Zbulohet super skandali: Zvarritja e proceseve gjyqësore, metodë e përkryer e blerjes së drejtësisë nga krimi i organizuar!

Zbulohet super skandali: Zvarritja e proceseve gjyqësore, metodë e përkryer e blerjes së drejtësisë nga krimi i organizuar!

Hajrullah Tërnava

  • 05 October 2021 - 18:49

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Nëse shteti i Kosovës dëshiron të zhvillohet si shtet ligjor  që ju përmbahet Ligjeve të Kosovës dhe Kushtetutës së saj, në këto institucione të drejtësisë duhet të punojnë vetëm njerëz të pastë,  me duar të pastërta, dhe të tregohen efikas në të ardhmen për çdo vepër që është si kontest nëpër këto gjykata. Ky veprim duhet të jetë  me prioritet të vazhdueshëm sepse pa një luftim të ashpër ndaj veprave kriminale, shteti nuk mund të zhvillohet si shtet ligjor që të ju përngjaj shteteve të BE-së në fushën e sundimit të ligjit. Vetëm kur shteti i jonë ti lufton të gjitha të këqijat në përputhshmëri me ligjet, atëherë Kosovës do ti hapen dyert drejt BE-së, e jo si deri më tani që jemi shteti më i izoluar në botë.

Kur një institucion shtetëror, e sidomos i drejtësisë inkriminohet në vepra kiminale, aty duhen reforma rrënjësore dhe në përgjithësi, sepse ata që kanë marrë pjesë në ato situata inkriminuese, vështirë që tani pastrohen dhe shkëputen prej atyre veprave kriminale që dikur i kanë krye, dhe që mundë të jenë besnik kondromë ligjit. Fjala e thënë në kriminalistikë se krimi gjithnjë ecë një hap para zbardhjes-zbulimit, e dëshmon këtë situatë të tanishme, prandaj tani edhe situatat në institucionet e drejtësisë e dëshmojnë një gjë të tillë, sikur që është zvarritja në pakufi e gjykimit të rasteve për krim të organizuar, zvarritja e tyre me kurdisjen e mungesës së palëve, është dëshmia më e mirë e lidhjes së ngushtë të gjyqësorit dhe prokurorisë me krimin e organizuar. Me këtë zvarritje arrihet qëllimi që  përmes  kësaj forme të lojës me rastet e mëdha të krimit, ti zhvlerësojnë ato deri në blerje të dëshmitarëve  apo edhe zhdukje të provave. Sipas një raporti të monitorimit nga Grupi për studime juridike dhe politike, për rastet që ndërlidhen më krim të organizuar, shpëlarje të parasë së pistë, zbulohet  vazhdimi i zvarritjes për më shumë se një vit të gjykimit të grupit prej 6 të të akuzuarave për veprën penale “Pastrimi i parave”, e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës si dhe me Ligjin mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, një proces i filluar 8 korrik të vitit 2020, dhe po vazhdon akoma. Të pandehurit akuzohen se për 7 vite rresht, gjatë periudhës kohore 2010 – 2017, në vazhdimësi, me dashje, në bashkëveprim me njëri – tjetrin, duke e ditur se pasuria e fituar buron nga aktiviteti kriminal, me qëllim të konvertimit, transferimit dhe fshehjes të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë, kanë kryer deponime dhe tërheqje në të gatshme në llogaritë individuale. Të gjitha seancat që janë shtyrë deri më tani në këtë rast, kanë për arsyetim mungesa të ndryshme, të njëpasnjëshme, anëtarë të trupit gjykues, dëshmitar, avokat…dhe kështu janë mbajtur gjithsejtë  13 seanca, e fundit e shtyrë për mungesë avokatësh është shtyrë për datë tjetër. Të  dyshuarit akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi” si dhe e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për rreth gjysmë milion euro, më saktësisht në vlerë prej 459.738.80 euro. Ky grup i dyshuar kriminal është duke u gjykuar pranë Departamentin Special të Gjykatës Themelorë në Prishtinë, për veprën penale “Pastrimi i parave” dhe “Shmangie nga tatimi” por siç raportojnë vëzhguesit e IKD-së për shkak të kurdisjes së mungesave, madje edhe kinse për arsye shëndetësore të ndonjërit nga të akuzuarit, fundi i epilogut të këtij rasti, sikur edhe shumë të tjerave të ngjashme, është i pa parashikueshëm. Nëse shteti i Kosovës dëshiron të zhvillohet si shtet ligjor  që ju përmbahet Ligjeve të Kosovës dhe Kushtetutës së saj, në këto institucione të drejtësisë duhet të punojnë vetëm njerëz të pastë, me duar të pastërta, dhe të tregohen efikas në të ardhmen për çdo vepër që është si kontest nëpër këto gjykata. Ky veprim duhet të jetë me prioritet të vazhdueshëm sepse pa një luftim të ashpër ndaj veprave kriminale, shteti nuk mund të zhvillohet si shtet ligjor që të ju përngjaj shteteve të BE-së në fushën e sundimit të ligjit. Vetëm kur shteti i jonë ti lufton të gjitha të këqijat në përputhshmëri me ligjet, atëherë Kosovës do ti hapen dyert drejt BE-së, e jo si deri më tani që jemi shteti më i izoluar në botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".