Mos na u burgosni fëmijët- mos na i mbyllni shkollat!

Mos na u burgosni fëmijët- mos na i mbyllni shkollat!
Mos na u burgosni fëmijët- mos na i mbyllni shkollat!

Selver Lenjani

  • 07 October 2021 - 15:05

Shkruan: Selver Lenjani

Letër e hapur- Kërkesë, krerëve të shtetit:

Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca

Presidentes znj. Vjosa Osmani

Kryeministrit z. Albin Kurti

Ministres së MASHT znj. Arbërie Nagavci 

Të nderuara personalitete të instancave shtetërore.
 

Përmes kësaj shkrese / njoftim ju drejtohem në emër të banorëve të brezit kufitar të fshatit Karaçevë e Poshtme për të shpërfaq problemin dhe brengën e cila tashmë është çështje shqetësuese për faktin që me mbylljen e shkollës u legalizuan burgjet nëpër familje të nxënësve të cilët mbetën vetëm duke e soditur objektin e shkollës së mbyllur pa mësimdhënësit e tyre kurse shpresa se do të rihapej shkolla për çdo çast po fundoset derisa ata të cilët po gjejnë mundësinë më të vogël po emigrojnë nga Karaçeva e Poshtme për pasoj të mbylljes së shkollës. Të njëjtin fat do ta kenë edhe nxënësit të cilëve ndonëse shpresuan se do t’iu vulosen dëftesat e vijimit të mësimit por u zhgënjyen dhe jo vetëm ata por edhe e gjithë familja.

Të nderuar
 

Keni fëmijë në shkolla e ndoshta edhe të përzgjedhura, banorët e Karaçevës së Poshtme kanë kërkesë modeste ( shkollë fillore publike) që fëmijët e tyre mos të mbeten analfabet. Nëse konsideroni që kjo që është fakt që në Karaçevë të Poshtme dhe normale e jo anomali çfarë bëri Kryetari Kastrati i cili në mënyrë indirekte ndikoi në largim të banorëve ( që tashmë veq kanë filluar) nga fshati për të qenë më afër shkollës për fëmijët e tyre. Kjo është shqetësuese meqë fshati shumë shpejt ka gjasa të mbetet i boshatisur dhe i banuar vetëm për aty këtu ndonjë të moshuar dhe egërsira. Ndërsa flitet me dekada se e kujt është Karaçeva e Poshtme ? Tash sikur përgjigjen po e gjejmë. Karaçeva e Poshtme di të mbetet djerrinë dhe në vend të derës së hyrjeve të shkollës dhe shtëpive nuk do të ketë më nevojë të riparohen dorëzat e dyerve sepse ato nuk do të ketë kush ti hap më, ato do ti mbulojnë therrat, kurse jo shumë kohë të largët do të themi na ishte një kohë kur Karaçeva e Poshtme ishte në Kosovë dhe e banuar me banorë të cilët me fizikun e vet e mbronin vendin e tyre. Te nderuar Është koha e fundit të merrni hapa konkret sepse guri kur lëkundet nga vendi kurrë nuk dihet ku përfundon ose  gjat rrokullisjes shpërbëhet i tëri kemi shembuj të trashtë në historinë e dhimbshme kombëtare andaj para se te bëhet vonë veproni në mënyrë që mos të na mallkojnë gjeneratat derisa barra e përgjegjësisë bie mbi ju.

Karaçevë e Poshtme me nderime
Selver Lenjani-Kr. I Bashkësisë Lokale
Karaçevë e Poshtme

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".