Poshtërsia për pushtet nuk njeh kufi, për të vjedhur e grabitur shtetin, po i përdhosin fotografitë e Bekimit, Hamzë e Adem Jasharit!

Naim Miftari

  • 09 October 2021 - 14:26

Shkruan: Naim Miftari ish luftëtar dhe epror në UÇK-TMK 

Dikur ja etiketonin familjen pastaj ja tradhtuan, ja izoluan, ja spiunuan gjyshin e babën, agjen e motrat. Vëllezërit dhe krejt familjen ja lan të përballet në luftë të pa barabartë të vetëm kundër tërë makinerish ushtarake të Serbisë gjersa nuk u vranë pothuajse të gjithë pleq, gra, fëmijë, burra Sot prapë të njëjtit njerëz për një fotele, për pak pushtet i cili ju mundëson prapë të vjedhin, të grabitin, të korruptohen siç bën nga pas lufta e deri sot, të njëjtit sot ja shqyejnë fotografitë e Bekim Hamz Jasharit.!

Të njëjtit njerëz që gjatë luftës dhe pas luftës u bënë multimilionerë, profiterat e sabotatorët e luftës, që deri dje thirreshin nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë kinse janë bashkëluftëtar të Hamza e të Adem Jasharit, besoj se Bekimi, Murati, Lulzimi, Bashkimi...e mbar familja e shenjtë kombëtare e kanë kuptuar më në fund se shokët bashkëluftohet e vërtetë të Ademit, Hamzes, baces Shaban Jasharit janë vra gjatë luftës ose sot jetojnë në gjendje të mjerueme, të atakuar nga skamja dhe mjerimi, nuk janë sot milionerë si këta bashkëluftëtaret e rrejshëm profiterat e luftës e pasluftës multimilionerët sot.!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".