Shpend Ahmeti do të mbahet në mend nga qytetarët e Prishtinës si një kryetar i dështuar!

Shpend Ahmeti do të mbahet në mend nga qytetarët e Prishtinës si një kryetar i dështuar!
Shpend Ahmeti do të mbahet në mend nga qytetarët e Prishtinës si një kryetar i dështuar!

Dardan Grapci

  • 02 October 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Problemi kryesor i Kryetarit të ri të Prishtinës do të jetë luftimi i krimit të organizuar dhe shkapja e Komunës nga lidhjet e forta me  krimo-biznesin. E dyta është trashëgimia i punëve të pa përfunduara dhe të atyre që ende s’kanë filluar. Shpend Ahmeti do mbahet në mend nga qytetarët e Prishtinës si një Kryetar i dështuar dhe i korruptuar nga klasa e biznesmenëve me te nderomani dhe ndërtime  ilegale,  siç janë ndërtimi i banesave ilegalisht pa leje por me tolerim dhe mos reagim nga inspektoriati, si dhe dhënia e lejeve  me ryshfet e me lidhje mafio  biznesore, madje edhe  leje për mbi ndërtime në ato zona ku nuk ka qenë e lejuar me ligj.

Duke u nisur nga kaosi që e ka pllakosur Prishtinën për këto dy mandate të qeverisjes së inkriminuar e të dështuar të Shpend Ahmetit,  Kryetarit të ri i cili vjen në pushtet pas 17 tetorit do ti duhet të filloj menjëherë me pastrimin e listës të cilën Shpend Ahmeti e ka krijuar për lidhje me  krimo bizneset dhe oligarko mafinë për interesa të tij personale. Pastaj do i duhet ta krijoj edhe një strategji se si ti rregullon këto dështime dhe degradime  të Shpend Ahmetit, do ti duhet ta rregulloj çështjen e parkingjeve për të cilën qytetarët kohëve të fundit kanë protestuar, etj.  

Pra, kryetari i ri duhet që të kërkoj edhe llogari nga Shpend Ahmeti për punën e kryer  keq dhe ato të lëna përgjysmë. Pas kësaj kryetari i ri duhet të kërkoj nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Prokuroria  që ta  hetojnë  Shpend Ahmetin për abuzimet që i ka bërë me buxhetin komunal. Gjithashtu Kryetari i ri duhet të rifilloj tenderin për rregullimin e trotuareve në kryeqytet dhe mbylljen e gropave nëpër rrugë dhe sheshe të Prishtinës. Këtu i bije se Kryetarit të ri do i duhet thuajse 1 vit derisa ti përfundoj dhe sistemoj punët e pa përfunduar të Shpend Ahmetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".