Sjellja agresive e Serbisë pamundëson dialogun për marrëveshje të reja

Sjellja agresive e Serbisë pamundëson dialogun për marrëveshje të reja

Gani Qarri

  • 30 September 2021 - 11:02

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Me sjelljet agresive të ditëve të fundit, të cilat nuk janë të parat as të vetmet të kriminelit të regjur dhe trashëgimtarit bastard të kasapit Millosheviq, krimineli Aleksandër Vuçiq po vë hapur, në pikëpyetje, jo vetëm marrëveshjen për targa, por të gjitha marrëveshjet e deritanishme të nënshkruara me ndërmjetësimin Bashkimit Evropian, ndërmjet dy vendeve në Bruksel.

Pas provokimeve ushtarake në veri të Kosovës, me ndërhyrje në brezin kufitar edhe brenda territorit të Kosovës, dhe reagimit tepër të butë të faktorit ndërkombëtar ndaj provokimeve kaq obstruktive të Serbisë fashiste, si dhe kërkesave ultimative të kriminelit Vuçiq të shoqëruara edhe me kërcënime ushtarake kundër shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, për tërheqjen e njësive speciale të Kosovës nga territori i saj shtetërore e konstituiv, si Veriu i vendit, njësi këto të destinuara edhe zyrtarisht, me autorizimin më të lartë shtetëror e institucional, për vendosjen në çdo rrethanë, të rendit dhe të ligjit, si dhe garantimin e sigurisë në gjithë vendin, Qeveria e Kosovës duhet ta shqyrtojë seriozisht vazhdimin e mëtejshëm të dialogut me këtë shtet agresiv e okupator, pasi që edhe marrëveshjet e arritura ndërmjet të dy vendeve, në vijimësi, tash e sa vite, nuk respektohen nga Serbia fashiste dhe krimineli Vuçiq.

Në këtë mënyrë jo vetëm se po vihen në pikëpyetje të gjitha marrëveshjet e deritanishme të nënshkruara ndërmjet dy vendeve, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, por po bëhet i domosdoshëm edhe një rishikim i plotë i pozicionit të Kosovës për vazhdimin e mëtejmë eventual të dialogut pasi që pas incidenteve të fundit është paralajmëruar një angazhim më i sforcuar i pjesëmarrjes dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të SHBA-ve në këtë proces, së bashku me vendet kryesore dhe më me ndikim të BE-së.

Ndaj për tu ulur serish në tryezë të bisedimeve dhe vazhduar dialogun me këtë shtet okupator, për dallim nga vitet kur kuislingu Hashim Thaçi i kishte vënë statusit shtetëror të vendit fusnotën dhe kthyer Kosovën në pozitën e "krahinës" së Serbisë, tash e tutje, ashtu siç ka theksuar edhe kryeministri Kurti, gjithçka duhet të nisë nga e para dhe të zhvillohet vetëm në baza të barabarta reciproke, pa asnjë tolerim të mëtejshëm të veprimeve të njëanshme dhe lënies së hapësirave për manipulim e inskenime eventuale, të krizave apo të incidenteve të cilat din ti nxisë dhe improvizojë vetëm Serbia fashiste dhe krimineli Aleksandër Vuçiq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".