Me marrëveshjen e Brukselit po del veriu i Kosovës me status të veçantë juridiko-politik e ekzekutiv

Me marrëveshjen e Brukselit po del veriu i Kosovës me status të veçantë juridiko-politik e ekzekutiv
Me marrëveshjen e Brukselit po del veriu i Kosovës me status të veçantë juridiko-politik e ekzekutiv

Muhamet Kelmendi

  • 01 October 2021 - 11:20

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Qeveria e Kosovës e nxori një vendim, para 10 ditëve,  nëpërmjet te cilit u kërkua qe te futet reciprociteti ne tabela. Sot po ike Qeveria e Kosovës nga qëndrimi i vete, me sukses te përgjysmuar ose!!! Me atë vendim mbi tabela kërkohej qe te gjitha mjetet e transportit te regjistruara ne Serbi ne pikat kufitare me Kosovën, te pajisen me tabelat e përkohshme te Kosovës. Ky eshte një mjet qe Serbia e zbaton ndaj Kosovës gjithherë ndaj mjeteve qe qarkullojnë ne Serbi. 

Duke e ditur se ky vendim zgjon pakënaqësi dhe mund te shkoje te sulmet terroriste mbi policet kufitar, mbi doganieret dhe objektet e ndryshme shtetërorë ne kufi, u dërguan njësit e veçanta policore ne veri. Detyra e tyre ishte ruajtja nga sulmet terroriste . Dhe, kuptohet se policia kufitare duhej te zbatonte vendimin e Qeverise se Kosovës për reciprocitet.

Sot nga Zëvendëskryeministri, nga Brukseli, z. Bislimi, u lëshua një shkrim ku fare nuk behet fjale për faktorët qe dërguan deri te gjendja e rende ne Jarinje dhe ne Bernjak.  Ne shkrim behet fjale për vendosjen e KFOR-te ne kufi me Serbinë, me datën 02 tetor dhe pastaj largimin e bllokadave ne rruge dhe te policisë se Kosovës nga dy pikat kufitare ne Bërnjak dhe ne Jarinje. Kështu u barazuar kriminelet çetnik serbe me pushtetin ligjoro-kushtetues ( policinë)te Republikës se Kosovës.

Nëse ky qëndrim eshte kështu, pa reciprocitet me tabela ne veri dhe për tabelat me akronime  për qytetet e Kosovës, qofte ky vendim edhe i përkohshëm, i arritur me marrëveshje ne Bruksel, me te drejte shtrohet pytja: Pse ky status i veçantë për veriun e Kosovës dhe tabelat me akronime? Pse u nxor vendimi për reciprocitet ne tabela për Republikën dhe pse u dërguan njësitet policore ne dy pikat? Nëse nuk ka reciprocitet me tabela, por parashihet, siç del ne piken tre te komunikimit te z. Bislimi me publikun e Kosovës, me një komision qe do te analizon reciprocitetin ne te ardhmen, pse jemi shtet dhe pse u be ky veprim! Mund te thuhet për internacionalizim te çështjes!

Kjo eshte e drejte. Po, për te dialoguar ne Bruxel? Po atje veç qe 10 vjet dialogohet! Pra, pse? Nuk po dihet!!!!!! Por, nëse vendimi i Qeverise për tabela ne pjesën tjetër te Kosovës zbatohet eshte megjithatë një fitore!!!??? Te shohim!!! Reciprociteti me tabela, me qarkullim te njerëzve, te mallrave, te letrave me vlere dhe te diplomave me shtetin serb, nuk diskutohet me Serbinë për te lejuar apo jo. Ajo nënkupton dhe me dialog vetëm  përcaktohen fushat, por nuk vendos shteti serb mbi qëndrimet e Kosovës. Duket se me këtë u heqë vendimi i qeverise për tabela kudo be vend, edhe ne veri te shtetit! U sharguan mjete te shumet financuese dhe u rrite kriza ne veri.

E tere çështja tash për ne veri diskutohet me shtetin serb. Serbia u be subjekt ne vendosje për territorin e Kosovës. Te gjithë kriminelet u vunë ne pozite te barabarte me organet policore. U lejua regjistrimi ilegal serb KM, PR, PE, UR etj., pra, tabelat  me akronime te vjetra te tabelave serbe. Kështu po merre veriu i Kosovës status te veçantë dhe kështu u be  bashkëvendëses  Serbia. Pritet vetëm edhe Asociacionin komunave serbe, përkatësisht një status i veçantë për Veriun.

Ndryshe nuk kuptohet qëndrimi qe për veri te diskutohen çështjet ne Bruxel. Kështu u be edhe për përdorimin e regjistrimit KM dhe te tabelave me akronime tjera serbe te qyteteve. Priten edhe diskutime dhe qëndrime tjera te përbashkëta me Beogradin. Duhet urgjentisht çështja te shkon ne Kuvend. Aty duhet te dalin përsëri dy tabelat e përkohshme nga z. Kurti dhe tere marrëveshja e arritur. 

Ne Kuvend duhet te diskutohet ajo PROBA, ne çirilice, e shtetit serb, qe u vendoset ne kufi tera mjeteve te transportit te Kosovës, për te qarkulluar ne Serbi dhe tabelat PROVE e Republikës se Kosovës qe eshte dashur te vihet ne mjetet e qarkullimit nga Serbia. Te shikohen edhe një here te dyja. "Ose njëra ose asnjëra", thoshte Kryeministri. Tash po del se njëra po, po ajo e Kosovës! Ne veri tabela serbe e ish regjimit KM dhe tabelat tjera te qyteteve te Kosovës , si PR,UR,PE etj. Pse??? Mjerim!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".