Për pastrimin efikas të drejtësisë, anëtarët duhet të jenë ekspertë të pavarur nga BE-ja

Për pastrimin efikas të drejtësisë, anëtarët duhet të jenë ekspertë të pavarur nga BE-ja
Për pastrimin efikas të drejtësisë, anëtarët duhet të jenë ekspertë të pavarur nga BE-ja

Blerim Burjani

  • 03 October 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Ligji për Vetting është i domosdoshëm por zgjedhja e anëtarëve që do ta zbatojnë, sipas një versioni të propozuar, është e pa pranueshme sepse është zgjidhje politike. Nëse Kuvendi i Kosovës zgjedh apo seleksionon kandidatët e komisionit, kjo është njëjtë sikur që një parti të "emëroj " njerëz të vetë. Kjo është ide e rrezikshme për zbatimin e Vettingut ngase ai komision zgjidhet natyrisht nga politika. Anëtar të këtij komisioni mundë të jenë nga EULEX-e dhe jo nga vendorët.

Jemi akoma në një fazë kur njëherë përnjëherë po ndodhë stagnim, do të ketë një vonesë pa fillim të zbatimit të ligjit Vetting. Pra është një lloj pauze ku gjyqtarët dhe prokurorët mendjen e kanë se kah të ja mbajnë për të dalë në avokati a po për të dhënë mësim diku në institucionet e larta arsimorë, kur dihet që një numër i madhe i “biznesmenëve” të këtij lloji janë me mësim në institucione private dhe publike. Një pjesë e vogël janë pasuruar vetëm prej punës që kanë bërë nëpër institucionet e ndryshme arsimorë, private e publike, e plus pagat më të mëdha që i kanë marr dhe të cilat i kanë në rajon.

Pra ky sistem i drejtësisë është ble nga politika me paga dhe me privilegje, prandaj gjithçka do të provohet të vonohet, të zvarritet, edhe ku proces që ka për qëllim të pastrohet. Pra tash për tash pastrimi i këtij sistemi merr kohë për rreth 7 a 8 vjet, e në ndërkohë të korruptuarit forcohen e bëjnë më shumë para me shumë biznese, dhe ata mbeten të pa prekur. Ligji për Vetting është i domosdoshëm por zgjedhja e anëtarëve që do ta zbatojnë, sipas një versioni të propozuar, është e pa pranueshme sepse është zgjidhje politike.

Nëse Kuvendi i Kosovës zgjedh apo seleksionon kandidatët e komisionit, kjo është njëjtë sikur që një parti të "emëroj " njerëz të vetë. Kjo është ide e rrezikshme për zbatimin e Vettingut ngase ai komision zgjidhet natyrisht nga politika. Anëtar të këtij komisioni mundë të jenë nga EULEX-e dhe jo nga vendorët. Ligji është plagjiaturë dhe i adoptuar për Ministrin e Drejtësisë prandaj duhet pasur shumë kujdes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".