Shpend Ahmeti për 8 vite nuk arriti ta ndërtoj tregun e pemëve në Prishtinë!...

Shpend Ahmeti për 8 vite nuk arriti ta ndërtoj tregun e pemëve në Prishtinë!...
Shpend Ahmeti për 8 vite nuk arriti ta ndërtoj tregun e pemëve në Prishtinë!...

Ismail Muçiqi

  • 30 September 2021 - 08:21

Shkruan:Ismail Muciqi

Një nga dështimet e projekteve kapitale të Kryetarit të Prishtinës

padyshim se është tregu i vjetër i qytetit në të cilin gjatë ditës qarkullojnë me mija konsumator qytetar të Prishtinës. Turpi më i madh që i ka ndodhur Kryeqytetit është papërgjegjësia totale e Komunës e cila asnjëherë nuk arriti ti përmbush kërkesat dhe nevojat e qytetareve të cilët me vite të tëra furnizohen me artikuj të përditshëm ushqimorë nga ky treg i cili i përngjan një [moqeali] të vërtetë. Po të kishte përgjegjësi dhe zbatim të ligjit tregu i pemëve dhe i perimeve qysh moti është dashur të mbyllet tërësisht.

Gjendja momentale kur qytetaret po bëjnë luftë kundër Pandemisë së Koronavirusit tregu i Prishtinës është shndërruar në poligon të burimit të infeksioneve të ndryshme për shkak të pa pastërtisë totale dhe mungesës të infraskurturës dhe të kushteve minimale. Gjendja në këtë treg është alarmante aty shiten pemët, perimet, qumështi, djathi dhe në të njëjtën vend shiten rroba të ndryshme dhe veshmbathje të cilat pa asnjë kontroll hynë në këtë treg pa ju ditur prejardhja e tyre.

Po të hysh në këtë treg i cili ka mbet në mëshirën e askujt njeriu do të shoh se këtu janë grumbulluar mallrat e ndryshme të cilat paraqesin rrezik permanent për shëndetin e popullsisë. Kryetari i Kryeqytetit të Kosovës Shpend Ahmeti është përgjegjësi kryesor i dështimit të këtij projekti i cili duhej të ishte prioritet numër 1 i Prishtinës. Është turp i madh nëse ndonjë mysafirë apo delegacion jashtë Kosovës rastësisht e viziton këtë pjesë të qytetit e cila ka mbetur vrimë e zezë dhe turpi më i madh i Kryetarit dhe i Asamblesë të Komunës së Prishtinës.

Duhet theksuar se kanë kaluar shumë vite kur individët [politikanet] kanë marrur përgjegjësi për tu shërbyer qytetareve, por dështuan pa u skuqur fare për premtimet dhe gënjeshtrat e tyre. Në prag të zgjedhjeve lokale të cilat pritet të bëhen në muajin Tetor është koha dhe momenti që qytetaret të mendojnë drejtë se për kenë duhet të votojnë. Shembulli më i keq që duhet dënuar me votën e lirë është Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti i cili dështojë në udhëheqjen e përgjithshme të Komunës

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".