Me votë qytetare dhe ligjin Vetting të korruptuarit nxirren persona nongrata larg nga pushteti!

Me votë qytetare dhe ligjin Vetting të korruptuarit nxirren persona nongrata larg nga pushteti!
Me votë qytetare dhe ligjin Vetting të korruptuarit nxirren persona nongrata larg nga pushteti!

Skender Kapiti

  • 10 October 2021 - 19:02

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti

Le të shërbejë vota popullore në Kosovë , dhe sidomos ajo e diasporës  për të shpallur “non-grata”, pra, për t'i ndëshkuar si  të papëlqyer dhe të padëshirueshëm  publikisht dhe politikisht politikën e vjetër, duke i dëbuar edhe nga pushteti e qeverisja vendore korrupsionin dhe abuzimin e hajninë.

-Demokracia është liri vullneti që realizohet me pjesëmarrjen masive të atyre që kanë të drejtë vote, ku  një rëndësi të madhe ka edhe vota e diasporës. Demokracia është besim dhe pëlqim popullor se kujt për t’ia besuar pushtetin dhe qeverisjen. Demokracia është VETING politik në rrugë paqësore e demokratike të cilin e bën vullneti dhe verdikti popullor.

Kosovarët e bënë një gjë të tillë me14 Shkurt 2021 ku i dëbuan nga pushteti qendror politikën dhe politikanët mëkatarë të korrupsionit, dhe pritet që këtë ta bëjë votuesi në Kosovë edhe në zgjedhjet e pushtetit vendor të 17 Tetorit 2021 në vazhdën e VETING-ut të politikës dhe të pushtetit.  

Le të shërbejë vota popullore në Kosovë , dhe sidomos ajo e diasporës  për të shpallur “non grata”, pra, për t'i ndëshkuar si   të papëlqyer dhe të padëshirueshëm  publikisht dhe politikisht politikën e vjetër, duke i dëbuar edhe nga pushteti e qeverisja vendore korrupsionin dhe abuzimin e hajninë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".