Deri kur Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosovës do të jetë indiferente ndaj zhvillimeve shoqërore të shtetit.?!

Deri kur Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosovës do të jetë indiferente ndaj zhvillimeve shoqërore të shtetit.?!
Deri kur Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosovës do të jetë indiferente ndaj zhvillimeve shoqërore të shtetit.?!

Ismail Muçiqi

  • 08 October 2021 - 11:36

Shkruan:Ismail Muciqi

Akademinë e Shkencave nuk e bënë ndërtesa sado e bukur dhe komfore të jetë. Këtij institucioni të veçantë duhet ti jep kuptim vetëm autoriteti shkencor të anëtareve të saj. ASHK, që nga themelimi i saj është shndërruar në anije që lundron nëpër detin pa ujë. Sesa vështirë do të duhej të ishte që dikush të zgjidhet anëtarë i Akademisë, më së miri tregon shembulli i Akademisë Franceze të shkencave anëtarë i të cilës nuk kanë arritur të bëhen as Balzaku, as Emil Zola e as dy fituesit e çmimit NOBEL..

Patrik Modijoana dhe Zhan-Mari apo Gistav le Klezio. Mjerisht Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Republikës së Kosovës vite me radhë qëndron e heshtur dhe indiferente ndaj zhvillimeve më të ndryshme politike, ekonomike dhe proceseve madhore të cilat duhet ti dhënë kahje të ardhmes së vendit. Asnjëherë paslufte ky institucion nuk arriti që përmes punës shkencore të japë kontributin e saj në vizionin e strategjisë zhvillimore të shkencës dhe teknologjisë në konsolidimin e shtetit.

Akademikët tanë të cilët janë akomoduar në një pallat madhështor të cilin Shteti i Kosovës e ndërtojë me para të taksapaguesve për ti krijuar kushte dhe hapësirë punës shkencore jo që e arsyetuan me punë shkencore dhe inovative kontributin e shtetit, por ata kontribuan negativisht që Kosova të humb 8 mijë e 200 hektarë sipërfaqe të cilat ju dhanë Shtetit të Malit të Zi.

Për shkak të papërgjegjësisë morale dhe shkencore, duke qenë të ndikuar nga politika Kosova humbi një pjesë të territorit pa luftë por në paqe për shkak të papërgjegjësisë ndaj Shtetit dhe Kombit. Koha tregojë se klasa politike e Qeverive të Kaluara i sollën vendit dëme të pariparueshme të cilat dëme do ti bartin gjeneratat e ardhshme. Ekziston rreziku që Kosova të humb edhe një pasuri publike ujore e cila përmban një akumulim prej 412 milionë metra kub pasuri ujore e cila në çdo vend të Botës është pasuri e patjetërsueshme. E ky është, “Ujmani”.

Duhet theksuar se Liqeni i Ujmanit është zemra dhe shpirti i Shtetit të Kosovës pa të cilin Kosova, ekonomia dhe industri nuk do të mundeshin të qëndrojnë në këmbë. Në vitin 1960 koncepti i zhvillimit ekonomikë afatgjatë të Kosovës ishte bazuar në sasitë e konsiderueshme të ujit. Që atëherë uji ishte vlerësuar si faktor i zhvillimit ekonomikë që do të mbështetej në industrinë e metaleve të ngjyrosura energjetike, jo metaleve në bujqësi e tjerë. Që atëherë ishin zbuluar rezervat e mëdha të linjitit, plumbit, zinkut, magnezitit, kaolinit, njiklit, boksitit, manganit e tjerë. Në rajonin e hidrosistemit “Iber-lepenc” janë parapa të ujiten rreth 73 mijë hektarë sipërfaqe bujqesore në të cilin rajon jetojnë mbi 700 mijë banorë të Kosovës.

Për të gjitha këto që i thamë më lartë vite me radhë ishin bërë studime shkencore të cilat pas lufte mbeten të pa realizueshme për shkak të qeverisjeve jo profesionale dhe jo kompetente për ta zhvilluar sektorin e bujqësisë dhe degët tjera të ekonomisë. Sistemi Iber-lepenc përkatësisht drejtoria dhe bordet të cilat u emëruan përmes qelësit politikë u angazhuan për punësimin e familjareve dhe militantëve politikë për tu rehatuar, përkatësisht për të zënë vend pune e jo për ta zgjeruar rrjetin e sistemit të ujitjes të tokave bujqësore të Kosovës. Për këto dhe shumë probleme tjera me të cilat u ballafaquan qytetaret e Kosovës për ti tejkaluar krizat mendojë se institucioni i parë kompetent në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës duhej të ishte Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Edhe tani kur Shteti i Kosovës po provokohet dhe sfidohet nga serbia e cila udhëhiqet sipas memorandumeve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Beograd Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës po hesht sikur nuk po ndodh asgjë në këtë tokë!?. Kjo është e pafalshme për një institucion i cili i ka të gjitha parakushtet për punë shkencore për ti dalë në ndihmë vendit sa here që e kërkon nevoja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".