Kosova ka nevojë imediate për VETTING profesional, pa u ndikuar nga politika!

Kosova ka nevojë imediate për VETTING profesional, pa u ndikuar nga politika!
Kosova ka nevojë imediate për VETTING profesional, pa u ndikuar nga politika!

Muhamet Kelmendi

  • 30 September 2021 - 07:10

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kosova e ka të domosdoshme nxjerrjen e Ligjit mbi VETTING-un. Përndryshe, përkundër sukseseve, ka rënë sistemi në një gjumë, ku kërkon masa shëruese. Çështja e suksesit a të mos suksesit të Ligjit të VETTING-ut nuk varet vetëm nga emërtimi i ligjit. Ligji e ka një përmbajtje normative që përcakton suksesin, si dhe një procedurë për zbatim. Pra, suksesi varet edhe nga mënyra se si është përcaktuar zbatimi dhe nga kush zbatohet ligji i njëjtë.

-Ne dëgjuam tri parime të zbatimit të ligjit nga z. Ministre e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Konkretisht ajo përmendi: 1. Integritetin personal, 2. Profesionalizmin dhe 3. Kontrollin e pasurisë. De-fakto të tri këto parime janë adekuate. Por pyetja shtrohet se kush do ti zbaton? Nga komisionet që ishin tri dhe dy - shkallësh varet edhe suksesi i Ligjit mbi VETTING-un.

Është mirë nëse në komision marrin pjesë edhe profesionist nga BE-ja, nga SHBA-të dhe nga Anglia. Me këta krijohet baza e besueshmërisë dhe shumë vështirë krijohen mendime hakmarrëse nga ana e politikës apo të atyre që shtrohen për shqyrtim. Përndryshe, mosbesim ka, sidomos kur të kemi për bazë fërkimet që VV i ka pasur me sistem tash e nga themelimi si Lëvizjes. Për të ikur nga këto keqkuptime, është e rrugës të kemi pjesëmarrës nga subjektet ndërkombëtare në komisione.

Gjithashtu çështja varet edhe nga normat që do ti ketë ky ligj. Ende nuk dihen me siguri normat. Njohuri kemi për parime. Mirë është që ky projektligj të jetë profesional dhe i kapshëm. Profesional nga normat dhe i kapshëm nga përmbajtja e normave. Nga këto dy baza do të varen sukseset e Ligjit mbi VETTING-un.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".