Sistemi i dështuar juridik, do pastrim dhe ripërtritje urgjente!

Sistemi i dështuar juridik, do pastrim dhe ripërtritje urgjente!
Sistemi i dështuar juridik, do pastrim dhe ripërtritje urgjente!

Muhamet Kelmendi

  • 08 October 2021 - 07:25

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Ky sistem nuk shërohet pa masa adekuate juridike dhe pa përgjegjësin e këtyre organeve që të kemi edhe përgjegjësi të prokurorëve dhe të gjyqtarëve. Tërë sistemi shkon bashkërisht. Ai nuk ndahet. E sidomos KPK dhe KGJK janë organet ku duhet të japin përgjegjësi për gjendjen.

Dështimet në sistemin e drejtësisë në dënimin krimeve të grupit të krimit ordiner të organizuar dhe të keqbërëseve nga pozitat e larta janë shpeshtuar në numër dhe ka marrë kahe të rrezikshme. Askush nuk është dënuar. Veprat penale përshkruhen dhe kalojë imagjinatën e çdo parashikuesi. Masat mbulesë dhe mbrojtëse janë evidente në sistemin tonë juridik. Sidomos kjo shihet te rastet ku kemi implikime të grupeve të larta me pushtet dhe me ndikim ekonomik.

Rastet e tilla mbulohen në disa mënyra:

1. Me punën provuese dhe jo adekuate të prokuroreve dhe të gjyqtarëve, duke nxjerrë prova jo reale dhe të dorës së dytë, madje edhe me dëshmitarë jo adekuate për rastet e dyshuara,

2. Me mbylljen e rasteve në kuadër të organeve të shtetit, pa i bërë transparente provat dhe faktet adekuate dhe

3. Mos veprimet procedurale me qëllim që rastet të vjetërsohen dhe të vihen ato në harresë dhe në sirtarë. Këto mënyra janë dhe po përdoren shumë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Këtej kemi edhe dështim. Dhe, përgjegjës, si për formën e parë të dështimit të dënimit për veprat penale, sepse nuk janë provat adekuate që provojnë veprën, ashtu edhe në dy rastet tjera, e tërë puna dështuese dhe mossuksesi, si dhe të mos përgjegjësisë bie mbi dy organe mbikëqyrëse të sistemit.

Thjeshtë përgjegjës është KPK dhe KGJK që nuk marrin masa adekuate dhe nuk i bëjnë transparente rastet e tilla. Ikja e tyre nga masat ndëshkuese i ka trimëruar organet e drejtësisë, përkatësisht prokuroret dhe gjyqtarët, me idenë se janë të paprekshëm dhe kështu rastet janë shpeshtuar në sistem. Ky sistem nuk shërohet pa masa adekuate juridike dhe pa përgjegjësin e këtyre organeve që të kemi edhe përgjegjësi të prokurorëve dhe të gjyqtarëve. Tërë sistemi shkon bashkërisht. Ai nuk ndahet. E sidomos KPK dhe KGJK janë organet ku duhet të japin përgjegjësi për gjendjen. Tash po diskutohet VETTING dhe Ligji mbi konfiskimin e pasurisë së paluajtshme. Janë këto masa konkrete dhe të domosdoshme për sistem. Shpresohet se kështu shërohet. E në shërimi nuk duhet të ketë hakmarrje dhe ndikime nga anash. Nëse ka, veprime të tilla, shërimi dështon dhe vazhdon avazi i ri me situate të vjetër dhe krimi rritet. Shërimi donë veprim të qartë juridik dhe përgjegjësi të lartë të atyre që vejnë në zbatim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".