Albin, jo vetëm Serbisë por edhe Ramës dhe ishpushtetarëve të Kosovës ua “mësove” reciprocitetin

Albin, jo vetëm Serbisë por edhe Ramës dhe ishpushtetarëve  të  Kosovës ua “mësove” reciprocitetin
Albin, jo vetëm Serbisë por edhe Ramës dhe ishpushtetarëve  të  Kosovës ua “mësove” reciprocitetin

Skender Kapiti

  • 30 September 2021 - 19:21

Shkruan: Sadri KAPITI

I  pyetur për masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, Zyrtari amerikan tha se “Kosova ka pasur të drejtë ta bëjë këtë”.

Edhe Edi Rama i Minishengenit i dha të drejtë Kurtit për reciprocitetin për target e automjeteve.

Kryeministri i Kosovës z. Albin KURTI deklaroi se:  “Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”,

Por z. Kryeministër tani me politikën e reciprocitetit kërkuar gjithmonë nga Ju , dhe që po e zbaton tani në qeverinë KURTI 2 , po nis e mësohet jo vetëm Serbia ,por tani po e meson edhe Edi Rama i minishengenit,  po e mësojnë edhe ata politikanë të Kosovës si Thaci,Mustafa, Limaj, Haradinaj etj. të cilët u bënë bashkë dhe organizuan pucin parlamentar që mundësoi rrëzimin e qeverisë “Kurti  1”.

Reciprociteti për target shënon dhe e mëson Serbinë tani me reciprocitetin , që do të thotë se Serbia nuk  ka përballë  si thonë serbët  të ashtuquajturën Republikë të Kosovës , por kanë përballë shtetin e pavarur, Republikën e Kosovës. Suksese Albin!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".