimin e Asociacionit serb në kundërshtim me normat kushtetuese. Kjo nuk duhet të kaloj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".