Mos të votohen më 17 tetor, ata që na larguan nga jeta reale!

Mos të votohen më 17 tetor, ata që na larguan nga jeta reale!
Mos të votohen më 17 tetor, ata që na larguan nga jeta reale!

Skender Mulliqi

  • 04 October 2021 - 09:41

Shkruan:  Skënder MULLIQI

Pushtetet e kaluara prodhuan varfëri ekstreme, duke vërtëtuar së populli ishte mbetur pa përfaqësuesit e vet!Viti i ri shkollor ka filluar , dhe shumë kush nuk ka mjete më i shkolluar fëmijët , nuk i kan as gjerat më elementare.Të rinjëve tanë këtu mendoj në shumicën , iu ka humbur përspektiva e jetës! Sjellja e pushtetarëve të deritashem dhe puna e tyre e dobët më hajni , na ofruan fotografi apokaliptike , që po të kishin ndërgjegje do të turperoheshin kur dalin para popullit!

Demagogët e tillë politikë të cilët po e kërkojnë votën në këto zgjedhje locale duhet dënuar rëndë , që mos të ngritën kurrë më politikisht.Populli është ngopur më rrena për jetën e mirë, më premtimet e tyre që kurrë nuk u realizuan.Këta në mënyrë manipulative luftuan për më shumë pushtet, për fuqi më të madhe politike duke i lënë shumicën duarthatë.

Gjendja e tillë për fat të keq zgjati për 20 vite , dhe kjo është periudhë tepër e gjatë.Kishin një klasë politike e cila , krijojë pasuri dhe lumturi për familje, dhe për militanë të vet partiakë.Na larguan nga jeta reale , na larguan nga jeta e lumtur për të cilën edhe jetohet.Na futën në status kuo politike dhe ekonomike, dhe kjo prodhojë gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale , prodhojë largime masovike nga Kosova! Në mënyrë përfide bënë që të kemi dallime të mëdha sociale , të pa krahasueshme për një shtet demokratik.Estrada e vjetër politike krijuan poashtu fotografi të keqe para botës demokratike .

Kurr ata që duhet më qenë , nuk ishin prezent në medie, nuk janë presentë as në jetën shoqërore dhe politike. Nuk janë ata që krijojnë vlera , që Kosovës shumë i duhen... Asnjë sistem nuk funkcionojë si duhet, kemi arsim të dobët , sistem shëndetësor jo në nivel , drejtësi selective e shumë defekte të tjera. Këtu e kam fjalën për gjendjën para ardhjës në pushtet të forcave të reja politike , të cilët i trashëguan këto probleme,dhe zor që këto probleme të gjejnë zbatim edhe për një kohë të gjatë.

Politikat arrogante na kanë shkaktuar dëme edhe në planin e jashtëm duke pru në pyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës! Pak kush i përfilli rregullat e demokracisë dhe të barazisë.Kosovës i munguan njerëzit më përgjegjësi politike , i munguan kuadrot e shkolluara, i mungojë morali politikë …! Shumë thjeshtë është që njeriu të bëhët vetjak, primitiv, i pamëshirshëm , dhe vetën ta quaj”njëri i moderuar”.Kjo gjendje sigurisht ndikojë që populli ,strukturën e korruptuar politike, ti dënojë rëndë më votën e lirë në zgjedhjet e fundit nacionale .

Kështu duhet dënuar edhe në zgjedhjet locale . Keqbërësve politikë nuk duhet harruar të këqijat e mëdha që na i bënë. Kjo nuk ish dashur të guxon të na ndodhë! A është e drejtë që njeriu në Kosovë në shekullin 21, të luftojë për ekzistencë? Sigurisht së jo…!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".