Krimet makabre flasin vetë...e pse nuk dënohet Serbia!

Krimet makabre flasin vetë...e pse nuk dënohet Serbia!
Krimet makabre flasin vetë...e pse nuk dënohet Serbia!

Muhamet Kelmendi

  • 04 October 2021 - 09:37

Shkruan: Analisti-Muhamet Kelmendi

 Eshte alogjike edhe tepër injorative ndaj çështjes sonë kombëtare dhe Kosovës që tash të kërkohen dosjet e UCK-se. Dosje mbi dosje mbi krimet e organizuar në Kosovë ka shteti serb. Atje duhet kërkuar dosjet dhe atje del terrori i vërtetë ne Kosove. Është mirë dhe fakt deklaratat e z. Haradinaj.

Megjithatë, nga dosjet, edhe nëse ka ndokund të mbetur, nuk mendoj se del gjë antiligjore dhe e dëmshme. UÇK ka luftuar kundër pushtueseve serbomedhenj dhe egërsisë fashiste serbe në Kosovë. Këtu nuk ka krim! Ne fakt këtë e dine të gjitha mekanizmat ndërkombëtar relevant.

NATO i ka faktet. Ka edhe UE dhe SHBA. Pop pse nuk kërkohen dosjet nga Serbia? Turp për faktorin ndërkombëtar! Bëhen masakra masovike mbi një popull dhe nuk dënohet askush! Përdhunohen mbi 20 mijë femra shqiptare nga kriminelet serbe dhe nuk ka dënim! Dëbohen mbi 1 milionë shqiptar dhe shteti serb nuk përgjigjet! Demet materiale shkojnë në dhjetëra miliarda euro dhe nuk ka dëmshpërblim! Këto janë fakte dhe këto bien mbi UE , NATO-ne OKB dhe çdo shtet në botë.

Po pse mbrohet dhe po përkrahet një shtet që duhet te vihen nën mbikëqyrje ndërkombëtare! Pse? Thjeshtë: Është në pyetje Rusia dhe Kina si mbrojtëse e krimit serbomadh ndaj shqiptareve dhe të shtetit serb. Këtu nuk ka drejtësi! Ka forcë ushtarake, ekonomike dhe politike. E ata po e mbrojnë Serbinë kriminale dhe fashiste. Për këtë nuk po dënohet Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".