Znj.Osmani dhe z. Kurti, një kujtesë për çfarë të kini kujdes!

Znj.Osmani dhe z. Kurti, një kujtesë për çfarë të kini kujdes!
Znj.Osmani dhe z. Kurti, një kujtesë për çfarë të kini kujdes!

Skender Kapiti

  • 30 September 2021 - 15:18

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarët duhet të kenë gjithmonë kujdes dhe të jenë vigjilent nga pushtetarët e shtetarët e Tiranës,sepse historia ka treguar se atyre gjithmonë më shumë u ka interesuar interesi personal e pushteti se sa interesi kombëtar e Kosova.Jo vetëm pushtetarët e shtetarët por edhe mediat e intelektualët në Shqipëri nuk është se janë opozitarë të pushtetit e të politikës,por shumica dërrmuese e tyre sillen me servilizëm e si puthadorë e shërbëtorë të pushtetit, të parasë  dhe si mercenarë të tyre dhe deri edhe duke u shërbyer edhe agjendave të huaja antishqiptare.

Znj. Osmani dhe Z. Kurti nuk është se e priti politika e Tiranës dhe mediat në Shqipëri me simpati fitoren tuaj, pasi ato dëshironin  të kundërtën , sepse nuk e donin ndryshimin dhe patriotizmin.Këtë po ua them unë mbështetësi juaj që kam shkruar aq shumë pro Jush.  Tirana politike, mediatike e intelektuale kanë  dëshirë që ta ruajnë paternalitetin e "kujdestarine" mbi Prishtinën. Këtë e tregon dhe kjo reflektohert sidomos te arroganca e  Kryeministrit Rama.

Sa për Shqipërinë dhe sa për politikën e Shqipërisë Kosova kurrë nuk do të ishte çliruar, dhe sa për Shqipërinë nuk do të kishim sot as Shtetin e Kosovës pasi Shqipëria kurrë nuk bëri luftë me Serbinë  për ta mbrojtur e as për ta marrë Kosovën, dhe sot kur Kosova kërcënohet ushtarakisht nga Serbia, Shqipëria me kryeministrin e saj Rama nuk bën asgjë dhe madje në vënd që ta demaskojë , të dalë e të kërkojë falje për Ballkanin e Hapur , Rama  akoma e mbron dhe propagandon pro tij, madje edhe kur sot Serbia kërcënon me luftë Kosovën . Pse e paska dashur Edi Rama Ballkanin e Hapur që Serbia ta ketë rrugën e hapur për tanket,ushtrinë e avionët kundër Kosovës!?

Kjo është dhe përbën ose tradhti ose psikopatizëm politik. Kujdes shqiptarë, sepse është e njëjta vazhdimësi proSerbi dhe antiKosovë: Toptani, Zogu, Hoxha, Berisha, Nano  e Rama.

Është fatmirësi që Kosova ka sot një qeveri  të interesave kombëtare dhe një Presidente të tillë si Vjosa Osmani

Kujtesë për kujdes nga Kryeministri aktual i Shqipërisë, pasi nuk rezulton se ai i ka sjellë  ndonjë mbarësi e as ndonjë të mirë Kosovës, por përkundrazi, dëme po !

A nuk është hipokrizi e tij fasada e retorika mashtruese e mbledhjeve të dy qeverive shqiptare, kur Rama thotë se parësore është Minishengeni shqiptaro-sllav  para minishengenit shqiptaro-shqiptar?

Edi Rama si politikan disa si madje edhe Rexhep Qosja që mori një dekoratë prej tij  e “vlerësojnë”  si i aftë, si intelektual,  ia vlerësojnë madje  edhe i servilosen atij injorantët e servilët edhe për batutat, kur ai është  i pabesueshëm , i paqëndrueshëm dhe aventurier  në shërbim të egos së tij të sëmurë për pushtet. Kosovarët u entuziasnuan kur Rama i tha Presidentit serb në Beograd  se Kosova është shtet i Pavarur, kur këtë ua  kishte thënë serbeve ishPresidenti Moisiu.

Rama gjithmonë për Kosovën dhe pro Kosovës është  gjithmonë shumë i vonuar, dhe ai kujtohet për të mirën e Kosovës vetëm kur s’ka si të bëjë ndryshe, dhe atëhere kur i kanë dalë boje pabesitë e tij për Kosovën dhe kur ia imponojnë rrethanat si p.sh. vendimi më së i drejtë  i qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave. Rama  thotë  vetem një të vërtetë të njohur e të pranuar nga mbi 100 shtete, atë se Kosova është shtet i pavarur, por “Bakllkani i Hapur” të cilën ai  kërkon të antarësohet Kosova, kur Kosovën nuk e njeh Serbia, atëhere pyesim se ku është logjika e Ramës si bashkëideator me presidentin serb për këtë marrëveshje?

 Ai e thotë se Kosova është e pavarur pasi nuk mundet të thotë të kundërtën apo jo, pavarësisht se vepron jo në sinkron me atë se cfarë duhet të veprojë e as ashtu si veprojnë p.sh. SHBA e Turqia apo edhe Kroacia të cilat lobojnë fuqishëm për njohjet e shtetit të Kosovës.

Edi Rama “kritikën” kundër Bashkimit Europian për mosliberalizimin e vizave të Kosovës  nuk e ka se i vjen keq dhe e shqetëson ky fakt, por ai e ka edhe për t’u dukur sikur shqetësohët për Kosovën por e ka më shumë si “hakmarrje” kundër BE-së pse ajo nuk i hap negociatat me Shqipërinë, dhe pse BE i ka vënë detyrë shtëpie Edi Ramës për plotësimine atyre 15 kushteve.

Para disa ditësh në Korcë u mbajt Festa e Birrës, ku i ftuar nderi ishte këngëtari serb, shovinisti e antishqiptari Bregovic, dhe qeveria lokale  dhe  ajo qendrore e Edi Ramës dhe pothuaj të gjitha mediat me sharlatano-opinionistë, me halabako-analistë e deri dhe mercenaro-intelektualët  e sponsorizuan artistikisht, publikisht e politikisht Bregovicin, madje edhe pati një angazhim të jashtëzakonshëm të policisë shqiptare për sigurinë e mbarëvajtjen e përformancës së kengëtarit shovnist serb.

Dikur jo shumë kohë më parë Edi Rama, Kryeministri  i Shqipërisë i quajti gomarë ata të cilët kundërshtonin ndarjen e Kosovës nën  maskën e korigjimit të kufijve. Pas kësaj Edi Rama deklaroi se nuk ka integrim shqiptaro-shqiptar pa  integrim së pari në Ballkanin Perendimor në të ashtuquajturin Minishengen , ku Kosova e panjohur si shtet  nga Serbia dhe kur Serbia kishte mobilizuar të gjitha kapacitetet e saj ekonomike, diplomatike, politike, strategjike dhe aleatët e saj Kinë, Rusi etj. kundër njohjeve të Kosovës, dhe kur Serbia sponsorizon te disa shtete tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Më pas e ndryshuan emrin kësaj marrëveshjeje antishqiptare dhe sidomos antiKosovë duke ia vënë emrin “Ballkan i Hapur” , ku përfituesja e madhe dhe ndoshta e vetme do të ishte Serbia. Madje Edi Rama u rreshtua haptazi pro Beogradit dhe kundër Kosovës, duke u përpjekur që t’ua mbushë mëndjen edhe politikës e politikanëve të Kosovës që të ingranohen e t’i bashkangjiten kesaj marrëveshje, pavarësisht se Serbia akoma e quan Kosovën pjesë të saj, si krahinë ose si e ashtuquajtura Republikë e Kosovës.

Qeveria e Kosovës me të drejtë vendosi standartin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

 Serbia menjëherë e tregoi natyrën arrogante, shoviniste, asgresive  e antishqiptare deri edhe duke kërcënuar e provokuar kundër Kosovës me propagandë , avionë, helikopterë e tanke. Atëhere lind pyetja se Shqipëria dhe Edi Rama a e kuptuan dhe a u kthjelluan më në fund se marrëveshja për “Ballkanin e Hapur” është një marrëveshje thellësisht antishqiptare ku përfitues janë së pari Serbia dhe pas saj Maqedonia e Veriut.

Znj. Osmani, Presidente e Kosovës, te Ju  është besimi i madh i shqiptarëve  si kryetare e merituar e shtetit, kujdes me Edi Ramën se edhe në Beograd pati bërë sikur edhe deklaronte që Serbia duhet ta njohë Kosovën , por më vonë u zbulua se e kishte fjalën për Kosovën pasi të ishte ndarë, dhe po kështu edhe bëri marrëveshje me Serbinë në dëm dhe pa e pyetur Kosovën, kërkonte të merrte flamurin e pajtimit shqiptato-serb pa asnjë kusht, pa e njohur Serbia, Kosovën, dhe madje pa kërkuar Serbia as minimalisht falje për krimet dhe genocidin e saj. Dhe vazhdoi   Rama edhe dakordësinë për coptimin e Kosovës , për marrëveshjen antishqiptare të “Ballkanit të Hapur”, pa harruar as traun ndarës dhe taksën e gjobës për kosovarët që kalojnë në “Rrugën e Kombit”.

Edi Rama zhvlloi një vizitë në Prishtinë ku pati takim me Kryministrin e Kosovës, dhe mbështeti reciprocitetin për targat, por më shumë ai , pra Edi Rama i mëshoi dhe propagandoi për “Ballkanin e Hapur”, dhe me kete rast edhe e dekoroi Rexhep Qosen  për të marrë pastaj  prej tij si këmbim lëvdata dhe konsiderata mbështetëse prej intelektualit “kritik”kundër  të gjithëve por jo për Ramën e as për rilindasit ramaistë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".