Me Albinin kryeministër, nuk ka asociacion që rrezikon sovranitetin e shtetit

Me Albinin kryeministër, nuk ka asociacion që rrezikon sovranitetin e shtetit
Me Albinin kryeministër, nuk ka asociacion që rrezikon sovranitetin e shtetit

Blerim Burjani

  • 30 September 2021 - 07:06

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Asociacioni sipas Serbisë , siç dëshiron ajo, nuk mundë të ndodh me Albinin Kryeministër. Gjasat serbe në këto rrethana janë shumë pak apo kurrfarë. Kryeministri Albin Kurti ka për qëllim revidimin e marrëveshjeve të deritashme dhe futjen e reciprocitetit në të gjitha marrëveshjet që janë zbatuar njëanshëm nga Kosova. Ose zbatim reciprok ose mos zbatim njëanshëm vetëm nga Kosova. Kjo po dihet.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq e ka humbur rrugën dhe betejën politike duke dhënë "ultimatum" për BE-në që brenda një muaji të merr përgjigje se a ekziston marrëveshja për lëvizjen e lirë apo jo ? Dhe kur do të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe. Pra, reagimi i Serbisë për targat dhe reciprocitetin duke mbajt takimin me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të shtetit serb duket shizofreni, e pakuptimtë. Reciprociteti parashihet në marrëveshje dhe asgjë nuk ka ndodhë që nuk është ditur.

Pra Serbia merr shkas për të ju drejtuar Brukselit se a ekziston marrëveshja për lirinë e lëvizjes, dhe kërkesën e dhunshme që BE-ja të deklarohet brenda një muaji edhe marrëveshjen për lirinë e lëvizjes dhe themelimi i Asociacioni i Komunave Serbe, pastaj dhënien e licencës dy kompanive serbe për menaxhim të rrymës në Veri të shtetit të Kosovës. Pra Vuçiq kësaj herë i ka vendos një lloj ultimatumi BE-së që brenda një muaji të merr përgjigje nga Brukseli-BE.

Me këtë strategji veprimi, Serbia vazhdon politikën e saj, pleshtin e bënë buall sepse targat janë arsye shumë banale për të ngritur tensione. Dihet ligjërisht që marrëveshja ka skaduar. Serbia mundë të kërkon negocim të ri por jo të kërkoj shkase për të nxitur konflikt dhe krekosje. Politika serbe është gjithmonë e njëjtë dhe ka postulate të njëjta me tregu se është e fortë , nuk lëshon pe, dhe ka strategji afatgjatë mjerisht konfiktuoze , zvarritëse deri te krijimi i rrethanave të tjera të favorshme. Kjo është historia e këtij shteti mesjetar.

Shtetet e Quintit kanë kërkuar që të sigurohet dhe garantohet lëvizja e lirë Kosovë-Serbi, tabelat nuk janë të rëndësishme se sa lëvizja e lirë që garantohet me konventa ndërkombëtare është një përfundim edhe i BE-së edhe SHBA-ve, edhe i yni. Këtë propozim të BE dhe SHBA e Quintit Serbia dhe Vuçiq kanë thënë se është poshtërim për Serbinë, për këtë arsye Serbia ka vendosur kushte për të ju kthye dialogut. Përndryshe konsideroj se marrëveshjet Kosovë -Serbi që nuk janë zbatuar deri më tash duhet të zhbëhen sepse janë marrëveshje koti.

Nëse për 10 vite asnjëherë nuk janë zbatuar atëherë s'ka nevojë për marrëveshje të tilla. Qeveria e Kosovës duhet të vendos reciprocitet në të gjitha marrëveshjet që deri më tash janë zbatuar vetëm nga Kosova por jo edhe nga Serbia. Reciprociteti në mes Kosovës dhe Serbisë është i arsyeshëm dhe i kuptueshëm. Serbia nuk duhet të rritë dhe ngritë apo nxitë probleme rreth targave. Kjo nuk është çështje që përbën diçka kapitale në relacionet Kosovë -Serbi, Serbia duhet të kuptoj se Kosova është shtet, dhe tjetër është çështja e përcaktimit karshi këtij shteti se a e pranon a jo! Me rëndësi është që Serbia duhet të pranoj se ka reciprocitet në trajtim të barbarët subjekteve juridike , veprimi i Qeverisë është mirëpritur nga të gjithë në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".