Aferat e mëdha korruptive të lidhura me krimo-politikën, 'mollë e ndaluar' për prokurorinë e kapur!

Aferat e mëdha korruptive të lidhura me krimo-politikën, 'mollë e ndaluar' për prokurorinë e kapur!

Hajrullah Tërnava

  • 09 October 2021 - 19:00

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Raportet e reja ditore të KPK-së dhe KGJK-së  zbulojnë shifra të ngritjes së aktakuzave për vepra të zakonshme penale dhe kundërvajtësi, por kemi mungesë transparence dhe lënie krejtësisht në harresë të megaaferave të krimit të organizuar, ku përfshihen njerëz të politikes, në megazhvatje të buxhetit të shtetit, sikur është rasti tani më i shumë i njohur, i freskët i  2 milionëve të vjedhura nga arka e shtetit në fillim të vitit 2020, dhe tani më po harrohet dhe nuk informohet opinion për ndjekjen e kësaj aferë që nxiu qeverisjen e koalicionit kundër kushtetues, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, dhe me këtë krijohet bindja dhe dyshimi me i madhe se në këtë aferë dhe të tjera që kanë ndodhur, por nuk janë bërë publike, pjesëmarrës janë të mëdhenjtë e shtetit e që deri më tani askush nuk e ka pasur guximin ta njoftoj opinionin për këtë.

 

Krimi i organizuar  i kryer tani e mbi 20 vite, nga ata që u ngritën në ato institucione shtetërore tani dhe përfituan aq shumë dhe u bënë milionerë,  tani kur në krye të një Qeverie tani gjinden njerëz që i kanë filluar ta luftojë krimin, edhe më ashpër pritet në të ardhmen ti luftojnë ato krime, prandaj në bazë të këtyre aktiviteteve tani janë futur institucionet e drejtësisë në një stres të madh nga pritja e marrjes edhe të një vlerësimit krejtësisht negative për vitin në vijim dhe kërkesave për shkarkimin e të dështuarave.

Loja e pistë po luhet për ta mbuluar dështimin  me  raportet ditore statistikore të fillimit të trajtimit të rasteve të reja janë një përpjekje kamuflimi dhe mbulim të luftës së  dështuar kundër peshqve të mëdhenj të krimit të organizuar. E pati thënë vetë Ministresha e financave e atëhershme se kurrgjë s’është kjo vjedhje e atyre  2. 7 milion uro çfarë do të informohet opinioni për tjera raste që janë edhe ma megollomane se kjo vjedhja e dy milionë shtatëqind e shtatëdhjetë mijë eurove, por megjithatë u shukat kjo e thënë dhe asgjë deri me tani nuk u njoftua opinioni. Të premten e dytë të tetorit të vitit të kaluar, brenda disa orësh, janë zhdukur 2 milionë e 77 mijë euro nga Thesari i Shtetit, mirëpo drejtësia po vazhdon ta mbaj mbyllur raportimin për rezultatin hetimeve rreth kësaj vjedhje të shekullit.

Dyshimet e para janë raportuar se  vjedhja është kryer përmes sistemit elektronik për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, por pas  raportimit të largimit të mjeteve jashtë vendit,  informacionet janë mbyllur për detaje të tjera. Drejtësia duhet të zgjohet, prokuroria të pastrohet nga lidhjet me krimin dhe të vepron në mënyrë që të gjithë  ishin të përzier në krime, përpos dënimeve t’iu konfiskohet edhe pasuria e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".